LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli Pango jep dëshminë: Nuk më kujtohet asgjë, janë 18 vite para

• Ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së është zhvilluar seanca e rradhës për dosjen "Partizani", ku ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit. • Seanca e shkuar u mbajt më datë 8 qershor, ku dhanë dëshminë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi. • Ata u morën në pyetje në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. • Ndërsa ditën e sotme përveç Pangos, janë thirrur dëshmitarë edhe Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi. • Pango mbante postin e ministrit të Kulturës dhe Sportit, në vitin 2005 nën qeverisjen e Sali Berishës. • Nga ana tjeter, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte pranishëm. • Gjatë dëshmisë së tij, Pango deklaroi se kjo histori daton 18 vite më përpara dhe është e vështirë të mbash mend një dokument apo një ligj. • Ai tha se nuk e mban mend saktësisht, pasi ka punuar në katër sektorë. • Ish-ministri është pyetur edhe mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë dhe kisjin kërkuar miratimin e tij. • Në lidhje me këtë, Pango tha se kërkesën drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës. • Në lidhje më këtë rast, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

3 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite

Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli
Pamje

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për dosjen “Partizani”, ku ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur si dëshmitar. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e sotme. 

Gjatë dëshmisë së tij, Pango deklaroi se kjo histori daton 18 vite më përpara dhe është e vështirë të mbash mend një dokument apo një ligj. Ai tha se nuk e mban mend saktësisht, pasi ka punuar në katër sektorë. Ai është pytur edhe mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë dhe kisjin kërkuar miratimin e tij. Në lidhje me këtë, Pango tha se kërkesën drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës. 

Diskutimet në sallë:

SPAK nis pyetjet: Na sqaroni në çfarë periudhe keni ushtruar detyrën e ministrit të Kulturës.

Pango: Nga marsi 2007-2009. Kjo histori daton 18 vite më përpara. Është shumë e vështirë të mbash mend një dokument, një ligj, nëse nuk ka një shkak të madh për ta mbajtur mend. Në media janë publikuar disa dokumente qe më kanë rifreskuar kujtesën. Unë nuk mbaj mend saktësisht, sepse kam punuar në 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam qenë vetë iniciator, ndërsa këtu di këtë: thuhet që një pjesë mirë e klubit ka qenë e zaptuar nga individë në atë kohë.

Pango: Unë jam rritur në atë lagje, di që dhe pishina nuk funksiononte.

SPAK: Ka qenë apo s’kanë qenë të regjistruara këto territore në pronësi të ministrisë së kulturës

Pango: Nuk e mbaj mend.

SPAK: Ju sapo pranuat që tani e dini që paska qenë një pjesë e zënë. Keni bërë ndonjë përpjekje për t’i marrë në administrim si ministër i kulturës

Pango: Nuk më kujtohet, janë 18 vite para.

Pango: Të jem i sinqertë, s’më ka shqetësuar asgjë në atë kohë që po sulmohej ndonjë terren sportiv. Ne, si kompetencë e Ministrisë së Kulturës, sporti ka qenë në kujdesin e federatave. Kanë qenë shumë më të pavarura.

SPAK: Afrim Tola ju kujton gjë si emër?

Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj. Në media më ka figuruar.

SPAK: Nga aktet rezulton se Violeta Shqevi përmes një memo ju bën me dije se ish fushat e basketbollit janë rrethuar dhe janë zënë forcërisht dhe ka kërkuar miratimin tuaj për regjistrimin.

Pango: Përgjigja e kësaj shkrese, drejtoresha kërkesën nuk e ka bërë si njohëse e juridiksionit. Mund ta vërtetoni në protokoll, në një nga mbledhjet e qeverisë kam pyetur kryeministrin: Pse të kemi ne kaq pak asete dhe t’i lëmë të gjitha te Ministria e Ekonomisë? Nuk mu dha përgjigje. Nuk kishim kaq asete që të fillonim ca procedura, nuk mendoja se ma jepte nën administrim njeri në atë kohë. Do ishte ëndërrimtare./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Nis seanca gjyqësore në GJKKO, Berisha nuk është i pranishëm

Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, apo ka nisur në ambientet e GJKKO-së, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është i pranishëm. Pak më parë, është në ambientet e saj është paraqitur edhe ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango në cilësinë e dëshmitarit.  Pango mbante postin e ministrit të Kulturës dhe Sportit, në vitin 2005 nën qeverisjen e Sali Berishës.

Përveç Pangos, janë thirrur dëshmitarë edhe Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi. Seanca e shkuar u mbajt më datë 8 qershor, ku dhanë dëshminë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi. Ruli dhe Shqevi u morën në pyetje në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar (VIDEO)

Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi në GJKKO, ish-ministri Ylli
Pamje

TIRANË- Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur ditën e sotme në GJKKO si dëshmitar për dosjen “Partizani”.  Seanca e shkuar u mbajt më datë 8 qershor, ku dhanë dëshminë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi.

Përveç Pangos, janë thirrur dëshmitarë edhe Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi. Ruli dhe Shqevi u morën në pyetje në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”./Dosja.al

Sondazh

Poll

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme