Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
• Po mbahet sot protesta e 22 masive para Kryeministrisë, ku qytetarët para Kryeministrisë po kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama. • Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora është pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen. • Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera. • Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. • Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë. • Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta masive në Tiranë ka nisur sot në ditën e 22 të saj. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht te sheshi dhe më pas kanë vijuar marshimin bashkë drejt Kryeministrisë.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, bëhet fjalë për lëvizjen e qytetarëve që marshojnë përgjatë rrugës, ndërsa në anën tjetër shihet grumbullimi i tyre me flamuj kombëtarë para Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Një i moshuar nga rrethinat e Vlorës ka marrë pjesë në protestën që po mbahet në Tiranë ditën e sotme. Duke folur për mediat, i moshuari ka bërë një autokritikë që nuk ka mundur të jetë i pranishëm çdo ditë.
Ai theksoi se kriza aktuale kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë për të dy liderët kryesorë politikë në vend.
“Do e nisja fjalën me një vërejtje ndaj vetes sime se nuk kam marrë pjesë çdo ditë se jam pensionist. Krijova mundësinë time që përmes pensionit tim të vij 3-4 herë këtu. Jam nga rrethinat e Vlorës dhe kam ardhur 4 herë këtu. Unë nuk jam as politikan e as orator dhe nuk njoh as Sali Berishën as Edi Ramën, por duke dëgjuar se vërejtjet më të mëdha për ta i bëjnë ata vetë, duhet të ndërhyjë edhe SPAK që të marrë dosjet e tyre dhe t’i japë zgjidhje këtij populli. Rama thotë se e kanë votuar 800 mijë shqiptarë; unë ja kam dhënë votën, por e kam prishur kontratën me të, se nuk na përgjigjet më neve si popull!” përfundoi protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant shqiptar i ardhur nga Brukseli është bërë pjesë e protestës kundër kryeministrit Rama në Tiranë. Duke folur për mediat, emigranti tha se ka lënë Shqipërinë që në fëmijëri dhe se rikthimi i tij në protestë lidhet me bindjen se vendi ka nevojë për një ndryshim të madh politik.
Ai tregoi edhe një rast personal, duke thënë se edhe fëmijët e brezit të ri jashtë vendit janë rritur duke parë të njëjtat figura politike në Shqipëri. Në fund, emigranti u bëri thirrje bizneseve dhe figurave publike, përfshirë artistët, që të angazhohen më shumë në çështjet shoqërore dhe politike.
"Kam ardhur nga Brukseli sepse ka ardhur koha që shqiptarët të reagojnë. Kjo klasë politike na ka mbajtur peng për 35 vite. Më vjen keq që edhe sot shoh ende të njëjtat figura politike në ekran. Unë kam pasur fatin të njoh njerëz me pushtet, kam një biznes ku kam pasur lidhje me politikanë në Belgjikë, por në çdo 4 vite kam parë njerëz të tjerë atje, qofshin ambasadorë, komisionerë, etj. Në Shqipëri këtu shohim gjithnjë të njëjtët njerëz dhe figura. Fëmija im 5 vjeç thotë ‘doli Berisha, doli Rama’. Edhe atij i është ngulitur në kokë se vetëm këta jetojnë në Shqipëri. U lutem të gjithëve që kanë dhe një biznes, për të shpëtuar këtë komb, për të mbështetur këtë lëvizje, që e shohim për herë të parë. Edhe artistët që mbushin sheshet, ku jeni? Pse paskeni nevojë vetëm për lekë të thërrisni njerëzit në koncerte? Dilni këtu, kjo është e ardhmja jonë,” përfundoi ai./Dosja.al
TIRANË- Pjesëmarrja e shumë qytetarëve në protestë dhe e thirrjeve të vazhdueshme që blogerët bëjnë në rrjetet sociale e kanë shqetësuar kryeministrin Edi Rama. Me anë të një video në Facebook, Rama ka bërë një përmbledhje të disa prej postimeve të bloregëve, ndërkohë që ka vendosur në montazh një gomar dhe një flamingo.
Postimi i Plotë:
PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajkefollouve të gunës Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë
TIRANË- Shqiptarë të shumtë nga Kosova i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka deklaruar se kishte ardhur në Tiranë për të solidarizuar me protestuesit dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike shqiptare.
Protestuesi kritikoi ashpër drejtuesit politikë, duke i akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të gjithë zyrtarëve pa dallim politik.
“Kam ardhur sepse kur Shqipëria nuk është mirë, nuk jam mirë as unë. Jam këtu për të mbështetur vëllezërit dhe motrat e mia dhe për të kërkuar largimin e atyre që, sipas meje, e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë”, u shpreh ai./Dosja.al