LIVE UPDATES
Bota

Diskriminimi në Kosovë/Urim Shala: Nëse e shohin ngjyrën e zezë, nuk të pranojnë”

22 Nëntor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Diskriminimi në Kosovë/Urim Shala: Nëse e shohin ngjyrën e

KOSOVË –Me arsyetimin se tavolina është e rezervuar, Urim Shala nga Fusha Kosova thotë se ka pasur rast kur i është mohuar shërbimi në një kafene të po këtij qyteti, që ndodhet rreth 7 kilometra larg Prishtinës. Shala, 25 vjeç, i takon komunitetit ashkali dhe thotë se ngjyra e lëkurës së tij ka ndikuar që të mos e pranojnë në lokal.

Ka diskriminim shumë, sidomos për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian. Me këtë, [komunitetet] përballen shumë. Pak nëse e shohin ngjyrën e zezë, nuk të pranojnë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, diskriminim i përditshëm ndaj këtyre komuniteteve vërehet shumë edhe në shërbimet e taksive të parregullta, në linjën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Të lënë në shi dhe nuk të marrin, të lënë në borë dhe nuk të marrin”, thotë Shala.

Një apel që ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, bëri më 21 nëntor, nxiti debat në media dhe rrjete sociale në lidhje me diskriminimin e komuniteteve pakicë në Kosovë. Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se ishte informuar që në një lokal në Gjakovë, ka pasur diskriminim në shërbim ndaj një personi, që i takon njërit prej komuniteteve joshumicë.

“Lokalet, të cilat bëjnë diferencime të tilla, duhet t’i bojkotojmë të gjithë. Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre”, shkroi ministri.

Reagimit më vonë iu bashkëngjit edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, duke thënë se ajo nuk i përfaqëson bizneset që bëjnë diskriminime të tilla. Urim Shala, që edhe vetë e udhëheq një biznes të lojërave bilardo në Fushë Kosovë, thotë se bizneseve diskriminuese do të duhej t’iu ndalohej puna.

Atij personi që diskriminon, për një muaj do t’ia merrja lejen e biznesit. Duhet t’i thuhet: Ngadalë, je në Kosovë, Kosova nuk mund të mbetet vetëm me shqiptarë, duhet të jenë të gjitha komunitetet”, thotë ai.

Legjislatura i mbulon me ligj, mirëpo realiteti nuk është askund

Në vitin 2015, në Kosovë ka hyrë në fuqi versioni aktual i Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Ky ligj mbulon disa lloje të diskriminimeve, ndërsa diskriminimi i drejtpërdrejtë përkufizohet në rastet kur “një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme se një person tjetër, në një situatë të krahasueshme”. Bekim Sylaj, nga Qendra Dokumentuese për Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë, thotë se në letër është krijuar mundësia për mosdiskriminimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, por, sipas tij, në terren nuk ka ndërruar asgjë.

“Në qoftë se nuk fillojmë me ndëshkime, kjo dukuri do të vazhdojë kështu. Kur e prek dikë në xhep, normalisht që reagon më ndryshe”, thotë Sylaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, diskriminimet më të shpeshta i bëjnë bizneset e gastronomisë dhe taksitë ilegale. Institucioni i Avokatit të Popullit, sipas ligjit në fuqi, është ai që merret drejtpërdrejt me luftimin e diskriminimit. Rastet e diskriminimit duhet të raportohen në këtë institucion.

Në raportin që Avokati i Popullit ka publikuar për vitin 2020, thuhet se gjatë atij viti janë pranuar 149 ankesa nga anëtarët e të gjitha komuniteteve joshumicë në Kosovë, prej të cilave 21 kanë qenë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Po sipas këtij raporti, “komunitetet më të rrezikuara dhe të margjinalizuara në Kosovë janë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. Edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për këtë vit është thënë se gjendja e këtyre komuniteteve në Kosovë është e rëndë.

“Anëtarët e këtyre komuniteteve përballen me qasje të kufizuar në ujë të pastër dhe kanalizime, pajisje mbrojtëse dhe kujdes shëndetësor, ndërsa qasja në arsim dhe punësim formal mbetet e vështirë”, është thënë në raport.

Diskriminimi në shërbime të përditshme për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ka qenë prezent tash e një kohë të gjatë në Kosovë, sipas Avdi Misinit, redaktor i programit të komuniteteve në Radio-Televizionin e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se numri i raportimeve të diskriminimit është rritur vetëm kohëve të fundit.

“Unë mendoj se kjo po ndodh për shkak të një vetëdijesimi të komuniteteve lidhur me kërkimin e të drejtave të tyre dhe përgatitjen e tyre për raportim, përmes mënyrave të ndryshme”, thotë Misini për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Arian Vranicës, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, rasti i fundit në Gjakovë ka shpërfaqur një problem më të madh në Kosovë dhe, sipas tij, kjo nuk vlen vetëm për bizneset e gastronomisë.

“Kjo është çështje shumë e thellë që e shpërfaq një mentalitet kulturor të vendit tonë, fatkeqësisht. Ky fenomen paraqitet në të gjithë sektorët”, thotë Vranica.

Ai shton se çështja e diskriminimit etnik nuk mund të përzihet me rregullat e brendshme që mund t’i vendosë një lokal në lidhje me klientët.

“Për shembull, mund të jenë disa rregulla që jepen nga një lokal nëse flasim për kodin e veshjes, që është shumë normale”, thotë Vranica.

Urim Shala, nga Fushë Kosova, thotë se i mirëpret në lokalin e tij të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Nëse nuk ka bashkëpunim [në mes të komuniteteve], atëherë është dështim”.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dëbimet e komunitetit rom diskriminim fushe kosove komuniteti rom dëbimet e komunitetit rom diskriminim fushe kosove komuniteti rom

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet