LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran shkaktoi krizë energjetike/ Brukseli bën thirrje për bashkëpunim, propozon një sërë masash

Deri më sot secili shtet  ka vepruar më vete, por Komisioni Evropian synon tani ta koordinojë më mirë këtë proces dhe ka propozuar një sërë masash, me të cilat shtetet anëtare mund të përballojnë rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

23 Prill 2026, 16:18 Nga E.d
Lufta në Iran shkaktoi krizë energjetike/ Brukseli bën thirrje
Foto ilustruse

BRUKSEL- Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi i konfliktit kostot për importin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me rrethh 24 miliardë euro. Si pasojë disa shtete anëtare kanë ndërmarrë tashmë masa për të lehtësuar barrën për konsumatorët dhe bizneset. Deri më sot secili shtet  ka vepruar më vete, por Komisioni Evropian synon tani ta koordinojë më mirë këtë proces dhe ka propozuar një sërë masash, me të cilat shtetet anëtare mund të përballojnë rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi: "duhet të përshpejtojmë kalimin drejt energjive vendase dhe të pastra” që shtetet anëtare të jenë në gjendje të përballojnë më mirë edhe në të ardhmen "stuhi gjeopolitike”.

Komisioni theksoi gjithashtu se vendet e BE-së që përdorin tashmë më shumë energji të rinovueshme ose energji bërthamore dhe që disponojnë "rrjete më fleksibile me kapacitete dhe mundësi të mjaftueshme magazinimi” janë më pak të prekura nga kriza aktuale energjetike dhe luhatjet e forta të çmimeve.

Energjia bërthamore pritet të luajë rol më të madh

Në një dokument të ri strategjik energjia bërthamore konsiderohet si një "përbërës i rëndësishëm” për shmangien e emetimeve të CO₂. Mini-centralet bërthamore dhe "shmangia e mbylljes së parakohshme të kapaciteteve ekzistuese bërthamore” mund të ndihmojnë në uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian rekomandon lehtësime tatimore për instalimin e pompave për ngrohje dhe të paneleve diellore, si dhe për blerjen e makinave elektrike.

Sipas dokumentit Brukseli synon gjithashtu të lehtësojë koordinimin mes shteteve anëtare, për shembull për mbushjen e depozitave të gazit, vënien në dispozicion të rezervave të naftës dhe miratimin e masave kombëtare emergjente.

Mbikëqyrje e rezervave të karburanteve

Përveç kësaj, Komisioni Evropian planifikon krijimin e një qendre, e cila do të mbikëqyrë furnizimin dhe rezervat e karburanteve në 27 vendet e BE-së. Konkretisht Komisioni propozon, ndër të tjera, koordinimin e mbushjes së depozitave të gazit në shtetet anëtare, në mënyrë që të shmangen rritjet e menjëhershme të çmimeve si pasojë e blerjeve të mëdha të njëkohshme. Po ashtu synohet optimizimi i shpërndarjes së kerozinës mes vendeve të BE-së për të parandaluar mungesat në trafikun ajror./DW

bashkimi evropian brukseli kriza energjetike

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht