LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Interpolit, kandidaturat janë shqetësuese

22 Nëntor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Interpolit, kandidaturat janë

FRANCË – Grupet e të drejtave të njeriut dhe ligjvënësit e vendeve perëndimore po paralajmërojnë se rrjeti i fuqishëm global i oficerëve të policisë, Interpoli, mund të bjerë nën influencën e qeverive autoritare, ndërsa kjo agjenci po zhvillon këtë javë në Stamboll takimin për të zgjedhur drejtuesit e saj të rinj.

Sipas US news, përfaqësuesit e vendeve si Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po konkurrojnë për postet kryesore në këtë agjenci me seli në Francë, gjatë asamblesë së saj të përgjithshme që mblidhet në Turqi të martën.

Interpoli thotë se refuzon të përdoret për qëllime politike. Kritikët thonë se nëse fitojnë këta kandidatë, në vend që të gjurmojnë dhe të kapin trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore, të dyshuarit për krime lufte dhe të akuzuarit për ekstremizëm, këto vende do të përdorin shtrirjen globale të Interpolit për të kapur disidentët dhe madje edhe kundërshtarët politikë në vendet e tyre.

Dy kandidatë janë kritikuar në veçanti: Gjeneral Major Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili kandidon për t’u zgjedhur në postin 4-vjeçar të presidentit të Interpolit; si dhe Hu Binchen, zyrtar në Ministrinë kineze të Sigurisë Publike, që pritet të kandidojë për një post në komitetin ekzekutiv të Interpolit. Votimi pritet të zhvillohet të enjten. Presidenti i Interpolit dhe komiteti ekzekutiv përcaktojnë politikat dhe drejtimin e punës. Ata gjithashtu mbikqyrin sekretarin e përgjithshëm, i cili menaxhon operacionet e përditshme dhe shërben si përfaqësuesi publik i Interpolit. Në këtë post është zyrtari gjerman Juergen Stock.

Al-Raisi është akuzuar për tortura dhe ndaj tij janë paraqitur akuza penale në pesë vende, ndër to edhe në Francë, ku Interpoli ka selinë e tij qendrore, si dhe në Turqi, ku po zhvillohet procesi i zgjedhjeve. Hu mbështetet nga qeveria kineze, e cila dyshohet se ka përdorur agjencinë ndërkombëtare të policisë për të kapur disidentët azilantë dhe se ka zhdukur shtetasit e vet.

Emërimi i Hu do të shoqërohej me rreziqe, ndoshta edhe për atë vetë. Meng Hongwei, po nga Kina, ishte zgjedhur president i Interpolit në vitin 2016, dhe u zhduk gjatë një udhëtimi kthimi në Kinë dy vite më vonë. Ai po vuan tashmë një dënim prej 13 vitesh e gjysëm burg për korrupsion, akuza për të cilat bashkëshortja e tij Grace Meng që jeton tani së bashku me fëmijët nën mbrojtjen e policisë në Francë, këmbënguli gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Associated Press se ishin të sajuara dhe të motivuara politikisht.

Al-Raisi, i cili është tashmë anëtar i komitetit ekzekutiv të Interpolit, pretendoi nëpërmjet një mesazhi në rrjetin LinkedIn të shtunën se Emiratet e Bashkuara Arabe “e kanë prioritet mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend dhe jashtë tij”. Por, një raport i fundit i Grupit të Drejtave MENA përshkruan dhunimin në mënyrë të rregullt të të drejtave të njeriut nga aparati i sigurisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku juristët, gazetarët dhe aktivistët janë zhdukur me forcë, torturuar, ndaluar në mënyrë arbitrare dhe frikësuar për shkak se kanë kërkuar paqësisht të drejtat dhe liritë e tyre themelore.

Matthew Hedges, student britanik i doktoraturës u burgos në Emiratet e Bashkuara Arabe për gati shtatë muaj në vitin 2018 me akuza për spiunazh. Ai arriti të përshkruajë me shumë vështirësi gjatë një konference për shtyp në Paris, torturën dhe muajt e mbajtjes në izolim pa qasje tek ndonjë avokat.

“Më jepnin një kokteil ilaçesh… për të ndikuar tek gjendja ime mendore”, tha Hedges. “Edhe tani jam ende i ndërvarur nga shumica e këtyre ilaçeve. Dëgjoja bërtima që vinin nga dhomat e tjera, dhe kishte dëshmi në dysheme të torturës, torturës fizike, rrahjeve”.

Hedges u fal nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, por zyrtarët e Emirateve ende këmbëngulin se zoti Hedges punonte për agjencinë britanike të zbulimit MI6, pa ofruar prova të qarta për të mbështetur pretendimet e tyre. Ai, familja e tij dhe diplomatët britanikë kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Nuk mundet që forcës policore të një vendi që është gati t’i bëjë diçka të tillë shtetasve të huaj, dhe jo më shtetasve të tij, t’i jepet nderi të mbajë një nga pozicionet më të larta në Interpol”, tha zoti Hedges. Zgjedhja e al-Raisit, personit përgjegjës për atë çfarë më ndodhi mua, do të ishte një shuplakë për drejtësinë dhe një turp për forcat e tjera policore që besojnë në ruajtjen e shtetit ligjor”, tha ai.

Hedges, së bashku me britanikun tjetër Ali Issa Ahmad, një tifoz futbolli që thotë se u torturua nga agjentët e sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë kampionatit aziatik të futbollit më 2019, kanë ngritur një padi në Britani ndaj zotit al-Raisi dhe zyrtarëve të tjerë të sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata kanë bërë padi penale gjithashtu në Norvegji, Suedi dhe Francë.

Një shqetësim kryesor për disidentët është abuzimi i mundshëm me të ashtuquajturit “urdhëra të kuq” të Interpolit, të cilët janë të barazvlefshëm me vendosjen e emrit të dikujt në një lloj liste globale të personave më të kërkuar nga autoritetet, që do të thotë se personi mund të arrestohet kudo që udhëton.

Interpoli këmbëngul se të gjitha kërkesat e vendeve për lëshimin e një urdhëri të kuq verifikohen nëse përputhen me parashikimet e dokumentit themeltar të organizatës, “që i ndalon rreptësisht organizatës të bëjë çfarëdolloj ndërhyrjeje apo të ndërmarrë aktivitete të natyrës politike, ushtarake, fetare apo racore”. Megjithatë, kritikët thonë se Interpoli është përdorur në të kaluarën nga qeveritë e vendeve anëtare për qëllime politike dhe se kjo mund të përkeqësohet nën udhëheqjen e re që mund të zgjidhet.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota asambleja e interpol interpol ish-kreu i interpolit operacioni i interpol asambleja e interpol interpol ish-kreu i interpolit operacioni i interpol

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet