LIVE UPDATES
Bota

BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2 miliardë euro, Von der Leyen: Votoni në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së.

10 Tetor 2024, 16:12 Nga M.B
BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (majtas) dhe presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, flasin në konferencë për shtyp në Kishinjev, Moldavi, 10 tetor.

MOLDAVIA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme. Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së.

Von der Leyen, e cila e vizitoi Moldavinë më 10 tetor në shenjë mbështetjeje për synimet e saj evropiane, inkurajoi moldavët në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sandun që të dalin dhe të votojnë për të shprehur "zgjedhjen e tyre të lirë dhe sovrane," por u përmbajt duke mos u thënë se si të votonin.

Nën drejtimin e Sandut – e cila u arsimua në Shtetet e Bashkuara dhe erdhi në pushtet pasi e mundi Igor Dodonin, të mbështetur nga Rusia, në vitin 2020 – Moldavia ndryshoi rrugën drejt Perëndimit, duke dënuar pushtimin e paprovokuar Ukrainës nga Moska dhe duke iu bashkuar regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit.

Moldavia e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe hapi negociatat për anëtarësim me bllokun në fillim të këtij viti. Këta hapa nxitën Rusinë të shtonte përpjekjet për ta minuar besueshmërinë në Qeverinë e Moldavisë dhe për të paraqitur Moskën si një alternativë më të mirë për të ardhmen e Kishinjevit.

Von der Leyen tha se "vendi i Moldavisë është në Bashkimin Evropian", dhe se anëtarësimi në bllok mund të kontribuojë në "dyfishimin e ekonomisë së vendit në 10 vjetët e ardhshme".

Ajo tha se paketa prej 1.8 miliard eurosh do të përdoret për të investuar në "zonat që do të gjenerojnë rritje ekonomike dhe shërbime publike", si riparimi i shkollave, ndërtimi i dy spitaleve të reja në qytetet Balti dhe Cahul, ndërtimi i rrugëve dhe urave për të lidhur Moldavinë me fqinjët e saj, por gjithashtu edhe zhvillimi i rrjetit energjetik të vendit.

Këto palë zgjedhje shihen si vendimtare për të ardhmen e Moldavisë, një vend me 2.5 milionë banorë që shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës, ku Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh dhe mban më shumë se 1.000 trupa në rajonin separatist të Transdniestrit, 33 vjet pas pavarësimit të Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik.

Von der Leyen vlerësoi Sandun për "përkushtimin e madh" të saj për "rrugën evropiane të Moldavisë" dhe për përparimet që ka bërë Moldavia drejt anëtarësimit në BE, duke përmendur "nisjen e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përjashtimin e oligarkëve nga sektori ekonomik”.

Sandu e quajti ndihmën financiare të BE-së “simbol të besimit në potencialin e Moldavisë për zhvillim”.

“Faleminderit, e dashura Ursula, për ndihmën tuaj për Moldavinë gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Sandu./ REL

moldavia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj