23 Prill 2026, 16:48
Nga E.d
Një anije mallrash duke lundruar pranë Ngushticës së Hormuzit.
Detarët malazezë, që ndodhen në anijen e sekuestruar nga Irani në Ngushticën e Hormuzit, janë në gjendje të mirë, tha ministri i Detarisë i Malit të Zi, Filip Radulloviq.
Ata ndodhen në anijen MSC Francesca, e cila lundron nën flamurin e Panamasë, njëra nga dy anijet që u kapën nga marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, nën akuza se kishin shkelur rregullat dhe kishin tentuar të “largoheshin fshehurazi” nga Ngushtica e Hormuzit.
Radulloviq për Radio Televizionin e Malit të Zi tha se përfaqësuesit e Ministrisë së Detarisë janë në kontakt me kapitenin e anijes “MSC Francesca”, i cili është shtetas malazez, dhe se ai ka konfirmuar se të gjithë në bord janë mirë dhe në gjendje stabile.
“Anija është e ankoruar nëntë milje detare larg bregdetit iranian. Negociatat mes kompanisë MSC dhe Iranit po shkojnë mirë. Detarët tanë janë mirë, Ministria e Punëve të Jashtme është e informuar për zhvillimet. Jemi në kontakt edhe me kompaninë MSC Francesca. Sot në mëngjes patëm një bisedë me kapitenin e anijes, i cili është shtetas malazez”, tha Radulloviq të mërkurën në mbrëmje.
Ai tha se familjarëve të detarëve u është premtuar se shteti do të bëjë gjithçka për t’i kthyer ata në shtëpi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Panamasë, sipas raportimeve të mediave, ka njoftuar se anija MSC Francesca është zhvendosur “me forcë” në ujërat iraniane.
Panamaja e ka akuzuar Iranin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke thënë se ky veprim përbën një “sulm serioz ndaj sigurisë detare” dhe një “përshkallëzim të panevojshëm” të tensioneve.
Sipas njoftimit të Gardës Revolucionare Islamike, anija MSC Francesca dhe anija greke Epaminondas janë ndaluar nën akuzën se kanë tentuar të dalin “fshehurazi” nga Ngushtica e Hormuzit “pa autorizim” dhe për “shkelje të shumta dhe manipulim të sistemeve të ndihmës në navigim, duke rrezikuar sigurinë detare”.
Marina e Gardës njoftoi se këto anije janë transferuar në ujërat territoriale iraniane për inspektim të ngarkesës dhe dokumenteve.
Menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmin ndaj Iranit më 28 shkurt, Irani praktikisht bllokoi Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës para luftës kalonte një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz. Pavarësisht armëpushimit, Irani vazhdon të bllokojë kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa SHBA-ja ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane./REL
detarët malazezë iran anije
Bota
23 Prill 2026, 16:18
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi...
Bota
23 Prill 2026, 15:06
E.d
Foto ilustruse
Çmimi i karburantit për avionë (kerozina) është rritur me 122 përqind që nga fillimi i luftës me&n...
Bota
23 Prill 2026, 09:45
D.S
TURQI- Ligji që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç u miratua nga parlamenti turk të...
Bota
23 Prill 2026, 09:15
D.S
Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon që Teherani ta japë një përgjigje “të unifikuar” ndaj propozimeve të ...
Bota
23 Prill 2026, 08:45
D.S
John Phelan
SHBA- Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan, është larguar nga administrata e Trump. Largimi i tij do të hy...
Bota
23 Prill 2026, 08:38
D.S
Amal Khalil
LIBAN- Kryeministri i Libanit ka akuzuar Izraelin për krime lufte, pasi zyrtarët thanë se sulmet ajrore izraeli...
Bota
23 Prill 2026, 08:15
D.S
Skadimi i përjashtimit nga sanksionet amerikane për naftën iraniane javën e kaluar ka rikthyer në vëmendje strategjinë ekon...
Bota
23 Prill 2026, 07:55
D.S
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për të frenuar ...
Bota
22 Prill 2026, 22:55
D.S
Gjatë ditëve të fundit, linja ajrore spanjolle Iberia ka rifilluar uljet në Karakas, dhe American Airlines gjithashtu ka njoftuar planet p...
Bota
22 Prill 2026, 22:41
E.d
Sudan Gurung
Ministri i Punëve të Brendshme të Nepalit, Sudan Gurung, dha dorëheqjen nga posti i tij të mërkurën, duke t...