1 Shtator 2022, 22:03
Nga e.k
Emigrantë të ndaluar nga Policia Kufitare
BRITANI- Shqiptarët që kalojnë në mënyrë ilegale kanalin e "La Manshit" janë kthyer në vëmendjen e mediave të huaja.

Daily Mail shkruan se në këtë një rol të rëndësishëm luan dhe krimi i organizuar shqiptar. Një çmim prej 4,000 £ tani duket të jetë kostoja sipas një postimi të fundit të TikTok në shqip dhe anglisht, që ofronte nisje çdo ditë – që është një ulje e konsiderueshme me një shifër prej rreth 10,000 £ në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
“Një çmim prej 4 mijë £ duket se është kostoja sipas një postimi të fundit të TikTok në shqip dhe anglisht që ofron nisje çdo ditë. Kjo duket si një ulje e konsiderueshme nga shifa prej rreth 10 mijë £ në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e kësaj vere është nxitur nga një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që bëjnë udhëtimin me gomone. Një ekspert i emigracionit tha se numri i të ardhurve në javët e fundit ka qenë ‘absolutisht i paprecedentë’ si për sa i përket atyre që vinin brenda një dite, por edhe numrit që tani po grumbullohet në çdo varkë”, thuhet në shkrimin e prestigjozes britanike.
Më shumë emigrantë mbërritën përtej Kanalit në gusht sesa në të gjithë vitin 2020, me shifrat përfundimtare për muajin që tregojnë se 8,644 njerëz arritën në Britani me varka të vogla nga Franca veriore, krahasuar me 8,410 në të gjithë vitin 2020. Rritja e madhe e kësaj vere është nxitur nga një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që bëjnë udhëtimin me gomone nën standarde. Zyrtarët e Home Office kanë thënë se më shumë se 6,000 shqiptarë kanë mbërritur deri më tani këtë vit, krahasuar me më pak se 900 në tre vitet e mëparshme së bashku.
Lucy Moreton, kreu i Unionit të Shërbimit të Imigracionit, i cili përfaqëson stafin e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, tha sot se çmimi më i ulët tregon se është një 'rrugë shumë mirë e vendosur, pothuajse komerciale e hyrjes në MB tani'.
britani e madhe
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:41
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije detaje lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt. Sipas tij, në deklarat&...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:44
e.k
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala bëri deklaratën e fortë teksa tha se mes armiqve të fuqishëm të Ervis Mart...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:37
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se nga data 1-5 gusht, Ervis Martinaj ka bërë pushime në jug të vendit, më...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:34
k.m
Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno deklaroi se për herë të fundit Ervis Martinaj ka qenë në një pallat në zon&e...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:30
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentin kur ka tentuar që të bëjë një intervistë me bizne...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:23
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tregoi një detaj të ri lidhur me dosjen e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sipas saj, në...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se ka shkuar në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. I...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:10
k.m.
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala
TIRANË- Zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka ditë që ka tërhequr ...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 19:41
e.k
Makina e përfshirë nga flakët
TIRANË- Një automjet ka shpërthyer në flakë para pak minutash te “Rruga e ...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 19:26
I.A
Foto ilustruese
GREQI- Ajo u divorcua katër vjet më parë për të hequr qafe shtypjen, por nuk mundi të hiqte qafe praninë...