LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet ndërkombëtare dhe luftrat në botë/ Gjermania miraton një strategji ushtarake

Bota është bërë më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme që kur Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës dhe po vihet seriozisht në pikëpyetje rendi ndërkombëtar.

23 Prill 2026, 18:10 Nga E.d
Kërcënimet ndërkombëtare dhe luftrat në botë/
Foto ilustruse

Për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare në rritje, ushtria gjermane, Bundesëehr-i, miratoi për herë të parë një strategji ushtarake. Ajo përcakton drejtimin strategjik të ardhshëm të forcave të armatosura në Gjermani dhe analizon se si Bundeswehr-i mund t'u përgjigjet kërcënimeve të mundshme.

"Rrallëherë një strategji ushtarake ka qenë kaq e nevojshme sa në këtë fazë historike,” deklaroi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius(SPD) gjatë prezantimit të strategjisë në Berlin. Bota është bërë më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme që kur Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës dhe po vihet seriozisht në pikëpyetje rendi ndërkombëtar.

Kërcënimi rus

Në strategjinë ushtarake Rusia konsiderohet për një periudhë të parashikueshme si "kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë” për sigurinë gjermane dhe transatlantike. "Rusia po krijon kushtet për një sulm ushtarak ndaj vendeve të NATO.” 

Më tej në strategji analizohet se si duhet të reagojë Bundeswehr-i ndaj skenarëve të mundshëm të luftës: për shembull në rast të një sulmi rus ndaj territorit të NATO-s. Këto informacione janë klasifikuar si sekrete. "Është e vetëkuptueshme që këto skenarë nuk mund t'i bëjmë publikë. Përndryshe mund ta shtojmë edhe Vladimir Putin në listën tonë të e-maileve,” theksoi Pistorius.

Roli kyç i personelit

Një rol kyç luan çështja e personelit. Strategjia ushtarake konfirmon objektivin tashmë të njohur për zgjerimin e ndjeshëm të Bundeswehr-it. Deri në mesin e viteve 2030, synohet të ketë gjithsej 460.000 ushtarë, prej të cilëve 200.000 në rezervë. Qëllimi i deklaruar është që deri në vitin 2029 Bundesëehr-i të bëhet ushtria konvencionale më e fortë në Evropë, përmes një rritjeje sa më të shpejtë, në mënyrë që të rritet gatishmëria mbrojtëse.

Kjo lidhet me kërkesat në rritje që NATO ndaj vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive. Rekrutimi i këtij personeli mbetet sfida më e madhe, siç e pranoi ministri Pistorius edhe gjatë konferencës së Bundeswehr-it në nëntor 2025.

Më shumë personel përmes shërbimit të ri ushtarak?

Falë një fushate intensive rekrutimi, Bundeswehr-i po rritet, por me ritme të ngadalta. Në fund të marsit ushtria gjermane kishte rreth 185.400 ushtarë aktivë, 3.300 më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius ka pritshmëri të larta nga shërbimi i ri ushtarak, i cili u prezantua në fillim të vitit. Me një kombinim stimujsh dhe detyrimesh, përfshirë kontrollin e detyrueshëm mjekësor për të gjithë të rinjtë meshkuj, Bundesëehr-i synon të rekrutojë më shumë vullnetarë. Nëse kjo nuk arrihet, mund të riaktivizohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili u pezullua në vitin 2011. Megjithatë kjo aktualisht nuk po diskutohet, theksoi sekretari i shtetit për mbrojtjen Nils Hilmer gjatë prezantimit të strategjisë ushtarake. "Jemi në rrugën e duhur.” - tha ai.

"Strategjia e rezervës”

Përveç strategjisë ushtarake ministri Pistorius prezantoi edhe disa dokumente themelore. "Profili i kapaciteteve” përshkruan aftësitë që janë të domosdoshme për forcat e armatosura, pra se çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë për një mbrojtje të suksesshme kombëtare, por edhe për "parandalimin dhe mbrojtjen në kuadër të aleancës”, pra në NATO, për shembull në fushën e mbrojtjes ajrore.

"Strategjia e rezervës” synon të sigurojë që deri në vitin 2033 të jenë në dispozicion mbi 200.000 rezervistë si një "urë lidhëse mes ushtrisë dhe shoqërisë civile”. Detyrat e tyre lidhen kryesisht me mbrojtjen territoriale dhe logjistikën. Edhe detajet e këtyre dokumenteve janë klasifikuar në pjesën më të madhe të tyre si sekrete.

Qindra masa kundër burokracisë në Bundeswehr

E ashtuquajtura "agjendë për zhburokratizim dhe modernizim” synon të luftojë burokracinë e tepërt në Bundeswehr. Ushtarët shpesh duhet të përballen me një numër të madh rregulloresh të detajuara shërbimi dhe formularësh, gjë që u merr kohë dhe energji.

Ministria e Mbrojtjes i ka rishikuar këto rregulla dhe synon t'i thjeshtëzojë dhe lehtësojë. "Të gjitha rregullat e brendshme do të kenë një afat të caktuar skadimi,” njoftoi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius. Nëse pas këtij afati ato nuk konsiderohen më të dobishme, do të hiqen automatikisht.

Gjithashtu, planifikohet krijimi i një "portofoli digjital të Bundeswehr-it”, i cili në të ardhmen do të përmbajë të gjitha dokumentet personale të rëndësishme për çdo pjesëtar të forcave të armatosura.

Më shumë fleksibilitet në planifikimin strategjik

Për të gjitha dokumentet e prezantuara për Bundesëehrin vlen një parim i përbashkët: ato nuk përcaktojnë objektiva të ngurta për një periudhë të caktuar kohore, por synojnë të jenë "dokumente të gjalla”, që mund të përshtaten vazhdimisht në varësi të zhvillimeve të situatës strategjike.

Me strategjinë e re Bundeswehr-i i jep vetes më shumë fleksibilitet se kurrë më parë dhe, në njëfarë mënyre, edhe një mentalitet të ri. "Duam të largohemi nga mënyra tradicionale e të menduarit në ‘kuti',” theksoi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Nga opozita reagoi zëdhënësi për çështjet e mbrojtjes i grupit parlamentar të partisë E Majta, Ulrich Thoden. Ai e cilësoi strategjinë ushtarake si "të arsyeshme dhe të nevojshme, duke pasur parasysh situatën reale të kërcënimit nga politika agresive e Rusisë”. Megjithatë, sipas tij, nuk është e nevojshme që Gjermania "synon të bëhet fuqi e madhe ushtarake.”/DW

gjermani ushtri lufta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj