Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli Pango jep dëshminë: Nuk më kujtohet asgjë, janë 18 vite para
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim.
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të tyre dhe një sezoni të dobët turistik. Sergei Aksyonov, kreu prorus i gadishullit, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014, tha se, nga 21 qershori, pikat e karburanteve në Krime nuk do t’i shesin askujt, përveç agjencive shtetërore.
“Karburanti do të furnizohet ekskluzivisht për agjencitë shtetërore përgjegjëse për mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore dhe garantimin e sigurisë”, tha Aksyonov në një video të shkurtër, të shpërndarë në Telegram. Ai nuk dha ndonjë afat të qartë se kur do të rifillojë shitja e karburanteve.
Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim. Tani, në sfondin e zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, në fokus ka dalë edhe mungesa e karburanteve.
Gjatë muajve të fundit, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë, duke goditur kamionët që transportojnë karburante drejt Krimesë. Ky rajon lidhet me Rusinë vetëm përmes Urës së Kërçit dhe një korridori rreth 100 kilometra të territorit të pushtuar ukrainas. Po ashtu, Ukraina ka goditur edhe rafineritë e naftës, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.
Këto sulme kanë ndikuar në mungesën e karburanteve jo vetëm në Krime - ku ekonomia varet shumë nga turistët rusë - por edhe në pjesë të tjera të Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar këto sulme si “sanksione me rreze të gjatë” kundër Rusisë, e cila financion në masë të madhe luftën e saj në Ukrainë përmes të ardhurave nga nafta.
Gjatë raportimit të tij më 21 qershor, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur “logjistikën detare që përdoret për transportimin e naftës në rajonin rus të Krasnodarit dhe një depo nafte në Kërçin e pushtuar përkohësisht”.
“Përveç kësaj, janë goditur me sukses objekte të logjistikës ushtarake, si dhe katër stacione radarësh që u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore… Rusia kupton vetëm forcën, dhe forca jonë me rreze të gjatë po funksionon padyshim për paqen”, shtoi ai.
Aksyonov konfirmoi se sulmet kishin në shënjestër Kërçin në Krime dhe tha se katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga sulmi ukrainas. Ai nuk specifikoi nëse ndonjë objekt nafte në zonë është goditur. Kanalet ruse dhe ukrainase në Telegram publikuan pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga zona. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime./REL
Donald Trump, Mojtaba Khamenei dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë hartuar një plan veprimi p&e...
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë hartuar një plan veprimi për një marr...
Foto ilustruse Rreth katër muaj pas fillimit të luftës me Iranin në një hotel luksoz në Zvicër kanë nisur nego...
Foto ilustruse Turqia planifikon të investojë rreth 80 miliardë euro në energji të rinovueshme gjatë nëntë vit...
Foto ilustruse Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa. Njoftimi gjatë...
Foto ilustruse Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim,...
Nënpresidenti amerikan, JD Vance. Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qershor se negociatat mes SHBA-së dhe Iran...
Foto ilustruse Kompleksi i amfiteatrit ku Google organizon konferencën e saj vjetore për zhvilluesit e software të ngjan më shumë ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Iranit, duke i k&eum...
Foto Ilustruese IZRAEL- Trupat izraelite që operojnë në jug të Libanit janë të lirë të ndërmarrin veprime p&eu...