LIVE UPDATES
Aktualitet

16 Mars 2021, 12:45 Nga DOSJA

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë së Durrësit, mësohet se dy prej personave që janë marrë të pandehur kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e vitit 2017.

Mësohet se është Shpëtim Marku ai që ka votuar në emër të babait të tij. Ndërsa një tjetër person, i marrë gjithashtu i pandehur, Armelin Zeza akuzohet se ka vulosur fletë-votimin dhe ka votuar në emër të 25 personave që ishin jashtë shtetit. Të pandehur janë marrë edhe komisionerët që kanë lejuar votimin e më shumë se një herë nga këta persona. 

Ata janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi. Ndërsa për dy të tjerë, Kasem Lala dhe Besim Bregu, janë pushuar hetimet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, ardhur për kompetencë hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i regjistruar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Shpëtim Marku, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi dhe Armelin Zeza.

Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se:

Shtetasi Shpëtim Marku, banorë i lagjes Xhafzotaj, Shijak, gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara me datë 25.06.2017, ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë që kishte votuar më parë në emër të tij. Shtetasi Armelin Zeza ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1508 0, me adresë të QV: Shetel në Shijak, i përbërë nga shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1336 0, me adresë të QV: Rubjek Shkolla 9-vjeçare në Shijak, i përbërë nga shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni zgjedhor i Qendrës së Votimit nr. 1335 0, me adresë të QV: Rubjek, Kopshti në Shijak, i përbërë nga shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Me shkresën nr. 6806, datë 28.07.2020 të Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës, janë administruar çertifikatat e vdekjes për shtetasin Kasem Lala, në të cilën është shënuar si datë e vdekjes së këtij shtetasi më 03.10.2018 dhe për shtetasin Besim Bregu është shënuar si datë e vdekjes më 29.12.2018. Në përfundim të hetimit, më datë 05.03.2021 i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:

Pushimi i hetimeve për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, për shkak se kanë vdekur. Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, në ngarkim të pandehurve:

Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal.

Shpëtim Marku i akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.

 Armelin Zeza i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 326 pgr. 1 dhe 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21 te pandehur per krimet zgjedhore ne vitin 2017 prokuroria e durresit zgjedhjet e vitit 2017 21 te pandehur per krimet zgjedhore ne vitin 2017 prokuroria e durresit zgjedhjet e vitit 2017

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet