3 Korrik 2022, 18:47
Nga F.M
Adelina dhe Nazmiu
TIRANË- “Shihemi në Gjyq” këtë javë vazhdon të trajton problemin e Nazmiut, por kësaj here në vend të motrës së tij, përballë ndodhet ish-bashkëshortja, Adelina. Ajo ka ardhur nga Italia posaçërisht për “E diela shqiptare” në Tv Klan për shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg. Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi.
Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e revoltuar për situatën, që i ka ndodhur menjëherë pas humbjes së djalit 22-vjeçar Majin e shkuar. Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit. Në publik, ndodhet edhe motra e madhe e Nazmiut, e cila ishte në vendin e Adelinës javën e kaluar, Lumturia.
Adelina: Po çfarë pret ti nga ata njerëz, mua më vjen turp edhe ta them sot këtu. Po ti në 2012 mua më ke shkrirë në dru për ato ore apo harrove që unë të ndava për atë muhabet?
Nazmi: Me këtë historinë e Skënderbeut tani.
Adelina: Ta kap këtë shishen ta hedh. A nuk të ndava në Itali?
Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?
Adelina: Për çfarë? Pse nuk mbajta djalin e atyre unë! Ato ishin prezent, kanë ndenjur 3 javë në Itali te shtëpia ime, i biri ishte në burg dhe unë isha e detyruar që për të dytën herë unë të mbaja djalin e tyre në arrest shtëpie. Herën e parë mua më ka ardhur asistenca sociale për të më marrë fëmijët. Jam detyruar e kam hequr nga shtëpia djalin e Kujtim Veselit dhe i kam marrë shtëpi tjetër në një fshat tjetër aty afër.
Eni Çobani: Që mos ta kishe në shtëpi?
Adelina: Që mos ta kisha në shtëpi sepse do më merrnin fëmijët. Po pse ia kam për borxh unë atyre? Po pse mor maskara, ia kishim për borxh?
Nazmi: Çfarë do ti tani, me historinë e Skënderbeut merresh ti?
Adelina: Çfarë dua unë? Unë dua shtëpinë se ti më kokërr leku nga unë nuk merr, sa të jetë jeta dhe sa të jetë kjo kokë!
Nazmi: Më lër rehat, mos ashtu, njëherë filloi ajo, ka ndonjë tjetër javës tjetër?
Adelina: Më ke llahtarisur kalamajtë, më ke shtrirë përtokë për ato dhe aty ato prezent, Eni, po të betohem në shpirt të atij djali, nuk është ngritur njeri në këmbë.
Marrë nga tvklan.al
adelina nazmiu shihemi ne gjyq
Aktualitet
3 Korrik 2022, 18:38
F.M
Kundravajtje në Tiranë
TIRANË- Një drejtues mjeti ka vënë në panik shumë të tjerë që po udhëton...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 18:16
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me arsenal armësh. Në njoftimin zyrta...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 18:03
F.M
Gëzim A
GREQI- Mediat greke kanë publikuar foton e një tjetër shqiptari që mbeti i vrarë në Athinë si pasojë e...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 17:27
F.M
Aksi Kardhiq-Delvinë
DELVINË- Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin pl...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 17:06
F.M
Far Westi në Athinë
ATHINË- Far West-i mes shqiptarëve në Athinë që la tre të vrarë e dy të plagosur ka s...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 16:58
e.k
Foto ilustruese
KRUJË- Një zjarr kja përfshirë kodrat e Krujës pak minuta më parë ndërkohë që era e fort&...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 16:43
F.M
Adil Tafa dhe përplasja
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamje të tjera nga ngjarja e rëndë me tre shqiptarë të vrar&e...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 16:51
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Shifrat e pacientëve të infektuar me COVID-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në 24 or&e...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 15:50
e.k
Pamje nga zjarri i rënë
LEZHË- Mali i Torovicës në Lezhë është përfshirë nga flakët mbasditen e sotm...
Aktualitet
3 Korrik 2022, 15:34
e.k
foto ilustruese
TEPELENË-Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë ku një makinë tip “Benz” q&...