LIVE UPDATES
Bota

Serbia shpëton kompaninë kineze nga sanksionet amerikane

Për pretendimet e autoriteteve amerikane për mosdhënien e pagave dhe marrjen e dokumenteve personale, kufizimin e lëvizjes dhe punën e tepërt jashtë orarit të punëtorëve, institucionet përkatëse në Serbi po heshtin. 

22 Qershor 2026, 07:51 Nga E.d
Serbia shpëton kompaninë kineze nga sanksionet amerikane
Foto ilustruse

Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime për importin e bakrit, dhe më herët për gomat e automjeteve, nga dy kompani kineze në Serbi, Zijin Copper dhe Linglong.

Për pretendimet e autoriteteve amerikane për mosdhënien e pagave dhe marrjen e dokumenteve personale, kufizimin e lëvizjes dhe punën e tepërt jashtë orarit të punëtorëve, institucionet përkatëse në Serbi po heshtin. Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më shumë shqetësohet për ndalimin e eksporteve.

Megjithatë, Marija Angjellkoviç nga organizata joqeveritare Astra paralajmëroi se nuk është çështja nëse shteti do ta ndihmojë një kompani apo tjetrën për të eksportuar produktet e saj.

“Por, nëse do të sigurojmë që asnjë punëtor në Serbi, pavarësisht shtetësisë, të mos jetë i ekspozuar ndaj punës me detyrim dhe shfrytëzimit”, tha ajo.

Nga kompania Zijin Copper kanë bërë të ditur se i marrin seriozisht pretendimet e autoriteteve amerikane dhe se po i verifikojnë ato.

Kompania ka theksuar se kundërshton të gjitha format e punës me detyrim.

Ndërkaq, Linglong nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse kishte hetuar pretendimet për punë me detyrim në fabrikën e tij në Serbi. 

Agjencia amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit njoftoi më 16 qershor se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e bakrit dhe produkteve të bakrit nga kompania Zijin Copper Serbia.

Disa muaj më herët, i njëjti vendim ishte ndërmarrë edhe ndaj gomave të automjeteve të prodhuara nga Linglong.

Edhe organizata joqeveritare China Labor Watch ka njoftuar se ka dokumentuar raste të punës me detyrim në kompanitë kineze Zijin Copper dhe Linglong në Serbi.

Kompanitë kineze Zijin Copper dhe Linglong janë ndër eksportuesit më të mëdhenj nga Serbia.

Zijin Copper u themelua në vitin 2018, pas marrjes nën kontroll të Kombinatit Mineraro-Metalurgjik të Borit (RTB Bor), në lindje të Serbisë, ku kompania mëmë Zijin Mining zotëron 63 për qind të aksioneve, ndërsa shteti serb 37 për qind.

Ndërkaq, Linglong operon që nga shtatori i vitit 2024 në Zrenjanin, në verilindje të Serbis[, kur u përurua fabrika pas pesë vjetësh ndërtim.

Qeveria e Serbisë e shpalli projektin, me vlerë prej 800 milionë eurosh, si një investim me rëndësi kombëtare, duke e paraqitur atë si dëshmi të partneritetit ndërmjet Beogradit dhe Pekinit.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të “miqësisë së çeliktë”, siç i quajnë marrëdhëniet e tyre udhëheqësit e Serbisë dhe të Kinës, autoritetet serbe kanë paralajmëruar rritje të investimeve kineze.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në disa raste për kushtet e këqija të punës në kompanitë kineze në Serbi, vend ku autoritetet kanë hapur dyert për investimet kineze.

Cilat janë detyrimet e shtetit?

Shteti i Serbisë është dashur, pavarësisht vendimit të autoriteteve amerikane, që përmes veprimit të koordinuar të inspektoratit të punës, prokurorisë dhe Qendrës për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me Njerëz, të hetojë pretendimet për punë me detyrim.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë Marija Angjellkoviq nga Astra, një organizatë që merret me zhdukjen e shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Dhe të identifikojë viktimat e mundshme, si dhe të përcaktojë nëse ekzistojnë apo jo elemente të veprës penale të trafikimit me njerëz dhe formave të tjera të shfrytëzimit në punë”, shtoi ajo.

Ministria e Punës e Serbia nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka hetuar kushtet e punës në kompanitë Linglong dhe Zijin Copper, si dhe nëse do ta bëjë këtë pas vendimit të doganave amerikane. 

Në këtë pyetje nuk u përgjigj as Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me Njerëz.

Në Bor, Prokuroria Themelore i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka marrë nga inspektoratet kompetente asnjë njoftim apo kallëzim penal të mundshëm lidhur me pretendimet për punë me detyrim në kompaninë Zijin Copper.

