"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
16 Mars 2021, 14:03Nga DOSJA
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndryshe njihej dhe si ‘Daja’, nofkë kjo që u zbulua nga Enejt Shyti. Fotoja është publikuar nga Top-Channel, ndërkohë që mësohet se Vathi ka mohuar që një telefon i gjetur nga autoritetet dhe që përmban mesazhe kompromentuese, të jetë i tij.
“Nuk është i imi telefoni,”- mësohet se është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Dosja.alraportoi sot se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen si të përfshirë në këtë krim. Sot u zbardh edhe dëshmia e nënës së të arrestuarit në rolin e ekzekutorit, Enejt Shyti dhe vëllait të tij binjak.
Katër persona janë vënë aktualisht në pranga për vrasjen e Behar Sofias. Enejt Shyti që ka pranuar rolin e ekzekutorit dhe zbërtheu emrat e tjerë. Ai zbuloi se ishte Skënder Vathi ai që i kishte premtuar 50 mijë euro në këmbin të vrasjes, ndërsa ndërmjetësi që e kishte ‘kontratuar’ ishte Xhuljano Visha. I prangosuri tjetër është Leonar Xhixha. Të katër u lanë dje në burg, ndërkohë që Vathi dhe Visha mohuan njohjen me Shytin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR–Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi po ndihmonte 15 shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme...
Përfundimi i projektit të restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe ka ngjallur shumë debate në opinionet, në lidhje me ndryshimin e bankave në godinë dhe obel...
BRUKSEL– Një 33-vjeçare me origjinë nga Divjaka, Xhuljeta Lala, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel. Teksa ka qënë në orarin e pu...
TIRANË– Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin ‘Shqiponja’. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e au...
Aktualitet16 Mars 2021, 12:45
DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...
TIRANË– Dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”, Behar Sofia. Dosja.al mëson se dy të shpallur...
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka thyer heshtjen dhe ka hapur ‘letrat’ ndërkohë që ndodhet e burgosur prej më shumë se një muaji. Gazetari Adriati...
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një apartament që ndodhet në zonën e ’21 dhjetori...