LIVE UPDATES
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Analiza e DW: Kush flet për Evropën me Moskën?

Kryeministri belg Bart De Wever u shpreh se në fushat ku bëhet fjalë për kompetenca të BE-së, duhet të ketë një përfaqësues të BE-së. Ndërsa, sipas tij, shtetet e E3-it duhet të negociojnë kur bëhet fjalë për garanci sigurie për Ukrainën.

22 Qershor 2026, 08:01 Nga E.d
Lufta Ukrainë-Rusi/ Analiza e DW: Kush flet për Evropën me
Foto ilustruse

Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa. Njoftimi gjatë samitit të BE dy ditë më parë, se zyra e tij ka hapur kanale komunikimi me Moskën shkaktoi kritika, pasi kjo ishte kryer pa koordinim paraprak me shtetet anëtare. Sipas burimeve në Berlin, ky hap u cilësua si "i pakoordinuar” dhe "joprofesional”. Nuk ka pasur bisedime përmbajtësore, theksoi Costa, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për përgatitje për negociata të mundshme.

Kancelari gjerman Friedrich Merz i shmangu komentet publike për këtë, por theksoi se bisedimet për paqen duhet të zhvillohen nga Ukraina, Rusia, Evropa dhe SHBA-ja. Por kush do ta përfaqësojë Evropën mbetet ende e hapur. Sipas kancelarit gjerman Ukraina duhet të vendosë se kush ulet në tryezë e paqes:  E Ukraina kërkon shprehimisht mbështetjen e shteteve të grupit të njohur si E3 – pra të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe António Costa nënvizoi pas samitit të BE rolin e Ukrainës: vetëm ajo është e legjitimuar të negociojë për veten. Duke sqaruar veprimet e tij, ai shpjegoi se duhet të krijohen "kanale të drejtpërdrejta diplomatike” me Rusinë, për të mundësuar marrjen dhe përcjelljen e mesazheve.

Mbështetje për Costan nga shtetet e vogla të BE

Janë pikërisht shtetet më të vogla të BE, që u treguan të hapura ndaj propozimit të Costas: "Nëse kanalet e komunikimit hapen tani, (…) atëherë unë e shoh këtë pozitivisht,” tha kancelari austriak Christian Stocker. Për të, nuk është aq e rëndësishme në çfarë niveli ndodh kjo.

Kryeministri belg Bart De Wever u shpreh se në fushat ku bëhet fjalë për kompetenca të BE-së, duhet të ketë një përfaqësues të BE-së. Ndërsa, sipas tij, shtetet e E3-it duhet të negociojnë kur bëhet fjalë për garanci sigurie për Ukrainën.

Ujdi brenda BE për presionin ndaj Putinit    

Në një pikë krerët e shteteve dhe të qeverive të BE janë të një mendimi: koha për negociata nuk ka ardhur ende. "Duhet ta detyrojmë Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve. Dhe kjo do të thotë më shumë sanksione dhe më shumë presion ndaj Putinit,” deklaroi kryeministri holandez Rob Jetten.

Qeveria ruse u shpreh në parim e gatshme për të negociuar me shtetet evropiane. Megjithatë, nuk do të pranojë ultimatume dhe evropianët ose janë "budallallepsur ose jokompetentë”, nëse besojnë se mund të negociojnë nga një pozicion force.

Ndërkohë që shtetet e G7 ranë dakord në takimin e tyre në fillim të javës për sanksione të tjera kundër Rusisë, BE-ja po punon aktualisht për paketën e 21-të të sanksioneve, me qëllim kufizimin e mëtejshëm të të ardhurave ruse nga eksportet e energjisë. Përveç kësaj, Komisioni Evropian ka propozuar ndalimin e hyrjes në BE për luftëtarët rusë. Ishte kryeministri bullgar Ruman Radev kishte bërë të qartë se Bullgaria kundërshton pjesë të paketës më të fundit të sanksioneve: sipas tij, masat e planifikuara do të kishin ndikim negativ në ekonominë bullgare.

Ndihmat për Ukrainën në epokën post-Orban

Ky ishte takimi i parë i rregullt i krerëve të shteteve dhe qeverive pa Viktor Orbánin. Ish kryeministri hungarez i kishte vështirësuar ndjeshëm ndihmat për Ukrainën me qëndrimin e tij bllokues. Me kryeministrin e ri hungarez, Peter Magyar, situata ndryshoi: për herë të parë që nga shtatori 2024, BE-ja arriti të marrë vendime për Ukrainën në emër të të gjitha 27 shteteve anëtare, theksoi presidenti i Këshillit, Costa. Kështu, sanksionet ekonomike ndaj Rusisë u zgjatën për herë të parë me dymbëdhjetë muaj, në vend të gjashtë muajve.

Gjithashtu, në fillim të javës BE-ja hapi kapitullin e parë të negociatave me Ukrainën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti këtë një "moment historik të madh”. Deri në verë synohet hapja e kapitujve të tjerë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj, kërkoi sërish një anëtarësim të shpejtë të plotë të Ukrainës në BE. Por anëtarësimin e shpejtë e shohin me skepticizëm disa shtete anëtare./DW

europe ukriane rusi

Sondazh

Poll

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!