28 Nëntor 2024, 23:03
Nga DOSJA
ITALI - Roma arrin të shpëtojë në kohën shtesë humbjen ndaj Tottenham i cili udhëhoqi për shumë minuta takimin në 2-1. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me avantazhin e Hotspurs me rezultatin 2-1. 5 minuta lojë iu deshën Tottenham për të marrë avantazhin me Son që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Roma reagoi dhe barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ndiçkas, ndërkohë që pak çaste më vonë El Sharaawy shënoi sërish për verdhekuqtë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Në krahun tjetër Tottenham nuk gaboi dhe rimori avantazhin në 2-1 me golin e Brennan Johnson. Në fraksionin e dytë të takimit gjërat u dukën se nuk do të ndryshonin pasi edhe minuta e 90-t u mbyll me ato shifra, por pa sinjalizuar arbitri fundin e ndeshjes, Humels barazpeshon gjithçka duke e çuar takimin në 2-2 dhe duke i ndarë nga një pike që gjithësesi, pak i vlen verdhekuqëve të Ranierit që mbeten me 5 pikë në vendin e 24-t.
Ndërkohë që në Premier League Ruben Amorim e nisi me barazim aventurën me Manchester United, në Europa League ai arriti të marrë një fitore me përmbysje ndaj Bodo/Glimt 3-2. Manchester United e filloi këtë takim me një gol shumë të shpejtë teksa Garnacho i dha avantazhin në 1-0. Por BodoGlimt reagoi shpejt dhe në harkun e 4 minutave përmbysi gjithcka me golat e Evjen dhe Zinckernagel për të marrë kryesimin në 2-1. Në fundin e pjesës së parë "Djajtë e kuq" barazuan rezultatin në 2-2 me golin e Hojlund. Në fillimin e pjesës së dytë, Hojlund realizoi golin e përmbysjes për "Djajtë", në 3-2.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Nëntor 2024, 22:37
ITALI - Mes lojtarëve të Empolit që u përfundon kontrata në fund të sezonit është edhe shtylla e mbrojtjes e Kombët...
Sport
28 Nëntor 2024, 22:33
ZVICER - Pas publikimit të renditjes së FIFA-s sot, janë konfirmuar kokat e serisë dhe procedurat për shortin paraprak të UEFA-s p...
Sport
28 Nëntor 2024, 21:00
ITALI - Murali që paraqet Diego Armando Maradonën në Napoli është bërë vendi turistik i dytë më i vizituar në ...
Sport
28 Nëntor 2024, 20:53
TURQI - Kriza e Beshiktashit, ekip ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica, reflektohet edhe në Europa League. Skuadra turke u mposht 1-3 nga...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:41
ANGLI - Cole Palmer, 21 vjeç, është bërë një nga figurat më të rëndësishme te Chelsea dhe futbollin anglez. ...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:22
ANGLI - Manchester United zbuloi shpenzimet e bëra muajin e kaluar me shkarkimin e Ten Hag dhe punësimin e Ruben Amorimit dhe shtypi anglez sugjeron f...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:10
ANGLI - Autobusi i Real Madridit është përfshirë në një aksident në Angli, pas disfatës së djeshme të skuadr...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:44
SPANJE - Që nga ardhja e tij në 2019 nga Ajax Amsterdami, Frenkie de Jong nuk ka pasur vetëm kohë të lehta në FC Barcelona.
Shpes...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:32
SPANJE - Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në ligë, ku pati dy suksese kundër Osasuna (4-0) dhe Leganés (...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:22
SPANJE - Një tjetër mbrëmje makthi mbrëmë për Real Madridin. I mposhtur nga Liverpool (2-0), kampioni në fuqi i Evropës ...