LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët palestinezë: 27 të vrarë në një sulm izraelit ndaj një shkolle

Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër militantët në një qendër komandimi që ishte vendosur brenda shkollës.

10 Tetor 2024, 20:53 Nga M.B
Zyrtarët palestinezë: 27 të vrarë në një sulm
Foto nga vendi i ngjarjes

LINDJE E MESME- Izraeli kreu një sulm ajror në një shkollë në Rripin e Gazës të enjten, ku po strehoheshin njerëz të zhvendosur nga konflikti më shumë se një vjeçar, duke vrarë të paktën 27 persona, sipas zyrtarëve palestinezë. Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër militantët në një qendër komandimi që ishte vendosur brenda shkollës. Ndërkohë, forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor, UNIFIL, akuzuan Izraelin se qëlloi mbi pozicionet e tyre dhe plagosi dy paqeruajtës.

“Këtë mëngjes, dy paqeruajtës u plagosën pasi një tank i Izraelit qëlloi drejt një kulle vëzhgimi në selinë e UNIFIL-it në Naqoura, duke e goditur drejtpërdrejt atë dhe duke shkaktuar rrëzimin e saj”, thuhet në deklaratën e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor, UNIFIL.

Ushtria izraelite tha se po e shqyrtonte incidentin. Më herët, ushtria izraelite tha se kreu sulme ajrore, në të cilat u vranë dy komandantë të Hezbollahut, të cilët ishin të përfshirë në sulmet me raketa që kishin në shënjestër Izraelin verior. Sipas ushtrisë së Izraelit, komandantët e vrarë janë Ahmad Moustafa al-Haj Ali dhe Mohammad Ali Hamdan. Ushtria izraelite tha gjithashtu të enjten se interceptoi disa nga 40 raketat që u hodhën nga territori i Libanit drejt Izraelit.

Presidenti amerikan Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, duke riafirmuar mbështetjen e tij "të hekurt" për Izraelin, ndërsa vazhdon operacionet e tij ushtarake kundër militantëve sulmit të fundit me raketa nga Irani. Telefonata ishte biseda e tyre e parë që nga 21 gushti. Shtëpia e Bardhë tha se Nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme gjatë kësaj bisede. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se telefonata ishte "e drejtpërdrejtë dhe e dobishme" dhe zgjati për rreth gjysmë ore.

Në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit diskutuan "nevojën urgjente për të rifilluar përpjekjet diplomatike për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi" në Gazë, si dhe për të trajtuar pasojat humanitare të luftës. Kryeministri Netanyahu ka shqyrtuar opsionet për t'u hakmarrë kundër Teheranit pas sulmit të Iranit me rreth 200 raketa balistike ndaj Izraelit më 1 tetor, në një përshkallëzim të madh të konfliktit njëvjeçar midis Izraelit dhe grupeve të armatosura të rajonit, që mbështeten nga Irani. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se diskutimet mbi një përgjigje të mundshme ndaj këtij sulmit po vazhdonin.

Presidenti Biden ka thënë se ai nuk do ta mbështeste një sulm izraelit ndaj uzinave bërthamore të Iranit. Hezbollahu filloi të gjuante me raketa Izraelin pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, duke shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në të dy anët e kufirit dhe duke çuar në përshkallëzimin aktual të konfliktit. Në Izrael, rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng në sulmin e Hamasit, që shkaktoi luftën njëvjeçare në Rripin e Gazës.

Në operacionet ushtarake ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës. Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë, të kontrolluar nga Hamasi, nuk bëjnë dallime mes militantëve dhe civilëve, por kanë thënë se më shumë se gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. Hamasi edhe Hezbollahu janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian, Izraeli dhe vende të tjera të botës./ VOA

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj