Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli Pango jep dëshminë: Nuk më kujtohet asgjë, janë 18 vite para
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
Në bisedime marrin pjesë në nivel teknik edhe edhe përfaqësues të Pakistanit dhe ndërmjetësit nga Katari.
Rreth katër muaj pas fillimit të luftës me Iranin në një hotel luksoz në Zvicër kanë nisur negociatatmes SHBA‑së dhe Iranit për një marrëveshje përfundimtare për paqe.
Ekipi i SHBA-së drejtohet nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, dhe në të bëjnë pjesë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe Steve Witkoff. Kurse delegacioni i negociatorëve iranianë drejtohet nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi.
Në bisedime marrin pjesë në nivel teknik edhe edhe përfaqësues të Pakistanit dhe ndërmjetësit nga Katari.
Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve të para zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i quajti negociatat me Iranin si “historike”. “Ajo që na ka ngarkuar presidenti është të hapim një kapitull të ri për të ndryshuar marrëdhënien tonë me popullin iranian dhe t’i ofrojmë atij dorën”. - tha Vance.
“Vetëm gjatë orëve të fundit kemi arritur tashmë përparime të mëdha dhe pres që të bëjmë përparime të tjera”, shtoi më tej Vance. Nëse udhëheqja në Teheran është e gatshme “të heqë dorë nga roli i saj si faktor destabilizues në rajon” dhe “të heqë dorë përfundimisht nga çdo ambicie për të siguruar armë bërthamore”, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet e tyre me këtë vend”.
Lufta e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban
Sulmet e reja izraelite ndaj organizatës terroriste Hezbollah në Liban hodhën një hije mbi fillimin e negociatave për përfundimin e luftës me Iranin. Sipas agjencisë shtetërore NNA, në sulmet në Luginën e Bekaa-s dhe në qytetin portual Tyrus u vranë shtatë vetë, mes tyre një fëmijë, një grua dhe dy të moshuar.
Teherani këmbëngul që zbatimi i marrëveshjes të nisë me ndalimin e të gjitha luftimeve, përfshirë edhe ato mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Teherani financon milicinë proiraniane Hezbollah dhe ka kërcënuar disa herë me pasoja, nëse Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit të rënë dakord në luftën me Iranin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se SHBA-ja "nuk ka qenë në gjendje ose nuk ka dashur” ta detyrojë Izraelin të respektojë armëpushimin. Sipas njoftimeve kohët e fundit ka pasur disa herë tensione mes Trump-it dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Izraeli nuk merr pjesë në bisedimet në Zvicër dhe i sheh me skepticizëm lëshimet e SHBA-së në memorandumin e mirëkuptimit./DW
Foto ilustruse Turqia planifikon të investojë rreth 80 miliardë euro në energji të rinovueshme gjatë nëntë vit...
Foto ilustruse Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa. Njoftimi gjatë...
Foto ilustruse Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim,...
Nënpresidenti amerikan, JD Vance. Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qershor se negociatat mes SHBA-së dhe Iran...
Foto ilustruse Kompleksi i amfiteatrit ku Google organizon konferencën e saj vjetore për zhvilluesit e software të ngjan më shumë ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Iranit, duke i k&eum...
Foto Ilustruese IZRAEL- Trupat izraelite që operojnë në jug të Libanit janë të lirë të ndërmarrin veprime p&eu...
RUSI- Katër persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur nga sulmet ukrainase me dronë në Gadishullin e Krimesë që ko...
Keir Starmer BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën se do të japë dor&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka zbuluar një Air Force One të ri, një Boeing 747 të konvertuar që më par&eu...