Procesi i numërimit të votave të diasporës drejt përfundimit, 14 mijë fletë ende pa u hapur
17 Maj, 20:51
...
Bota
Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve
22 Nëntor 2021, 19:10Nga DOSJA
SHBA- Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën. Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.
“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.
Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt. Mirëpo këto raste janë shumë të ralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave. Edhe vetë sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar po ashtu kërkesën për vaksinim të grup-moshës 12-15 vjeç kundër koronavirusit. Vaksinimi i kësaj grup-moshe bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.
RUMANI – Spitali Universitar i Bukureshtit është objekti më i madh mjekësor i kryeqytetit rumun që trajton pacientët Covid-19 dhe po përballet me valën e ...
SHBA – Studimi i parë afatgjatë i vaksinës Covid-19 të Pfizer-it ka dalë ditëne sotme dhe rezultatet tregojnë se vaksina është 100% efektive kundër koron...
GJERMANIA – Gjermania ka refuzuar propozimin e liderit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për të marrë 2,000 migrantë nga ky shtet, pasi au...
ITALI– Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të imigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të...
GREQI- Një bullgare e cila u arrestua pasi mbi të rëndonin akuzat se ishte anëtare e një organizate kriminale që mashtronte të moshuarit duke rrëmbyer shuma të ...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Reuters shkruan se Putin dozën e tretë e ka marrë pas rekomandimeve të të afë...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli lidhur me situatën e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu shqetësimin lidhur me faktin se Serbia ak...
KENIA- Gazetarja Kate Mitchell e BBC Media Action është gjetur e vdekur në kryeqytetin e Kenias ditën e sotme. BBC shkruan se gazetarja britanike, e cila mbulon...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në intervistën e sotme edhe për deklaratën mbi bashkimin me Shqipërinë, e cila ka zgjuar shumë ...