LIVE UPDATES
Ekonomi

Zhvillimi i Ekonomisë Blu, Shqipëria kërkon 80 milionë USD borxh tek Banka Botërore

22 Shtator 2021, 09:00 Nga DOSJA
Zhvillimi i Ekonomisë Blu, Shqipëria kërkon 80 milionë USD

TIRANË– Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore dhe këtë herë nën një projekt për Zhvillimin e Ekonomisë Blu. Bëhet fjalë për një shumë 80 milionë dollarë e cila do të merret nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave por do të ketë si zbatuese Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Në një përmbledhje të bërë nga qeveria shqiptare thuhet se projekti do të ndihmojë në zbatimin e një qasjeje kombëtare dhe lokale sa i takon Ekonomisë Blu të integruar.

“Ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri që promovon rritje ekonomike, përmirësim të jetesës si dhe krijon vende pune duke ruajtur shëndetin e ekosistemit detar dhe atij në bregdet. Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik” thuhet në dokument.

Në total parashikohet që projekti të ketë tre komponentë. I pari është ai për mundësimin e mjedisit për ekonominë blu i cili do të forcojë politikat dhe kapacitetet institucionale për heqjen e kufizimeve detyruese për zhvillimin dhe zgjerimin e BE-së (ekonomisë blu) në nivelin kombëtar. Aktivitetet e propozuara nën këtë komponent përfshijnë asistencë teknike dhe mbështetje për planifikimin hapësinor detar, platformat e koordinimit për ekonominë blu, shqyrtimin e planifikimit dhe zbatimit të investimeve, vlerësimi strategjik mjedisor dhe social i planit të zhvillimit të zonës së projektit, sistemi i monitorimit të ndotjes me plastikë, futja e instrumenteve të bazuara në treg për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, modele të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, peshkimin dhe akuakulturën e qëndrueshme, zhvillimin e kërkimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar.

Komponenti i dytë është ai për zhvillimin e BE në zona të zgjedhura dhe do të mbështesë zbatimin e një modeli të ekonomisë blu në nivel lokal nëpërmjet financimit të investimeve të integruara në tokë, bregdet dhe det. Ky komponent do të mbështesë përgatitjen e pjesëmarrjes në programeve të veprimit të ekonomisë blu që promovojnë zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, mbrojtjen e bregdetit nga rreziqet e erozionit dhe përmbytjet, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e tokës dhe peizazheve detare, duke kontrolluar dhe zvogëluar ndotjen.

Gjatë fazës së përgatitjes projekti mund të rrisë numrin e zonave të mbrojtura, pyjeve, si dhe lagunave apo ligatinave. Komponenti i tretë lidhet me zbatimin e projektit dhe do të ketë në fokus ekipin e menaxhimit të projektit, stafin, trajnimet, prokurimet. Projekti i qeverisë vjen fill pas një studimi të Bankës Botërore i cili u publikua në fund të vitit 2020 dhe që vinte theksin tek përfitimet që mund të kishte nga ekonomia blu duke parë dimensione nga turizmi tek peshkimi.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi shqiperia kerkon 80 mln usd borxh tek bb zhvillimi i ekonomise blu shqiperia kerkon 80 mln usd borxh tek bb zhvillimi i ekonomise blu

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin