Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mesditën e sotme, ka thirrur në një takim falënderues, përfaqësuesit e strukturave që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes kriminale të ndodhur në 25 shkurt 2021, në Tiranë.
Në prani të zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorit të Drejtorisë për Krimet e Rënda, Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, përfaqësuesve të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, përfaqësuesve të Institutit të Policisë Shkencore dhe të Repartit të FNSH Tiranë, Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë dhe profesionalizmin e treguar për zbardhjen e vrasjes të shtetasit Behar Sofia.
Veliu: E ndjej detyrim moral, por edhe përgjegjësi, që si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit t’ju falënderoj dhe t’ju inkurajoj për punën e jashtëzakonshme profesionale, por edhe angazhimin fizik, pasi për 15 ditë rresht të gjithë ju keni punuar minimalisht 16 deri në 20 orë në ditë. Puna në grup, koordinimi i veprimeve, shkëmbimi i informacioneve dhe besueshmëria mes strukturave ka funksionuar maksimalisht, duke çuar në rezultatin final zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e 4 vrasësve me pagesë. Nëpërmjet jush, duke marrë si pikë referimi të gjithë elementët e funksionimit gjatë punës voluminoze 15-ditore, dua të inkurajoj të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit që modele të tilla bashkëpunimi, koordinimi e profesionalizmi të jenë sa më shumë, pasi zbardhja e çdo ngjarjeje kriminale, së pari çon në parandalimin e ngjarjeve të tjera dhe së dyti rrit besimin e qytetarëve te Policia, që është shumë i nevojshëm në përmbushjen sa më mirë të detyrave funksionale gjatë punës sonë. Njëkohësisht, i kam përcjellë kolegëve të Malit të Zi, falënderimet më të sinqerta, pasi në rast se nuk do të kishim gjetur gatishmërinë dhe dashamirësinë e kolegëve tanë në Malin e Zi, nuk do të kishim bërë dot të mundur kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, i cili fshihej në Malin e Zi. Shkëmbimi i informacionit mes nesh dhe Policisë malazeze, angazhimi serioz i tyre bëri të mundur që edhe kjo fazë e operacionit të përmbyllej me sukses”
Zbardhja e biznesmenit Behar Sofisë që u vra në Tiranë më 25 shkurt u zbardh para dy ditësh ku në pranga ranë 4 persona që ishin paguar për të ekzekutuar biznesmenin.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia Rrugore ditën e sotme ka kryer kontrolle në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, ku dhe janë gjobitur...
SHKODËR–Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi po ndihmonte 15 shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme...
LAÇ– Qindra qytetarë, edhe pse në periudhë pandemie, kanë nisur pelegrinazhin në kishën e “Shën Ndout” në Laç.Siç shihet edhe në foto...
Përfundimi i projektit të restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe ka ngjallur shumë debate në opinionet, në lidhje me ndryshimin e bankave në godinë dhe obel...
DURRËS– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë e...
BRUKSEL– Një 33-vjeçare me origjinë nga Divjaka, Xhuljeta Lala, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel. Teksa ka qënë në orarin e pu...
TIRANË– Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin ‘Shqiponja’. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e au...
TIRANË– Dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”, Behar Sofia. Dosja.al mëson se dy të shpallur...