Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Themeluesi i Projektit Lincoln: Përpjekja e Trump ishte një grusht shteti i dështuar
17 Dhjetor 2020, 11:07Nga DOSJA
SHBA-Themeluesi i Projektit Lincoln dhe strategu republikan njëkohësisht, Steve Schmidt ka folur për përpjekjen e Presidentit në detyrë të SHBA-së, Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se përpjekja e Trump ishte e dështuar.
“Ishte një grusht shteti i dështuar. Mënyra se si të arrish një grusht shteti të dytë në shumicën e vendeve është duke pasur të parin tuaj të pasuksesshëm,” tha ai .
Ai gjithashtu në intervistë ka kritikuar edhe prokurorët e përgjithshëm të 18 shteteve që u bashkuan me Trump në procesin gjyqësor për zgjedhjet. Ai tha se Trump ka “helmuar” me fjalë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Prokurorët e Përgjithshëm republikanë që të nënshkruajnë një përmbledhje miqësore për procesin gjyqësor të zgjedhjeve, e cila është një deklaratë e mohimit të demokracisë.
“Trump në muajin nëntor helmoi besimin e në demokracinë Amerikane pasi ngulmoi që 126 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 18 Prokurorët e Përgjithshëm republikanë të nënshkruajnë një përmbledhje për një proces gjyqësor mbi zgjedhjet, e cila është praktikisht një deklaratë e mohimit të demokracisë amerikane.Mos e shikoni nënshkrimin e deklaratës si një përmbledhje miqësore pasi nuk ishte. Ishte një deklaratë politike. Dhe deklarata politike përmban kthimin e shpinën së traditës së demokracisë amerikane,” tha ai.
Në lidhje me protestat e dhunshme nga ana e mbështetësve të Trump që janë mbajtur disa herë ai ka thënë se ato janë ekstremiste dhe fashiste.
Schmidt fillimisht ka qenë anëtar i Partisë Republikane, por më pas ai u regjistrua si Demokrat. Në intervistë ai tha se e vetmja parti politike pro-demokracisë është Partia Demokratike. Nga Partia Republikane ai u largua në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Trump.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. N...
FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e Presidentit Macron me anë të një njoftimi p...
ITALI- 1500 pavione vaksinimi prej druri dhe me lule të vizatuara do të ndërtohen në Itali në janar të vitit 2021. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, t...
FRANCA- Franca pritet të nis vaksinimin masiv të popullsisë në javën e fundit të dhjetorit. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë kryeministri francez, Jean Castex n...
FRANCË- Gjykata e Francës ka marrë dje vendimin për 14 persona që dyshoheshin se kanë qenë bashkëpuntore të sulmit terrorist në gazetën e Charlie Hebdo në ...
GJERMANI– Ambasada shqiptare në Gjermani përmes një njoftimi publik, ka bërë me dije se do të pezullohen të gjitha shërbimet konsullore prej datës 16 Dhjetor de...
Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden pritet të marrë vaksinën anti-Covid në fillim të javës së ardhshme. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë presidenti Bide...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka nënvlerësuar rrezikun e Coronës. Në fund të shtatorit u shpërnda si thashethem nëpër media informacioni, se kristiandemo...
TIRANË– Vizita e parë si Presidente e Kosovës e Vjosa Osmanit në Shqipëri, nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat serbe. Në një artikull, që flet m...