"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Bota
Trupat grumbullohen jashtë morgut të spitalit, Rumania lufton me valën e 4 të Covid
22 Nëntor 2021, 18:59Nga DOSJA
RUMANI – Spitali Universitar i Bukureshtit është objekti më i madh mjekësor i kryeqytetit rumun që trajton pacientët Covid-19 dhe po përballet me valën e katërt të vendit, më e keqja deri më tani.
Sipas CNN,morgu i spitalit ka një kapacitet prej 15 personash, por ditwn e sotme kishte 41. Trupat kishin mbushur korridorin, ndërsa vajtimet e zgjatura bënin jehonë nga brenda morgut.
“Është e pamëshirshme, e pamëshirshme. Nuk e kam menduar kurrë që kur kam nisur këtë punë, se do ta jetoj diçka të tillë. Nuk e kisha menduar kurrë që mund të ndodhte një katastrofë e tillë, që të përfundonim duke dërguar familje të tëra në varret e tyre“, psherëtiu infermierja Claudiu Ionita, duke qëndruar përballë një vargu gurësh në morgun e Spitalit Universitar të Bukureshtit.
Mbi çdo gurë shtrihej një trup brenda një qese plastike të zezë. Evropa po merr një mësim vendimtar se vaksinat funksionojnë, por vetëm ato nuk mund ta ndalojnë Covid-in. Disa kate më lart, të gjithë shtretërit përveç njërit në njësitë e zgjeruara të kujdesit intensiv të spitalit ishin plot. Një infermiere po ndërronte çarçafët në një shtrat të lirë, bosh, sepse personi që e kishte zënë tani shtrihej në morg.
Rumania ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë . Pak më pak se 36% e popullsisë është vaksinuar, edhe pse fushata e vaksinimit në vend nisi mirë dhjetorin e kaluar. Punonjësit dhe zyrtarët mjekësorë ia atribuojnë këtë shkallë të ulët vaksinimit një sërë faktorësh, duke përfshirë dyshimin ndaj autoriteteve, besimet e thella fetare dhe një vërshim të dezinformatave që përhapen nëpër mediat sociale.
SHBA – Studimi i parë afatgjatë i vaksinës Covid-19 të Pfizer-it ka dalë ditëne sotme dhe rezultatet tregojnë se vaksina është 100% efektive kundër koron...
GJERMANIA – Gjermania ka refuzuar propozimin e liderit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për të marrë 2,000 migrantë nga ky shtet, pasi au...
ITALI– Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të imigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të...
GREQI- Një bullgare e cila u arrestua pasi mbi të rëndonin akuzat se ishte anëtare e një organizate kriminale që mashtronte të moshuarit duke rrëmbyer shuma të ...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Reuters shkruan se Putin dozën e tretë e ka marrë pas rekomandimeve të të afë...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli lidhur me situatën e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu shqetësimin lidhur me faktin se Serbia ak...
KENIA- Gazetarja Kate Mitchell e BBC Media Action është gjetur e vdekur në kryeqytetin e Kenias ditën e sotme. BBC shkruan se gazetarja britanike, e cila mbulon...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në intervistën e sotme edhe për deklaratën mbi bashkimin me Shqipërinë, e cila ka zgjuar shumë ...