LIVE UPDATES
Bota

Turqia si nyje energjetike/ A ka një marrëveshje energjetike mes Gjermanisë dhe Turqisë?

Dhe rritja ekonomike është pikërisht ajo që ekonomia gjermane në ngadalësim ka urgjentisht nevojë. 

22 Qershor 2026, 08:03 Nga E.d
Turqia si nyje energjetike/ A ka një marrëveshje energjetike mes
Foto ilustruse

Turqia planifikon të investojë rreth 80 miliardë euro në energji të rinovueshme gjatë nëntë viteve të ardhshme dhe 28 miliardë euro në infrastrukturë dhe rrjete energjetike. Nga kjo "tortë” e madhe duhet të përfitojnë patjetër edhe kompanitë gjermane, mendojnë ministrja federale e Ekonomisë Katherina Reiche (CDU) dhe 30 përfaqësues të kompanive të vogla e të mëdha të sektorit energjitik. Ata e shoqëruan ministren në vizitën e saj të parë zyrtare në kryeqytetin turk, Ankara. "Turqia nuk është vetëm një partnere e besueshme. Ajo është qartazi në një kurs rritjeje në sektorin e energjisë”, deklaroi Katherina Reiche në Ankara.

Ministri turk sheh shanse të mëdha bashkëpunimi

Dhe rritja ekonomike është pikërisht ajo që ekonomia gjermane në ngadalësim ka urgjentisht nevojë. Gjermania është partnerja më e madh tregtare e Turqisë. Rreth 8600 kompani gjermane janë aktive në Bosfor. Këtu ka potencial, vlerëson ministrja e Ekonomisë. Në Turqi po investohen shuma të mëdha në teknologji të reja, në energji të rinovueshme, në ruajtjen e energjisë elektrike dhe në infrastrukturë – pavarësisht inflacionit marramendës dhe normave të interesit që aktualisht janë mbi 30 për qind.

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, vlerësoi bashkëpunimin ekzistues në energjinë e erës dhe atë diellore. Ai shprehu optimizëm për më shumë: "Ne besojmë se kjo histori suksesi do të përsëritet disa herë në vitet e ardhshme dhe do të krijojë mundësi të reja për investitorët dhe kompanitë e teknologjisë në vendet tona.”

Turqia si nyje energjetike

Furnizuesi gjerman i energjisë Uniper synon, sipas drejtorit të tij Michael Lewis, i cili e shoqëroi delegacionin, të zgjerojë angazhimin në shpërndarjen e gazit dhe tregtinë ndërkombëtare të gazit natyror në Turqi. Kreu për Evropën i Siemens Energy, Frederik Doyé, sheh mundësi të mëdha në zgjerimin e një rrjeti të qëndrueshëm energjetik në Turqi, si një lidhje Lindje‑Perëndim midis Azisë Qendrore dhe Evropës. Prej disa vitesh, Turqia po pozicionohet si një nyje për gazin, naftën dhe energjinë elektrike në rajon – si një urë lidhëse mes Detit të Zi, Lindjes së Mesme dhe Evropës Juglindore.

Rusia është furnizuesja më e madh e gazit për Turqinë

Aktualisht, rreth 40 për qind e gazit natyror vjen në Turqi nga Rusia përmes gazsjellësit TurkStream. Kjo duhet të ndryshojë, kërkon Bashkimi Evropian nga Turqia si vend kandidat për anëtarësim, për shkak të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, la të kuptohet se në parim Turqia synon të bëhet më e pavarur nga furnizimet ruse të energjisë. Megjithatë, ai nuk dha detaje konkrete dhe nuk përjashtoi projekte të reja me Rusinë. Për Uniper-in, furnizuesin gjerman të gazit, prania e gazit rus në rrjetin turk paraqet problem. Për një bashkëpunim të plotë, Turqisë do t'i duhej të certifikonte gazin e saj në mënyrë që të përputhej me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Turqia akutalisht po zgjeron ndjeshëm burime të reja, si furnizimet me gaz të lëngshëm (LNG) nga SHBA përmes anijeve cisternë. Gjithashtu, kompanitë turke kanë nisur të shfrytëzojnë fushën e parë të madhe të gazit në Detin e Zi. Tradicionalisht, Turqia furnizohet gjithashtu me gaz nga Azerbajxhani, i cili transportohet përmes tubacioneve nëpër vend drejt Ballkanit Perëndimor, Evropës Juglindore dhe Italisë. Këto sasi pritet të rriten. Diversifikimi – pra zgjerimi i burimeve – është fjala kyçe për ministrin e Energjisë, Bayraktar.

