26 Qershor 2022, 19:38
Nga I.A
Lumturia dhe Nazmiu
GJIROKASTËR- Lumturia dhe Nazmiu janë motër e vëlla të cilët kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një konflikti me vëllain tjetër, Kujtimin. Gjatë programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Nazmiu tregon se është arrestuar për shkak se ka transportuar me makinë dy sirianë dhe e burgosën në Gjirokastër. Asokohe, sapo i kishte ndërruar jetë djali 22-vjeçar dhe i kërkon ndihmë vëllait për pagesën e garancisë, me vlerë 10 milionë Lekë.
Ai i beson një prokurë për të marrë kredi me tapinë e shtëpisë, por pa e ditur, Kujtimi i kishte dhënë për të firmosur një akt dhurimi shtëpie dhe nuk e nxori nga burgu, por e la të shlyente dënimin 6-mujor. Tani, Nazmiu kërkon shtëpinë e tij, ndërsa Kujtimi ka thënë se pas vdekjes së babait të tyre ka mbetur një shuam prej 160 mijë Eurosh, që ai pretendon se i kanë marrë vëllezërit dhe motrat e tjerë. Ndaj, ai pretendon të mbajë shtëpinë peng derisa të marrë këto para.
Lumturia nuk kërkon para nga vëllai i saj, për të cilat ajo thotë se ia ka lënë nëna dhe ai i meriton, por kërkon të dijë se çfarë i takon nga pasuria e të atit.
Lumturi: Dëgjo, mamaja ime ishte kararsëzkë e madhe që nuk e donim as ne që ishim çupat.
Eni Çobani: Nuk e doje mamanë? Pse?
Lumturi: Për huqet që kishte, ai i bëri hyzmet.
Eni Çobani: Ah, i ka marrë lekët?
Lumturi: Ia dha nëna e tij moj.
Eni Çobani: I kam me testament.
Lumturi: Ia dha nëna e tij, ai t’i ketë hallall.
Eni Çobani: Po juve pse ju përjashtoi nëna Lumturi?
Lumturi: Neve s’na dha asnjë gjë.
Lumturi: S’deshi. Unë s’kam debat lekësh me këtë, dua pjesën e babait, dua ku më ka vënë këmbët babai im që më ka vdekur.
Eni Çobani: Babai i parë, nga burri i parë i nënës?
Lumturi: Jam vajza e madhe, jam e para e shtëpisë. Ai lekët t’i hajë, t’i bëjnë mirë. Ai i qëndroi në huqe.
Nazmiu konfirmon se ai u kujdes për disa vite për nënën e tij, e cila ka lënë një testament prej të cilit ai ka përfituar para.
Lumturi: T’i hash gëzuar! O budalla! Ty ajo të la si pasha, po do shkoje do merrje sirianë ti re! O matuf! Budalla! Ty të la si pasha ajo!
Marrë nga tvklan.al
eni çobani shihemi në gjyq
Aktualitet
26 Qershor 2022, 18:53
I.A
Valbone
VALBONË- Katër turistë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Valbonë. Mësohet se të katë...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 18:43
I.A
Policia
GREQI- Disa shqiptarë kanë rrahur për vdekje një 42-vjeçar në Greqi. Protothema shkruan se përplasja e ashp&...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 18:27
I.A
Policia
TIRANË- 9 drejtues mjetesh janë arrestuar ditën e sotme nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit. Shofer&...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 17:53
k.m.
Momenti i arrestimit të Kastriot Ramazanit; Hamdi Skuqit dhe Gazmend Doçit
TIRANË- Dëshmia e Hamdi Skuqit zbuloi identitetin e dy pe...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 16:55
k.m.
Esperanca dhe Marsida
TIRANË- Esperanca, pas 32 vitesh kërkoi në “Ka Një Mesazh Për Ty”, vajzën e saj biologjike,...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 16:43
k.m.
Pamje nga magazina
BERAT- Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” n&...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 16:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e pandemisë së ...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 16:18
k.m.
Pamje nga zjarri
FIER- Dalin pamjet e para nga zjarri që ka rënë në fshatin Jakodin të bashkisë së Roskovecit në Fi...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 15:58
k.m.
Foto ilustruese
ROSKOVEC- Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Në fshatin Jakodin të Bashkisë Roskovec në Fier, ...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 15:38
k.m.
Spitali Rajonal Kukës
KUKËS- Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit, të gjith&...