Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Zbardhet vrasja e biznesmenit Behar Sofia, që u ekzekutua disa ditë më parë.
Policia, ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, të cilët kishin marrë shumën prej 50 mijë eurosh për të vrarë 66-vjeçarin.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Piramida”, ka arrestuar Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentative dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Policia bën me dije se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.
NJOFTIMI:
Tiranë
Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Zbardhet vrasja e 66-vjeçarit, e ndodhur më 25 shkurt 2021. Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia. Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë vrasje kriminale. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:
Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë.
Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.
Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij. Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij. Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj. Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e biznesmenin 66-vjeçar Behar Sofia, në Tiranë, ku autor i vrasjes është identifikuar si Enejt Shyti...
TIRANË– Fotoja që po shihni është 23-vjeçari Enejt Shyti, autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e cila ndodhi disa ditë më parë në Ti...
TIRANË- Mjeku i QSUT-së, Geron Husi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën, 50-vjeçare për shkak të koronavirusit.Lajmin e ka bërë të ditur mjeku ...
TIRANË- Enejt Shyti, 24 vjeç nga Tirana është arrestuar që nga mbrëmja e djeshme si ekzekutori i biznesmenit. Ai u arrestua në Malin e Zi dhe më pas...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin shpalljen në kërkim të dy personave, pas sulm...
TIRANË– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjera janë proceduar penalisht.Uniformat blu bënë arrestim...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona, për përplasjet që ndodhën gjatë ditës së djeshme pranë zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike....
SHQIPËRI- Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.Reshje shiu ...
DashiDo të jeni në gjendje të bëni gjëra të menduara mirë. Në dashuri, planifikoni diçka të re me partnerin tuaj. Edhe në punë, gjërat mund të fillojnë p...
TIRANË- Pensionistë kanë treguar se pensioni që marrin në muaj, nuk u mjafton dhe jetesa e kujdesi shëndetësor për ta është i papërballueshëm.Në një interv...