Bllokada në Gjirin Persik si mësim

Bllokada e rrugës detare të Hormuzit për transportet e rëndësishme të naftës dhe gazit, e shkaktuar nga lufta, tregoi sa i rrezikshëm është varësimi nga një zinxhir i vetëm furnizimi, tha ministri i Energjisë, Bayraktar: "Ne si Turqi duam, me një konfigurim gjithnjë e më të madh të tregut energjetik, të garantojmë jo vetëm sigurinë tonë, por edhe sigurinë e energjisë në rajon. Për këtë na duhet edhe më shumë konektiviteti.”

Sipas tij, këto lidhje dhe linja drejt Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Evropës mund të ndërtohen edhe nga kompani gjermane. Nga delegacioni turk në bisedimet në Ankara u tha se kriza rreth ngushticës së Hormuzit mund të jetë, në afat të mesëm, edhe një mundësi për Turqinë.

Qeveria synon ta pozicionojë vendin si një alternativë të sigurt ndaj Gjirit Persik për investime energjetike dhe kapital – një lloj "Dubai të dytë” në Bosfor.

Fusha e gazit pranë Qipros si pikë konflikti

Për një konflikt që vazhdon të ziejë në rajonin e Ankarasë nuk u fol të paktën publikisht. Mosmarrëveshja me Republikën e Qipros për rezervat e mëdha të gazit pranë ishullit mbeti e papërmendur. Qeveria turke pretendon pjesë të këtyre rezervave për gjysmën veriore të Qipros, të cilën e mban të pushtuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare prej më shumë se 50 vitesh. Republika e Qipros dhe Bashkimi Evropian i hedhin poshtë këto pretendime. Qipro planifikon të nisë nxjerrjen e gazit vitin e ardhshëm dhe ta transportojë atë përmes tubacioneve drejt Egjiptit, ku do të lëngëzohet dhe më pas do të eksportohet me anije.

Turqia do të donte ta shfrytëzonte vetë këtë fushë gazi dhe ta përfshinte në burimet e saj të diversifikuara. Ministri i Energjisë kishte njoftuar që disa javë më parë se deri në vitin 2028 synohet ndërtimi i një tubacioni nga Qipro drejt një porti turk. Nga pikëpamja logjistike, një transport i gazit nga Qipro drejt rrjetit turk do të ishte gjithashtu i arsyeshëm: nga bregdeti i Qipros deri në portin më të afërt turk janë vetëm 75 kilometra.

Një bashkëpunim më i ngushtë mes Turqisë dhe Greqisë në furnizimin me energji do të ishte i arsyeshëm, por për arsye politike momentalisht mbetet vështirë i imagjinueshëm. Në vend të kësaj, të dy vendet rivale po pozicionohen si nyje energjetike në Mesdheun Lindor. Greqia ka rritur kapacitetet e saj për pranimin e gazit të lëngshëm (LNG). Kompanitë amerikane po shkarkojnë ngarkesat e tyre të LNG-së edhe në portet greke, nga ku më pas ato transportohen drejt Ballkanit Perëndimor dhe më tej në Evropën Qendrore.

Nuk është e qartë nëse ministrja gjermane Katherina Reiche ka trajtuar temat e ndjeshme si mungesa e shtetit të së drejtës dhe kufizimet ndaj lirisë së shtypit. Para bisedimeve, ajo u shpreh vetëm se edhe me partnerë të mirë ka tema të pakëndshme, të cilat megjithatë nuk diskutohen publikisht para mikrofonave./DW

gjermani turqi energji të rinovueshme

Sondazh

Poll

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme