6 Dhjetor 2024, 08:30
Nga DOSJA

SHBA - Rui Costa, presidenti i Benficas, komentoi me entuziazëm pjesëmarrjen e klubit portugez në Kupën e parë të Botës për Klube 2025, turne ku do të garojnë 32 nga skuadrat më të mira në botë. Gjatë shortit në Miami, Benfica u vendos në një grup që përfshin Boca Juniors, një kundërshtar historik plot traditë.
“Është një grup shumë i vështirë, por të jesh pjesë e këtij kompeticioni historik është një krenari e madhe. Ne përballemi me Boca-n, një nga skuadrat më historike në botë. Në Portugali kemi një traditë të fortë me lojtarët argjentinas dhe aktualisht në skuadër kemi Di Marían, Otamendin, Prestiannin dhe Rollheisern, të gjithë simbole të kësaj lidhjeje të veçantë”, tha Rui Costa.
Presidenti kujtoi gjithashtu finalen e humbur kundër Boca-s në Kupën Ndërkontinentale 2003, duke nënvizuar rëndësinë e ndeshjes në përcaktimin e së ardhmes së grupit. “Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për kalimin në raundin tjetër. Të gjitha skuadrat ndajnë të njëjtën ambicie në këtë moment historik”, shtoi ai.
Kupa e Botës për Klube do të nisë në qershor dhe me lidhjen e veçantë mes Benfica-s dhe futbollistëve argjentinas, ndeshja kundër Boca-s premton të jetë plot kuptim dhe intensitet sportiv.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2024, 08:00
SHBA - Emilio Butragueño, drejtor i Marrëdhënieve Institucionale në Real Madrid, komentoi shortin për fazën e grupeve të ...
Sport
6 Dhjetor 2024, 07:30
ITALI - Lazio ka arritur një goditje të madhe mbrëmjen e kësaj të enjte, duke eliminuar Napolin, liderin e Serisë A, i cili deri...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:47
ANGLI - Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka lavdëruar Armando Brojën për paraqitjen e tij në ndeshjen e të mërkurës n&...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:44
SHBA - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video me...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:40
TIRANE - Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndo...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:36
ZVICER - FIFA hodhi sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra. Nj&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 22:01
KORÇE - Në Korçë, nuk pati gola në javën e 16-të të Superiores. Të dyja skuadrat janë mundur më shum&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:44
TIRANE - Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm p&e...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:02
GJERMANI - Dhjetë gola dhe katër asistime në 18 ndeshje sezonale në të gjitha kompeticionet: në moshën 21-vjeçare,&nbs...
Sport
5 Dhjetor 2024, 20:39
OMAN - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cu...