Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Katz tha më 21 qershor se trupat mbeten në pozicion, në atë që Izraeli e quan zonë të sigurisë, që shtrihet rreth 10 kilometra brenda jugut të Libanit. Ai tha se mbrojtja e ushtarëve izraelitë dhe civilëve “është prioriteti më i lartë dhe i pakufizuar”.
IZRAEL- Trupat izraelite që operojnë në jug të Libanit janë të lirë të ndërmarrin veprime për të eliminuar kërcënimet, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, teksa tensionet janë të larta pavarësisht një armëpushimi të arritur dy ditë më parë, duke lënë në hije bisedimet mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Zvicër.
Katz tha më 21 qershor se trupat mbeten në pozicion, në atë që Izraeli e quan zonë të sigurisë, që shtrihet rreth 10 kilometra brenda jugut të Libanit. Ai tha se mbrojtja e ushtarëve izraelitë dhe civilëve “është prioriteti më i lartë dhe i pakufizuar”.
Libani vlerëson se kjo zonë e Izraelit është okupim, sipas ligjit ndërkombëtar.
“Të gjitha arritjet e IDF-së [Forcave të Mbrojtjes të Izraelit] në fushatën në Liban po ruhen, me forcat tona që janë të dislokuara në zonën e sigurisë përgjatë Vijës së Verdhë në Liban dhe operojnë që aty kundër terroristëve dhe infrastrukturave terroriste”, tha Katz përmes një deklarate.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi më 19 qershor. Hezbollahu – që mbështetet nga Irani – është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Grupi konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun ushtarak të tij, por jo edhe partinë politike.
Armëpushimi erdhi pas muajsh të përshkallëzimit të dhunës ndërkufitare. Megjithatë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë dhjetëra persona në Liban që kur armëpushimi hyri në fuqi, sipas zyrtarëve libanezë.
Izraeli tha se sulmet ishin në përgjigje të predhave të gjuajtura drejt trupave të tij në jug, dhe një zyrtar izraelit tha se gjatë sulmeve janë shënjestruar pozicione të Hezbollahut. Një zyrtar i Hezbollahut i tha Reutersit se grupi mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit për aq kohë sa Izraeli vepron njësoj, duke shtuar se forcat izraelite nuk e kanë lirinë e lëvizjes në jug të Libanit.
Zyrtari tha se Hezbollahu nuk ka kryer sulme ndaj trupave izraelite që nga ora 18:30 (sipas kohës lokale) të 20 qershorit. Burimet e sigurisë i thanë agjencisë Reuters se Izraeli po ashtu nuk ka kryer ndonjë sulm të madh që nga ajo kohë, duke shënuar periudhën më të gjatë të qetësisë që nga shpërthimi i luftimeve më 2 mars. Zyrtarët iranianë thanë se Libani do të jetë pika qendrore e bisedimeve në Zvicër, pas arritjes së një marrëveshjeje kornizë që synon ndaljen e konfliktit më të gjerë që shpërtheu në fund të shkurtit./REL
RUSI- Katër persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur nga sulmet ukrainase me dronë në Gadishullin e Krimesë që ko...
Keir Starmer BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën se do të japë dor&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka zbuluar një Air Force One të ri, një Boeing 747 të konvertuar që më par&eu...
J.D. Vance ZVICËR- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, mbërriti sot në Zvicër, ku pritet t&eu...
Foto ilustruese KONGO- Numri i rasteve të konfirmuara në laborator të epidemisë së virusit Ebola në ...
RUSI- Në juglindje të Rusisë, biznesi i Daniilit për dhënien me qira të motobarkave ka hasur në telashe. Kufizimet në ...
ZVICËR- Delegacione nga SHBA-ja dhe Irani do të jenë në vendpushimin malor zviceran Bürgenstock. Zëvendëspresidenti i ...
foo ilustruese SHBA- Shtabi i Përbashkët i Forcave të Armatosura iraniane njoftuan ribllokimin e Ngushticës strategjike të Ho...
VIDEO/ Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë ...
Pamje REPUBLIKA DOMENIKANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restort luksoz në Karaibe, i cili është...