LIVE UPDATES
Aktualitet

“Papi”, “Visi” dhe “Zyra”/ Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen milionat e mafies së kokainës në Tiranë

“Visi” organizonte takimet, menaxhonte rrjetet dhe siguronte që paratë e depozituara në Zvicër të tërhiqeshin në Ballkan. Ndërsa, “Papi” kishte rol qendror në Shqipëri, duke drejtuar një pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku shpërndaheshin paratë e ardhura nga jashtë. Aargauer Zeitung shkruan se, paratë që përfundonin në Tiranë, shpesh dërgoheshin me avion nga Bazeli në Prishtinë dhe më pas me rrugë tokësore në Shqipëri.

20 Prill 2026, 14:24 Nga E. D
“Papi”, “Visi” dhe “Zyra”/ Gazeta zvicerane:
foto ilustruese

ZVICËR- Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung ka përshkruar me detaje sesi një grup kriminal pastronte milionat në Tiranë. Paratë e fituara nga punët e jashtëligjshme pastroheshin përmes një agjencie udhëtimesh në Lucernë e quajtur “Zyra”.  Sipas artikullit, “Visi” ishte koordinatori dhe dyshohet kreu i bandës ballkanike, njëkohësish emër i njohur për drejtësinë zvicerane. 

“Visi” organizonte takimet, menaxhonte rrjetet dhe siguronte që paratë e depozituara në Zvicër të tërhiqeshin në Ballkan. Ndërsa, “Papi” kishte rol qendror në Shqipëri, duke drejtuar një pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku shpërndaheshin paratë e ardhura nga jashtë. Aargauer Zeitung shkruan se, paratë që përfundonin në Tiranë, shpesh dërgoheshin me avion nga Bazeli në Prishtinë dhe më pas me rrugë tokësore në Shqipëri.

Banda kishte edhe bashkëpunëtorë të tjerë me role specifike. Në artikull tregohet se “Numri 4” merrej me mbledhjen dhe dorëzimin e parave kur agjencia ishte e mbyllur. Ndërsa “Xeni”, vëllai i pronarit të agjencisë në Lucernë, i cili së bashku me një ose dy djem luante një rol të rëndësishëm. Ai ishte një nyje kyçe e rrjetit Hawala nga Lucerna drejt Tiranës.

Grupi kishte edhe një bashkëpunëtor tjetër, “Nipi”, i afërm i Visit. Ky merrte drejtimin e operacioneve në mungesë të tij dhe dyshohet se ka transportuar personalisht shuma të mëdha drejt Ballkanit. Aktualisht, autoritetet në Shqipëri dhe Zvicër po vazhdojnë hetimet dhe procedurat penale ndaj të dyshuarve. “Visi” ndodhet në paraburgim në Zvicër që nga viti 2024 dhe pritet të dalë në gjyq, ndërsa “Papi” ndodhet në burg në Shqipëri në pritje të procesit.

Atikulli i AARGAUER ZEITUNG:

“Shkruaj Burimit, Burimi e di çfarë i duhet dhe unë flas me babin”: Këtë e ka thënë “Visi”, në një bisedë telefonike të përgjuar me një klient të quajtur Arjan. Ky i fundit donte të transferonte në mënyrë diskrete një sasi të madhe parash nga Zvicra në Shqipëri.

Në lojë është një grup kriminal që dyshohet se ka pastruar miliona euro para droge përmes një agjencie udhëtimesh në Lucernë. “Visi” ishte koordinatori dhe dyshohet kreu i bandës ballkanike.

Mediat shqiptare kanë zbuluar së fundmi detaje të reja për grupin, i cili komunikonte përmes shërbimeve të enkriptuara si SkyECC. Këto të dhëna plotësojnë figurën me kode dhe nofka.

“Papi”

Ai është një figurë kyçe e strukturës dhe një emër i njohur për drejtësinë zvicerane. Rreth 20 vite më parë jetonte me familjen në rajonin e Bielit në Zvicër dhe ishte dënuar për trafik droge. Kur hetuesit zviceranë dhe shqiptarë nisën hetimet për rastin e agjencisë në Lucernë, ata u përballën sërish me emrin e tij.

Në Shqipëri ai konsiderohej si bos i kokainës dhe u arrestua në Tiranë në vitin 2018 në një operacion antidrogë, por u lirua shpejt. Në strukturën e Lucernës, “Papi” kishte rol qendror në sistemin Hawala – një sistem informal transferimi parash. Përmes këtij sistemi, të ardhurat nga droga dërgoheshin nga Zvicra në Ballkan përmes agjencisë së udhëtimeve.

“Papi” drejtonte një pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku këto para paguheshin. Paratë, që përfundonin në Tiranë, shpesh dërgoheshin me avion nga Bazeli në Prishtinë dhe më pas me rrugë tokësore në Shqipëri.

Pas arrestimit të korrierit Burim, “Papi” thuhet se ka kryer vetë disa transportime. Ai ishte në kontakt të vazhdueshëm me “Visin” për koordinimin e dërgesave.

Sipas hetuesve, “Papi” ishte gjithashtu pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së drogës nga ku vinin këto të ardhura kriminale. Autoritetet flasin për disa kanale të ndryshme të rrjetit të trafikut të drogës që gjeneronin fitime të rregullta. Familjarë të “Papit” janë aktivë prej vitesh në Zvicër, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Në vitin 2025, “Papi” u arrestua në Tiranë, ndërsa u sekuestruan disa prona dhe shuma të mëdha parash si te ai, ashtu edhe te “Visi”.

“Visi”

E gjithë struktura – si rrjeti i drogës ashtu edhe transferimi i parave drejtohej sipas hetuesve nga “Visi”. Ai është djali i një biznesmeni të njohur me lidhje ndërkombëtare, sidomos në SHBA. Babai i tij konsiderohet nga disa si kreu i organizatës, por ai vetë mohon çdo përfshirje.

“Visi” ishte gjithashtu aktiv në sistemin Hawala: ai siguronte që paratë e depozituara në Lucernë të mund të tërhiqeshin në Prishtinë ose Tiranë. Në një rast të përgjuar, ai ka deklaruar se sistemi funksiononte edhe në drejtim të kundërt – nga Shqipëria në Zvicër – dhe se dispononte rreth 2 milionë franga që mund t’i paguante.

Ai konsiderohet gjithashtu “koordinatori kryesor” i disa rrjeteve të drogës në Zvicër. Përfaqësuesit e këtyre rrjeteve takoheshin rregullisht dhe ai përcaktonte “planet e udhëtimit, kohën dhe rendin e takimeve”, sipas hetimeve. Brenda bandës kishte disiplinë të fortë organizative. Një pjesë e rrjetit operonte edhe nga Grenchen në Zvicër.

“Zyra”

Qendra e bandës në Zvicër ishte një agjenci udhëtimesh në Lucernë. Brenda grupit ajo quhej “Zyra”. Ajo i përkiste një biznesmeni kosovar dhe djemve të tij, të cilët gjithashtu janë të akuzuar. Familja zotëron disa kompani në Zvicër, përfshirë edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në “Zyrë” dorëzoheshin paratë e drogës. Vetëm nga komunikimet përmes Surespot dhe Signal, Prokuroria Federale ka dokumentuar depozita prej mesatarisht rreth 60,000 franga në ditë. Më shumë se 40 korrierë droge dyshohet se kanë dorëzuar para aty.

Fakti që “Zyra” kishte një degë të drejtuar nga një nga djemtë në aeroportin e Bazelit nuk duket rastësi: paratë nga aktivitetet e drogës shpesh transportoheshin me avion drejt Kosovës.

Më pas, banda i zhvendoste paratë përmes sistemit Hawala në Ballkan. Komisioni ishte rreth 6% dhe ndahej mes “Visit” dhe “Zyrës”.

“Numri 4”

Kur “Zyra” ishte e mbyllur, paratë mund të dorëzoheshin te “Numri 4” pronari i një firme pastrimi në zonën e Lucernës. Ai konsiderohej i besuar i “Visit” dhe familjes së tij, dhe është gjithashtu i akuzuar.

Ndryshe nga të tjerët, ai ka bashkëpunuar më shumë me hetimet. Para Prokurorisë Federale zvicerane, ai ka shpjeguar mënyrën e funksionimit në Lucernë: “Shkon atje, njerëzit njihen mes vete, dorëzon paratë; ato që unë i detyrohesha. Pastaj i shkruaja ose i telefonoja se paratë u dorëzuan dhe kaq.” Me “atë” i referohej “Visit”.

“Numri 4” mblidhte para nga disa pika të trafikut të drogës për organizatën e Visit dhe i sillte në agjenci. Gjithashtu shërbente si shofer i Visit kur ky ndodhej në Zvicër.

“Xeni”

Në Prishtinë ndodhej vëllai i pronarit të agjencisë në Lucernë, i cili së bashku me një ose dy djem luante një rol të rëndësishëm. Ai ishte një nyje kyçe e rrjetit Hawala nga Lucerna drejt Tiranës.

Sipas hetuesve, tek “Xeni” tërhiqeshin rregullisht para, të cilat me shumë gjasa kishin ardhur me avion nga Zvicra në Prishtinë. Edhe “Papi” ka tërhequr disa herë para në këtë pikë për t’i çuar më pas në Tiranë.

“Nipi”

Bëhet fjalë për Burimin e përmendur më parë. Ai, si i afërm i Visit, merrte koordinimin e strukturës së Lucernës kur ky mungonte. Edhe ai ka qenë shpesh në Lucernë.

“Nipi” dyshohet se ka transportuar vetë disa herë shuma të mëdha drejt Ballkanit. Një herë, policia kufitare në Shqipëri gjeti 76,000 franga në çantën e gruas së tij, kur çifti po kthehej nga Kosova me një Mercedes.

Në një bisedë të përgjuar, Visi ka thënë se nipi kishte marrë një “porosi”. Paratë ishin nisur fillimisht nga Lucerna.

Procese në Zvicër dhe Shqipëri

Po dalin gjithnjë e më shumë detaje, por rrjeti i agjencisë në Lucernë ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos degëzimet në Zvicër.

Si Prokuroria Speciale në Shqipëri ashtu edhe Prokuroria Federale në Zvicër po zhvillojnë procedura penale ndaj disa personave të arrestuar në 2024 dhe 2025. “Visi” ndodhet në paraburgim në Zvicër që nga viti 2024 dhe pritet të dalë në gjyq. “Papi” ndodhet në burg në Shqipëri në pritje të procesit. Vlen parimi i prezumimit të pafajësisë./Dosja.al

banda shqiptare

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend