30 Tetor 2024, 15:18
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin vakant që u lirua nga dorëheqja e gjyqtares së gjykatës Kushtetuese, Elsa Toskës.
Në listën e aplikantëve janë dy ish-drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Naureda Llagami e Alfred Balla. Po ashtu, ka aplikuar për vendin vakant në Kushtetuese kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, Komisionerja Publike e Vetingut, Irena Nino, ish-anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti, si edhe juristët Klodian Rado, Eris Hysi, Gentian Zyberi, Sinan Tafaj dhe Nertila Sadedini.
Të gjithë këta emra do të kalojnë në filtrin e Parlamentit dhe njëri prej tyre pritet të emërohet në vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtarja Elsa Toska. Sipas njoftimit të Parlamentit, gjyqtari që do të zgjidhet në këtë procedurë, do të qëndrojë në detyrë deri në datën 24 nëntor 2028.
Elsa Toska u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019, për një mandat të plotë 9-vjeçar. Por, dy javë më parë ajo njoftoi zyrtarisht doreheqjen nga pozicioni, për "arsye familjare". Pas dorëheqjes, trupa e Gjykatës Kushtetuese shpalli vakancën dhe njoftoi organin e emërtesës së zonjës Toska për të vijuar me procedurat për zëvendësimin e saj. Tashmë, Parlamenti ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikime për zëvendësimin e ish-gjyqtares Toska. Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorëzohenin deri në datën 28 Tetor 2024.
elsa toska gjykata kushtetuese
Aktualitet
30 Tetor 2024, 14:38
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar listën emërore të punonjësve të Policisë që kanë shpreh...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 13:41
ZH.LL
Xhaxhai i 15-vjeçarit
MALIQ- Xhaxhai i 15-vjeçarit, i cili u plagos me thikë ditën e sotme nga babai ka rrëfyer për media...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 12:46
ZH.LL
Foto ilustruese
ITALIA- Një 40-vjeçar shqiptar po kërkohet nga autoritet e huaja pasi ka plagosur një ukrainas në Itali. Policia...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 12:22
ZH.LL
Foto ilustruese
DURRËS- Një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet, M.V., është arrestuar në flagrancë pasi me kamioni...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 12:13
ZH.LL
MALIQ- Është zbardhur dëshmia e babait që plagosi djalin e tij 15-vjeçar në Maliq, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme.
Burim...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 12:05
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Afati për aplikimet në lidhje me postet e drejtuesve të policisë në qarqe është mbyllu...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 11:55
ZH.LL
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në oborrin e gjimnazit “Shote Galica" Fushë Krujë...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 11:52
M.B
Qytetari
TIRANA- Dilaver Nelën, qytetari që sulmoi me vezë dhe kos, Fredi Belerin te Kryesia e Kuvendit të Shqipëris&eum...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 11:43
ZH.LL
TIRANË- Protesta e pensionistëve është shoqëruar me incidente. Jashtë ambienteve të Kryeministrisë në Tiranë...
Aktualitet
30 Tetor 2024, 11:31
I.A
Ambulance
MALIQ- Një konfilkt në familje ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se babai për motive të dobta ka...