2 Prill 2023, 22:52
Nga DOSJA
Juliani
TIRANË- Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes nënë e bir nuk gjen një rrugë zgjidhjeje. Juliani nuk pranon të lirojë shtëpinë që i ka blerë nëna e tij dhe që ka mundur t’ia marrë nëpërmjet kontratës së dhurimit duke i thënë se po firmoste për librezat e ujit dhe dritave.
Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.
Eni Çobani: Shtëpinë ajo ia mori asaj mosmirënjohëses, asaj krimineles, asaj që ia hodhi të tëra poshtë.
Ardit Gjebrea: Shiko, ajo mosmirënjohëse dhe kriminele është nëna e fëmijëve të tu. Atë kriminelen ta dhanë me zor ty?
Julian: Ma bënë me mblesëri. Mamaja më tha mua ta mbajmë që atë natë me gjithë babanë kur unë nuk e desha. Ata më thanë “epo mbaje”.
Ardit Gjebrea: Nuk e deshe ti, që natën e parë s’e deshe?
Julian: Nuk e desha. Babai e pëlqeu dhe mamaja dhe e mbajta.
Eni Çobani: Po mirë si e mbajte 15 vjet?
Julian: E mbajta për hir të fëmijëve.
Serije: Po e lije, e pe që nuk të shkonte, e lije.
Julian: Unë doja që të ndahesha mirëpo ndërhynte mamaja dhe babai, “mos, mos, mos”. E gëlltita dhe për hir të prindërve dhe për hir të fëmijëve, ajo nuk u shtrua dot që të hynte në brazdë me mua.
Eni Çobani: Serije, kërkesa jote e fundit ndaj djalit kush është?
Serije: Të lirojë shtëpinë.
Ardit Gjebrea: Julian, kemi mbaruar kohën televizive.
Julian: Një sekondë. Femra është shumë e zgjuar. Në qoftë se një femër e bën burrin për vete, burri gjithmonë ulet. Po kur femra do të dalë mbi burrin, si duhet të reagojë burri atëherë?
Julian: Ajo ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15. Nuk kishte shanse.
Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë:
Marrë nga TVKLAN
shihemi ne gjyq e diela shqiptare
Aktualitet
2 Prill 2023, 21:50
F.M
Foto Ilustruese
DURRËS- Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Këtë her...
Aktualitet
2 Prill 2023, 21:39
F.M
Momenti i përplasjes
TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e përplasjes së këmbësorit nga një automje...
Aktualitet
2 Prill 2023, 21:26
F.M
Kapshticë
Kapshticë
Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare ...
Aktualitet
2 Prill 2023, 20:13
Serija
TIRANË- Serija është një nënë që ka sjellë djalin e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në...
Aktualitet
2 Prill 2023, 19:54
F.M
Aksidenti në Astir
TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e para pas aksidentit të rëndë të ndodhur në A...
Aktualitet
2 Prill 2023, 19:51
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në një njoftim zyrta...
Aktualitet
2 Prill 2023, 18:36
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një telefonatë anonime, përmes të cilës është 'kërcën...
Aktualitet
2 Prill 2023, 16:03
F.M
Brian Syzo
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Brian Syzo, i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur në Pogradec...
Aktualitet
2 Prill 2023, 14:57
A.B
Marshimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbështetur marshin e qytetarëve në Prishtinë në mbrojte të ish-drejtuesve t&e...
Aktualitet
2 Prill 2023, 14:09
A.B
Policia
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka vënë...