28 Nëntor 2024, 22:33
Nga DOSJA
ZVICER - Pas publikimit të renditjes së FIFA-s sot, janë konfirmuar kokat e serisë dhe procedurat për shortin paraprak të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA 2026. Ekipet që kanë siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s – Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia dhe Spanja – do të jenë të shoqëruara në Vazon 1 nga kombëtaret me renditjen me të mirë të UEFA-s si Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.
Skuadrat e mbetura do të vendosen në grupet nga 2 deri në 5 sipas renditjes FIFA-s. Me fitoren e Sllovakisë ndaj Estonisë dhe të Republikës Çeke ndaj Gjeorgjisë, secila nga këto skuadra siguron një vend në Vazon 2.
Sipas procedurës, hedhja e shortit do të fillojë me Vazon 1 dhe do të vazhdojë me Vazon 2 deri në Vazon 5. Çdo vazo do të zbrazet plotësisht para se shorti të kalojë në tjetrën. Në përgjithësi, dhe për çdo vazo, skuadrat e nxjerra do të vendosen në rend të rritës nga Grupi A në Grupin L.
Skuadrat do të shortohen më 13 dhjetor 2024 në Zyrih, në dymbëdhjetë grupe prej katër dhe pesë skuadrash, ku çdo komb do të përballet me skuadrat e tjera të grupit të tij si në shtëpi, ashtu edhe në transfertë.
Skuadrat që do të shortohen në grupe prej pesë skuadrash do të nisin kualifikimet në mars, ndërsa ato në grupe prej katër ekipesh, në shtator. Të gjitha grupet do të përfundojnë në nëntor 2025.
Vazoja e parë – Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria.
Vazoja e dytë – Ukraina, Suedia, Turqia, Uells, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Norvegjia.
Vazoja e tretë – Skocia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Shqipëria, Maqedoni e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Izraeli.
Vazoja e katërt – Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania.
Vazoja e pestë – Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Nëntor 2024, 21:00
ITALI - Murali që paraqet Diego Armando Maradonën në Napoli është bërë vendi turistik i dytë më i vizituar në ...
Sport
28 Nëntor 2024, 20:53
TURQI - Kriza e Beshiktashit, ekip ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica, reflektohet edhe në Europa League. Skuadra turke u mposht 1-3 nga...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:41
ANGLI - Cole Palmer, 21 vjeç, është bërë një nga figurat më të rëndësishme te Chelsea dhe futbollin anglez. ...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:22
ANGLI - Manchester United zbuloi shpenzimet e bëra muajin e kaluar me shkarkimin e Ten Hag dhe punësimin e Ruben Amorimit dhe shtypi anglez sugjeron f...
Sport
28 Nëntor 2024, 18:10
ANGLI - Autobusi i Real Madridit është përfshirë në një aksident në Angli, pas disfatës së djeshme të skuadr...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:44
SPANJE - Që nga ardhja e tij në 2019 nga Ajax Amsterdami, Frenkie de Jong nuk ka pasur vetëm kohë të lehta në FC Barcelona.
Shpes...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:32
SPANJE - Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në ligë, ku pati dy suksese kundër Osasuna (4-0) dhe Leganés (...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:22
SPANJE - Një tjetër mbrëmje makthi mbrëmë për Real Madridin. I mposhtur nga Liverpool (2-0), kampioni në fuqi i Evropës ...
Sport
28 Nëntor 2024, 17:12
INDONEZI - Kongresi vjetor i FIFPro u mbajt në Indonezi, nga e marta deri të enjten, dhe sapo u zhvillua një i pari i madh.
I emëruar pre...
Sport
28 Nëntor 2024, 16:41
ANGLI - Duke menduar për karrierën menaxheriale të Frank Lampard deri tani, është e lehtë ta krahasosh atë me nj&eu...