LIVE UPDATES
Bota

Preket dhe Shqipëria e Kosova, shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në vendet e BE-së

EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i paraparë për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut.

10 Tetor 2024, 20:55 Nga M.B
Preket dhe Shqipëria e Kosova, shtyhet sërish hyrja në fuqi e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System - EES) i Bashkimit Evropian, i paraparë të hynte në fuqi nga 10 nëntori i këtij viti, është shtyrë për një kohë të papërcaktuar, për shkak se një pjesë e vendeve anëtare të bllokut nuk janë ende të gatshme për përdorimin e tij. EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i paraparë për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut.

Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin të enjten, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi. Me sistemin EES, të gjithë qytetarët nga vendet jo anëtare që udhëtojnë për në BE, duhet t’i regjistrojnë në një sistem të veçantë digjital hyrjet dhe daljet e tyre në dhe nga territori i vendeve të BE-së. Në vendkalimet kufitare, ata duhet të lënë edhe të dhënat personale, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e tjera biometrike.

Ky sistem është konsideruar si i nevojshëm për ta rritur sigurinë e Bashkimit Evropian, për të pasur një kontroll se kush hyn në BE, si edhe për t’i luftuar dhe sanksionuar keqpërdorimet nga ata që mund të hyjnë pa viza, por pastaj nuk i respektojnë rregullat. Por, disa ekspertë të vendeve anëtare kanë paralajmëruar se ky sistem ka mundësi t’i rrisë pritjet edhe ashtu të gjata në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ndër vendet të cilat nuk janë gati për të nisur me 10 nëntor zbatimin e këtij sistemi, janë përmendur Gjermania, Franca dhe Holanda. Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të punojnë për të përgatitur zbatimin e këtij sistemi, por data se kur do të nisë kjo nuk është përmendur. Ky sistem nuk është njëlloj sikur sistemi ETIAS, i cili do të duhej të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. ETIAS është një sistem i cili u kërkon shtetasve të vendeve të treta të regjistrohen në sistemin e saj para se të udhëtojnë drejt BE-së dhe të presin konfirmimin. Konfirmimin e marrin për një periudhë trivjeçare./ REL

be

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari