Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
VJENA- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha të enjten vonë se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai.
Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator, ku nuk u pajtuan për takim të përbashkët. Ata zhvilluan dy herë bisedime të ndara me Lajçakun, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh.
Ata e akuzuan njëri-tjetrit për dështimin e takimit trepalësh. Bislimi tha se Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”. Por, Petkoviç e akuzoi Bislimin se nuk pranoi trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si, Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Temë kryesore e takimeve të fundit ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për ç'gjë Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023, por nuk kanë bërë hapa për zbatimin e saj. Marrëveshja e Ohrit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Kosova dhe Serbia bëjnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qysh nga shtatori të vitit 2023 dhe të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive./ REL
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof, pritet në një takim nga pres...
Foto ilustruese SHBA- Me siguri që keni dëgjuar për disa prej teorive më të pabesueshme mbi zgjedhjet amerikane: dikush q&eum...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof (majtas) dhe ambasadori amerikan në...
Kate Middleton ANGLI- Princesha e Uellsit ka bërë një paraqitje të papritur përkrah Princit të Uellsit në një ...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje banorëve të Floridës të prekur ...
Mark Rutte BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte ka njoftuar se NATO do të fillojë stërvitjet e saj vjetor...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (majtas) dhe presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, flasin në konferenc&eu...
foto ilustruese SHBA- Disa njerëz kanë injoruar paralajmërimet për evakuim dhe kanë zgjedhur të përballen me uragan...
Takim përgatitor i ministrave të Jashtëm në Berlin për samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor KOSOVA- Komiteti ...
Foto ilustruese KOSOVA- Kur kryeministri i Kosovës bëri të ditur këtë javë se kufizimi ndaj importit të mallrave nga Ser...