Ndërkaq, Prokuroria e Lartë në Zrenjanin nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka hetuar pretendimet e autoriteteve amerikane lidhur me Linglong, si dhe deri ku ka arritur procedura për kallëzimin që ngre dyshime për trafikim njerëzish dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve nga Bangladeshi.

Kjo prokurori konfirmoi për Radion Evropa e Lirë në fund të janarit se kishte pranuar një kallëzim të tillë, por nuk dha më shumë hollësi.

“Lënda është në shqyrtim, por për shkak të vëllimit dhe kompleksitetit të saj nuk është realiste të pritet që faktet të përcaktohen menjëherë”, thuhej në përgjigjen e prokurorisë në janar.

Angjellkoviq kujtoi se Serbia ka ratifikuar instrumentet kryesore ndërkombëtare në fushën e trafikimit me njerëz dhe punës me detyrim.

Mes tyre janë konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e Kombeve të Bashkuara përmes Protokollit të Palermos si dhe Këshillit të Evropës, përkatësisht Konventës për Luftimin e Trafikimit me Njerëz.

“Kjo nënkupton që shteti, kur ekzistojnë tregues seriozë për shfrytëzim, nuk duhet të vihet në radhë të parë në mbrojtje të kompanisë apo investimit, por të sigurojë një hetim efikas dhe të paanshëm, si dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme”, tha Angjellkoviq.

Të drejtat e punëtorëve, jo politika globale

Li Qiang, themelues dhe drejtor ekzekutiv i China Labor Watch (CLW), i tha Radios Evropa e Lirë se organizata ka zhvilluar disa hetime në terren në Serbi që nga viti 2022.

Sipas tij, janë intervistuar më shumë se 100 punëtorë dhe është mbledhur dokumentacion i konsiderueshëm shtesë, si dhe dëshmi e informacione të tjera.

Në bazë të këtyre të dhënave, tha ai, CLW ka paraqitur një kallëzim pranë doganave amerikane, të cilat më pas zhvilluan edhe hetimin e tyre të pavarur.

Pas publikimit të rezultateve të hetimit të doganave amerikane për kompaninë Zijin Copper, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se shteti do ta ndihmojë kompaninë aq sa të mundet për të zgjidhur problemin e eksportit.

“Qartazi është se në konfliktin gjeopolitik ku të gjithë janë kundër të gjithëve, por ku veçohen dy fuqi të mëdha, SHBA-ja dhe Kina, ne po paguajmë çmimin”, tha ai më 18 qershor.

Vuçiq gjithashtu tha se beson që Serbia, përmes dialogut me amerikanët, “do të mund të ndihmojë të paktën disi kompaninë në Bor, e cila punëson 7.000 njerëz dhe mban gjallë lindjen e Serbisë”.

Disa muaj më herët, Vuçiq e kishte cilësuar si “të turpshëm” vendimin e autoriteteve amerikane për ndalimin e importeve të gomave të automjeteve nga Linglong-u.

“Kjo është e frikshme. Dikush nga administrata amerikane ka përvetësuar pikërisht një histori të rreme se punëtorët kinezë atje punojnë nën detyrim”, tha Vuçiq për televizionin TV Pink më 28 dhjetor 2025. 

Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do t’u kërkojë institucioneve kompetente të hetojnë pretendimet e doganave amerikane.

Megjithatë, Angjelloviq paralajmëroi se fokusi rreth vendimit amerikan nuk duhet të jetë te marrëdhëniet gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës.

“Por, te pretendimet për shfrytëzim të mundshëm në punë dhe punë me detyrim që kanë çuar në atë vendim”, tha ajo.

Ajo shpjegoi se shteti nuk ka detyrim ndërkombëtar të mbrojë kompaninë nga akuzat për punë me detyrim.

“Shteti ka detyrim ndërkombëtar të mbrojë punëtorët, të identifikojë viktimat e mundshme dhe të kryejë hetim efikas për çdo pretendim për shfrytëzim”, shtoi ajo.

Në ditën kur deklaroi se shteti do ta ndihmojë kompaninë Zijin Copper lidhur me ndalimin e eksporteve në SHBA, presidenti serb Vuçiq e vizitoi një ekspozitë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd, kushtuar miqësisë mes Serbisë dhe Kinës.

Gjatë vizitës, ai vlerësoi se sanksionet ndaj Kinës dhe masat proteksioniste kundër saj nuk mund të kenë sukses.

Në një ngjarje të organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së partneritetit strategjik mes Serbisë dhe Kinës, Vuçiq tha se Kina “do të vazhdojë të rritet, të zhvillohet dhe gradualisht do t’i rrëzojë një nga një këto pengesa në këtë rrugë dhe do të fitojë edhe më bindshëm”./REL

aleksandar vuçiç serbi marija angjellkoviç

Sondazh

Poll

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!