5 Dhjetor 2024, 20:39
Nga DOSJA

OMAN - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”.
Kuqezinjtë arritën sot fitoren më të rëndësishme duke mundur kryesuesit e grupit Meksikën me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Irtan Sejkos, që realizoi tre gola spektakolar. Për kuqezinjtë shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi dhe Endrit Kaca.
Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Meksikës: Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Erald Leci dhe Giovanni Hoxha.
Kuqezinjtë pas shumë këmbënguljesh arritën të zhbllokonin takimin vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë. Armand Gapi, pasi rikuperoi nje top në mesfushë, nuk gaboi i vetëm përballë portierit. Goli i dytë erdhi nga një kombinim i bukur mes Kacës dhe Tepshit. Ky i fundit me një goditje spektakolare dyfishoi rezultatin.

Shqipëria shënoi edhe golin e tretë me Endrit Kacën. Kapiteni kuqezi përfitoi nga dalja e portierit kundërshtar dhe me një goditje të bukur vulosi kualifikimin në raundin e 1/16-ave. Në fund të takimit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Meksika.
Në raundin e 1/16-ave Shqipëria do të përballet me Belgjikën.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:42
KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendimin e UEFA-s n&eu...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:37
EKUADOR - Futbollisti i përfaqësueses së Ekuadorit, Pedro Pablo Perlasa është liruar nga autoritetet e vendit të tij pasi ish...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:29
ITALI - Sonte, në orën 21:00, do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Lazios dhe Napolit, në "Stadio Olimpico" të Rom&eu...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:27
HOLANDE - Rafael van der Vaart, ish-mesfushor ofensiv holandez, që ndau dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon gjatë sezonit të tij debutu...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:23
ANGLI - Disa ditë pas deklaratave të Max Verstappen, i cili tha se kishte humbur "çdo respekt" për George Russell dhe se britaniku mund t&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 15:47
ELBASAN - Nuk ka vonuar të rrijë bosh për shumë kohën pankina e AF ELbasanit…
Pas dorëheqjes së trajnerit italian Rob...
Sport
5 Dhjetor 2024, 15:34
ELBASAN - Roberto Bordin, trajner i skuadrës së Elbasanit ka dhënë dorëheqjen ditën e stome. Veprim i çuditshëm nga an...
Sport
5 Dhjetor 2024, 15:26
ANGLI - Ruben Amorim pësoi këtë të mërkurë, në shtëpinë e Arsenalit, humbjen e parë si trajner i Manchester ...
Sport
5 Dhjetor 2024, 15:18
ANGLI - Në shtator, Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në programin e Rio Ferdinand, ‘Five’, ku la një mesazh për Mbappe-n.
Dekl...
Sport
5 Dhjetor 2024, 15:08
SPANJE - Real Sociedad mund të ishte eliminuar herët nga Europa League. Pas incidenteve të ndodhura me tifozët e Anderlechtit dhe me frik&eu...