18 Dhjetor 2024, 19:30
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester United po përshtatet me trajnerin Ruben Amorim dhe po adopton mënyra të reja të jetesës nga dita në ditë. Nga stërvitja te ushqimi, përfshirë dinamikën që lidhet me udhëtimet e delegacionit, gjithçka është analizuar dhe ndryshuar në përputhje me filozofinë e drejtuesit të ri teknik të stemës.
Gjatë rrugës lindin disa probleme, të evidentuara siç duhet nga portugezi dhe që nisin të zgjidhen. Një nga temat e nxehta lidhet me rrjedhjet e informacionit brenda skuadrës. Problemi nuk është i ri, por, të themi të vërtetën, Amorimi ishte trajneri që shfaqi më shumë shqetësim për këtë çështje, duke u përpjekur të zgjidhte çështjen.
Dhe sapo portugezi e bëri shumë të qartë, se Garnacho dhe Rashford, duhej të ishin më të përkushtuar ndaj skuadrës që mbrojnë, mbërritën 'shikuesit' e rrjetit. Kjo pasi prej shumë muajsh skuadrat e Manchester United janë zbuluar paraprakisht në disa faqe interneti dhe llogari të specializuara futbolli në mediat sociale, si Utdscope, TheUtdHQ dhe TheHQQ.
Tani që çështja është bërë prioritet, shumë besojnë se e dinë se kush është “spiuni” në dhomat e zhveshjes. Ky është Alejandro Garnacho, i cili akuzohet se i ka zbuluar të dhënat e brendshme të klubit vëllait të tij Roberto, vetëm 15 vjeç, i cili më pas i poston në platforma të ndryshme.
Kohët e fundit situata është përshkallëzuar, pasi Amad Diallo u akuzua padrejtësisht si “spiuni”, në një aksion të orkestruar pikërisht nga vëllezërit Garnacho. Ata që e garantojnë këtë janë ‘vigjilentët’ e lartpërmendur të rrjeteve, të cilët kanë bërë gjithçka për të zbuluar fajtorët e vërtetë. Ka dhjetëra imazhe të bisedave të supozuara të Roberto Garnachos me anëtarët e këtyre platformave dhe motivimet duket të jenë mjaft të dukshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Dhjetor 2024, 19:17
ANGLI - Diogo Jota u rikthye nga një pauzë prej gati dy muajsh nga dëmtimet me një gol vendimtar në barazimin (2-2) ndaj Fulhamit, po...
Sport
18 Dhjetor 2024, 18:59
BRAZIL - Holandezi Memphis Depay tashmë është bërë ylli kryesor i Corinthians. Ai shënoi 7 gola në 14 ndeshje të luajt...
Sport
18 Dhjetor 2024, 18:45
GJERMANI - I lirë nga çdo kontratë në fund të sezonit, Joshua Kimmich vazhdon të ushqejë thashethemet rreth të ardhm...
Sport
18 Dhjetor 2024, 18:22
Biznesmeni rumun Dan Sucu (61 vjeç)
ITALI - Pronari me 51% i Rapid Bukureshtit, aktualisht i 7-ti në kampionatin rumun ku luan djali i tij 15-v...
Sport
18 Dhjetor 2024, 18:09
SHBA - Seriali i animuar për Lionel Messin ka gjetur blerës. Disney njoftoi këtë të mërkurë se kishte marrë të drej...
Sport
18 Dhjetor 2024, 17:57
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çës...
Sport
18 Dhjetor 2024, 13:30
MAQEDONI - Të dielën e 22 dhjetorit do të mbahet Asambleja e Jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Federat&e...
Sport
18 Dhjetor 2024, 13:00
ANGLI - Manchester City është në një rënie të lire të madhe këtë sezon dhe Pep Guardiola ende nuk duket se e ka g...
Sport
18 Dhjetor 2024, 12:30
GJERMANI - Bayer Leverkusen, skuadra e trajnerit spanjol Xabi Alonso ishte afër kurorës së trefishtë, por humbja e vetme e sezonit ishte n...
Sport
18 Dhjetor 2024, 12:00
TIRANE - Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi kombëtar në Tiranë, i cil...