LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më thoshin Gazma, Gizmet, emra turk”, Gazmendi kujton bullizimin, nëna: Po ç’faj kam unë?

Emri Gazmend është kthyer në “makthin” e djalit që prej fëmijërisë kur kanë emigruar në Greqi. Në vendin fqinj, emri i tij shqiptohet ndryshe dhe do të thotë “kazmë”, ndaj ai është bullizuar shpesh.

30 Tetor 2022, 18:57 Nga k.m.
“Më thoshin Gazma, Gizmet, emra turk”, Gazmendi kujton
Luljeta dhe Gazmendi

Emri që Luljeta i ka vendosur djalit të saj është arsyeja pse ai prej 5 vjetësh nuk flet me nënën e tij. Sot ajo e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, takimi i tyre i parë në kaq kohë po ndodh në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, pasi edhe në vendin ku jetojnë, në Greqi, qëndrojnë në qytete të ndryshme. Emri Gazmend është kthyer në “makthin” e djalit që prej fëmijërisë kur kanë emigruar në Greqi. Në vendin fqinj, emri i tij shqiptohet ndryshe dhe do të thotë “kazmë”, ndaj ai është bullizuar shpesh.

Luljeta: Lind ai, kisha dy fëmijët, kam edhe një gocë, edhe djalin. Në kohën e trazirave, në ’96-ën, ’97, për t’i shpëtuar fëmijët si shumë shqiptarë të tjerë, morëm fëmijët dhe kam ikur malit me një fëmijë në sqetull dhe një në dorë.

Eni Çobani: Deri në ‘97 ku ke jetuar?

Luljeta: Në rrethin e Lushnjes.

Eni Çobani: Në rrethin e Lushnjes, pra, po.

Gazmend: Qëkur ikëm atëherë që isha i vogël, 6 për vjeç, kisha problem. Që me shokët, sa u futa në klasën e parë që në muajt e parë, se brenda 4-5 muajve e flisja greqishten shumë mirë atëherë, isha i vogël, e mësova kollaj.

Eni Çobani: Po, sigurisht, se fëmijët e kapin më shpejt gjuhën e huaj.

Gazmend: Fëmijët edhe kur isha në klasë, në mësim, si i thonë… në pushim, qeshnin.

Eni Çobani: Po, e kuptoj që ti ke vështirësi për të folur, mos ki problem se ne të kuptojmë.

Gazmend: Po, me emrin që kam. Thoshin të të thërrasim më mirë Gazma, e kemi më kollaj neve. Çdo njeri, mësuesit thoshin njëherë Gazma, tjetri Gizmet, tjetri Gazmend… thoshin emra turk, unë e kisha problem. Edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i them njeriu këtë emër se qesh.

Luljeta: Po ç’faj kam unë moj zonja Eni?

Gazmend: Kam që në ’97 që mundohem e deri tani më tallin shokët e shumë njerëz të tjerë me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, unë kam probleme në jetën time, nuk po kërkoj ndonjë gjë të madhe.

Eni ÇobaniTë lutem. Emri për të cilin neve flasim sepse t’u drejtuam dhe më parë, është një nga emrat më të bukur shqiptarë se duhet të jemi tani të pastër dhe të drejtpërdrejtë se po na ndjek një publik shumë i madh. Emri yt është Gazmend.

GazmendKemi një problem me këtë emër se ky emër në Greqi shqiptohet, si ta them se nuk e di si ta them shqip, thuhet me një emër tjetër grek që nuk është emër i bukur dhe unë e kam problem në jetën time.

Ardit GjebreaNuk është emër i bukur?

Eni Çobani: Pra shqiptimi i emrit Gazmend?

GazmendPo.

Ardit Gjebrea: Si shqiptohet?

Gazmend: Është njëlloj me emrin Gazmas.

Ardit Gjebrea: Ça është Gazmas në greqisht?

Gazmend: Është kazmë.

Luljeta: Po ç’faj kam unë të keqen nëna për atë emër? Unë jetoja në Shqipëri, s’jetoja në Greqi.

Gazmendi shpjegon se e njëjta histori u përsërit edhe kur ai ndoqi ushtrinë pasi i kërkonte eprorëve të mos e shqiptonin emrin e tij. Aktualisht, në Greqi emri i tij i pagëzimit është Panajot, emër të cilin dëshiron ta ketë edhe në Shqipëri.

shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend