LIVE UPDATES
Bota

Skadimi i përjashtimit nga sanksionet vë fokusin në presionin financiar ndaj Iranit

Vendimi përkon me një përpjekje më të gjerë të Departamentit amerikan të Thesarit për të intensifikuar presionin ndaj rrjeteve të lidhura me furnizimet ushtarake të Iranit, përfshirë edhe një rund të ri të sanksioneve më 21 prill që shënjestroi entitete të përfshira në zhvillimin e armëve.

23 Prill 2026, 08:15 Nga D.S

Skadimi i përjashtimit nga sanksionet vë fokusin në presionin

Skadimi i përjashtimit nga sanksionet amerikane për naftën iraniane javën e kaluar ka rikthyer në vëmendje strategjinë ekonomike të Uashingtonit, teksa vendimmarrësit synojnë të kufizojnë qasjen e Teheranit në të ardhura dhe njëkohësisht menaxhojnë presionet e tregut global të energjisë.

Masa, e njohur si Licenca e Përgjithshme U, skadoi më 19 prill, duke i dhënë fund një periudhe të shkurtër kur ishte lejuar një sasi e konsiderueshme e naftës bruto iraniane – që vlerësohet të ketë arritur deri në 170 milionë fuçi – të qarkullonte më lirshëm në tregjet ndërkombëtare.

Vendimi përkon me një përpjekje më të gjerë të Departamentit amerikan të Thesarit për të intensifikuar presionin ndaj rrjeteve të lidhura me furnizimet ushtarake të Iranit, përfshirë edhe një rund të ri të sanksioneve më 21 prill që shënjestroi entitete të përfshira në zhvillimin e armëve.

Për disa analistë, koha e këtij vendimi pasqyron një përpjekje të qëllimshme për të harmonizuar instrumentet ekonomike me një qëndrim më të gjerë strategjik.

“Mendoj se administrata lejoi skadimin e licencës për të qenë në përputhje me kushtet e bllokadës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Max Meizlish, ish-zyrtar në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit.

“Qëllimi është që regjimit t’i hiqen të ardhurat dhe asetet që i nevojiten për të vazhduar përpjekjet e tij”, tha Meizlish, i cili aktualisht është hulumtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive. Ai shtoi se vazhdimi i përjashtimit nga sanksionet – që në praktikë lejonte dërgesat e naftës iraniane nën kushte të caktuara – do të kishte qenë në kundërshtim me këtë qasje.

Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane synon të kufizojë lëvizjet e anijeve cisternë – pavarësisht raportimeve të ndryshime lidhur me zbatimin e bllokadës – vë në pah atë që Meizlish e përshkroi si përpjekje për një konsistencë në politika.

Ndërsa skadimi i përjashtimit mbyll një rrugë për shitjen e naftës iraniane, ndikimi i tij i gjerë mbetet i debatueshëm, veçanërisht sa i përket asaj nëse ka ndryshuar në mënyrë domethënëse furnizimin global apo ka ndikuar kryesisht në dinamikat e çmimeve.

Gjatë periudhës kur licenca për përjashtim ishte në fuqi, nafta bruto iraniane, e cila më parë shitej me çmim të lirë për shkak të sanksioneve, ishte në gjendje të konkurronte më hapur në tregjet ndërkombëtare.

Sipas ekspertit për sanksione, Brett Erickson, ky ndryshim prodhoi pasoja konkrete financiare për Teheranin.

“Ajo që pamë ishte një kalim nga shitjet me çmim të lirë në, në disa raste, çmime mbi nivelet e tregut”, tha Erickson për Radion Evropa e Lirë.

“Ky ndryshim në fuqinë e çmimeve, madje më shumë sesa vëllimi, rriti në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat”.

Vlerësimet sugjerojnë se Irani mund të ketë përfituar mbi 1 miliard dollarë të ardhura shtesë gjatë periudhës së përjashtimit – një shifër modeste krahasuar me parashikimet paraprake, por gjithsesi e rëndësishme.

Në të njëjtën kohë, të dy ekspertët vunë në pikëpyetje nëse kjo politikë rezultoi me përfitime afatgjatë për stabilitetin e energjisë globale.

Meizlish tha se, ndonëse përjashtimi mund t’i ketë lejuar Iranit të përfitojë çmime më të larta, roli i tij në stabilizimin e tregjeve ka gjasa të ketë qenë i kufizuar.

“Nuk ka gjasa që vetë licenca të ketë sjellë shumë më tepër furnizim”, tha ai, duke shtuar se mekanizma më të fortë mbikëqyrës, si marrëveshjet e depozitës apo kërkesat për raportim, do të kishin mundur të përmirësonin transparencën.

Sanksionet e fundit të Thesarit amerikan që kanë për shënjestër individë, kompani dhe aeroplanë të lidhur me sektorin e mbrojtjes së Iranit janë pjesë e një skeme të njohur sanksionesh. Por, Meizlish sugjeroi se kushtet aktuale mund të kërkojnë një përdorim më të gjerë të instrumenteve financiare.

“Është mirë të shohësh paketa shtesë të sanksioneve”, tha ai. “Por, pyetja është nëse kjo qasje përkon me shkallën e situatës aktuale”.

Ai theksoi rolin e mundshëm të masave që shënjestrojnë institucionet financiare që lehtësojnë transaksionet iraniane, veçanërisht në juridiksione ku fondet iraniane historikisht kanë qarkulluar. Zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar tashmë se bankat në disa rajone mund të përballen me pasoja nëse nuk e kufizojnë një aktivitet të tillë.

Efektiviteti i kësaj qasjeje, sipas analistëve, do të varet nga zbatimi i saj.

Masat më të ashpra, si sanksionimi i institucioneve të lidhura me autoritetet dhe që lidhen me shqetësimet për pastrimin e parave, historikisht kanë pasur efekte të gjera, duke i përjashtuar në disa raste bankat nga sistemi financiar global.

Erickson e përshkroi strategjinë më të gjerë si një përpjekje për të aplikuar atë që zyrtarët e kanë quajtur “ekuivalenti financiar i forcës”, një fushatë e presionit të vazhdueshëm ekonomik që synon të kufizojë aftësinë e Iranit për të vepruar.

Në praktikë, tha ai, kjo mund të përfshijë forcimin e zbatimit të kufizimeve ndaj naftës, rritjen e izolimit financiar dhe vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj institucioneve që vazhdojnë të lehtësojnë tregtinë.

“Kjo është një formë gjithëpërfshirëse e presionit ekonomik”, tha Erickson. “Pyetja është sa shpejt prodhon rezultate dhe si reagojnë tregjet në ndërkohë”.

Të dy ekspertët theksuan kapacitetin për përshtatje të ekonomive nën sanksione, duke vënë në pah se Irani më parë ka krijuar rrugë për shmangie – përmes rrjeteve joformale të transportit detar e deri te kanalet alternative të financimit – për të zbutur kufizimet.

Në të njëjtën kohë, suksesi i çdo strategjie me gjasa do të varet nga koordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe nga qëndrueshmëria në zbatim. Qasjet e fragmentuara, siç theksoi Erickson, mund të ulin efektivitetin e përgjithshëm./REL

iran shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj