Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Me matjet sipas metodës se Eurostat, inflacioni në vendin tonë ka rezultuar në muajin gusht 2.7% duke ju afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%. Matjet nga Eurostat regjistruan një rritje më të lartë të çmimeve në vendin tonë në krahasim me matjet nga metoda kombëtare e INSTAT që raportoi inflacion 2.4% në gusht.
Sipas metodologjisë së Eurostat rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8%, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,1% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7% dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3%.
Ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte 0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “Transporti” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, u ulën me 0,6%, pasuar nga “Shëndeti” me 0,2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.
Në fillim të vitit 2017 për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, iNSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. iÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); iHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Parku i Liqenit të Farkës, një projekt që parashikohet të zbatohet nga Bashkia e Tiranës është ankimuar së fundmi nga një operator ekonomik (...
TIRANË– Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren “Për debitimin direkt”, që do të mundësojë për herë të parë kryerjen e veprimeve të këti...
TIRANË– Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qënd...
Pasi ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve me 15 mijë maturantë, ka nisur në 19 shtator deri në 21 shtator raundi i dytë për të gjithë të rinjtë që nuk fi...
Viti 2020 shënoi një kthesë të menjëhershme për shumë biznese, ndër të cilat industria e fitnesit pati ndikim negativ. Njëkohësisht, në mes të karantinës, lindë...
TIRANË- Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës ka shpjeguar sot se ka një interes shumë të lartë të maturantëve për disa nga programet e studimit ...
Bizneset shqiptare, që kanë marrë statusin e operatorit ekonomik të autorizuar, do të mund të përfitojnë së shpejti të njëjtat lehtësi që u ofron ky status edhe...
Një valë tjetër pandemike mund të ndikojë rëndë në kushtet e udhëtimit ndërkombëtar dhe kërkesën e jashtme për produktet shqiptare, pasi më shumë se 75% e ekspo...
13.5% e shqiptarëve vetë-deklaruan në vitin 2019 se ata nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.Shif...
Ndërsa shumë sektorë të ekonomisë po rikuperohen me shpejtë dhe po e arrijnë dhe tejkalojnë nivelin e para krizës, nuk po ndodh e njëjta gjë me baret dhe restor...