Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, reagon Policia: Nuk ka asnjë kallëzim
17 Qershor, 12:35
...
Aktualitet
U mbyt në Liqenin e Ulzës, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Armando Zajsit
Struktura të rëndesishme shtetërore dhe vendore jane angazhuar në këtë operacion duke përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat RENEA, Forcën Detare, Mbrojtja Civile, Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi si dhe vullnetarë apo banorë që e njohin mirë zonën.
17 Qershor 2026, 12:49Nga G.M
Foto Ilustruese
DIBËR- Vazhdon edhe këtë të mërkurë operacioni i kërkim-shpëtimin për gjetjen e trupit të Armando Zajsit nga Laçi, i cili mbeti viktimë dy ditë më parë në Liqenin e Ulzës ku levizte me nje mjet uji.
Struktura të rëndesishme shtetërore dhe vendore jane angazhuar në këtë operacion duke përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat RENEA, Forcën Detare, Mbrojtja Civile, Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi si dhe vullnetarë apo banorë që e njohin mirë zonën.
Mbi 120 efektivë dhe vullnetarë janë angazhuar në terren, të cilët janë mbështetur nga mjete lundruese, autoambulanca dhe pajisje te specializuara kërkimi. Ekipet e polumbarëve kanë kryer zhytje në thellësi të liqenit ndërsa njëkohësisht janë zhvilluar kërkime intensive në sipërfaqen e ujit./Dosja.al