27 Qershor 2026, 18:44
Nga E. D
Dua Lipa
PORTUGALI- Vetëm një muaj pasi i tha "Po" aktorit Callum Turner në një ceremoni private në Londër, ylli i muzikës pop Dua Lipa tashmë po bën bujë për diçka që shkon përtej top listave. Në një vendim që përzien pasionin e saj për muzikën, aktivizmin dhe letërsinë, superylli global Dua Lipa ka hapur një bibliotekë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar.
Biblioteka e hapur në Porto të Portugalisë, do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i rezistencës kundër censurës dhe një festë e lirisë intelektuale. Biblioteka, e cila ndodhet përgjithmonë në librarinë ikonike Livraria Lello në Porto të Portugalisë, do të paraqesë rreth 100 tituj të përzgjedhur me kujdes që sfidojnë pushtetin, censurën, përjashtimin dhe narrativat dominuese.
Dua Lipa, e cila themeloi ‘Service95 Book Club’, një klub libri që rekomandon një libër çdo muaj, e përshkroi projektin si një faltore për librat që janë zhdukur, për autorët, guximi i të cilëve demaskon strukturat e pushtetit dhe kontrollit, dhe për lexuesit që refuzojnë tu thuhet se cilin libër lejohen të lexojnë.
Përpjekjet letrare të Lipës shkojnë shumë përtej këtij projekti. E njohur për pasionin e saj ndaj leximit, Dua Lipa është gjithashtu kuratore e London Literature Festival në Southbank Centre për vitin 2026. Martesa e saj me aktorin Callum Turner filloi madje për shkak të një dashurie të përbashkët për romanin e Hernan Diaz, “Trust”.
Sipas Duas, biblioteka synon të promovojë lirinë e leximit dhe të sjellë në vëmendje vepra që janë ndaluar për shkak të temave si raca, seksualiteti apo të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, ndërsa në disa raste autorët kanë paguar edhe me jetën e tyre për ato që kanë shkruar. Biblioteka Manifesto në Porto, është pjesë e festivalit ndërkombëtar të librit BABELL./Dosja.al
dua lipa
Art&Argëtim
27 Qershor 2026, 07:07
I.A
Horoskopi
DashiNë marrëdhëniet personale sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, dhe një bisedë e hap...
Art&Argëtim
26 Qershor 2026, 07:05
E. D
DashiEnergjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e mbetura pezull. Në p...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 17:48
Dua Lipa dhe Callum Turner
Itali- Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 13:57
E.M
Jack White dhe Olivia Jean
SHBA- Bashkëshortja e muzikantit Jack White ka dorëzuar kërkesë për divorc, duke e akuzuar atë p&e...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 12:59
E.M
Villa Cerosta
ITALI- Villa Certosa, rezidenca e famshme në Gallura e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është blerë nga dinas...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 12:13
E.M
Madonna
FRANCA- Madonna ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve gjatë prezantimit të koleksionit të shtëpisë s&...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 11:28
E.M
Whitney Houston
SHBA- Familja e këngëtares Whitney Houston ka hedhur poshtë pretendimet e moderatores Oprah Winfrey se këngëtarja ...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 10:35
E.M
Shakira dhe Dua Lipa
SHBA- Shakira një nga artistet më të suksesshme me një ndikim të jashtëzakonshëm në industrin&...
Art&Argëtim
25 Qershor 2026, 07:07
E. D
Dashi
Mendimi yt është shumë i saktë, por gjendja jote shpirtërore në përgjithësi po të bën të pasigur...
Art&Argëtim
24 Qershor 2026, 12:38
E.M
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka humbur përkohësisht statusin e “trilionerit, pasi aksionet e kompanive të tij SpaceX dhe Tesla kanë ...