6 Dhjetor 2024, 00:47
Nga DOSJA
ANGLI - Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka lavdëruar Armando Brojën për paraqitjen e tij në ndeshjen e të mërkurës në darkë ndaj Wolverhampton. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës vetëm në minutat e fundit të sfidës kur rezultati ishte 4-0, por ai tregoi sinjale mjaft të mira me shpërthimet e tij të shpejta duke krijuar vazhdimisht rrezikshmëri pranë portës kundërshtare.
Ai ka marrë duartrokitje nga tifozët, por edhe elozhe nga trajneri Shon Dajç, i cili e vlerësoi në fjalët e tij sot, duke theksuar se Broja kishte treguar se sa uri kishte për të bërë emër në radhët e klubit.
“Më pëlqeu ajo që pashë nga ai në stërvitje, më pëlqeu sjellja e tij ndaj kthimit në formë, që të punojë shumë për t’u kthyer në formë. Mendoj se mbrëmë bëri një paraqitje të mirë. Ne po mësojmë ende rreth rolit të tij. Ai ka luajtur role të ndryshme në të kaluarën. Nuk ka ende një histori të thellë në Premier Ligë, por mjaftueshëm sa për ta përjetuar atë. Ta hidhja në fushë ishte thelbësore për mua. Ne e kemi parë se çfarë mund të bëjë në stërvitje dhe çfarë mund të bëjë në ndeshje përgatitore, tani është momenti për të kaluar te niveli tjetër. Ai hyri në fushë dhe ndikoi me të vërtetë ndeshjen në një moment kyç.
“Ai padyshim tregoi shenja të asaj që mund të bëjë. Tek ai ka dëshirë të vërtetë. Kam folur me të rreth mundësisë për të lënë shenjë në një klub të madh si ky dhe mendoj se është i uritur për ta bërë një gjë të tillë. Është një sfidë tjetër, ne e duam këtë sfidë për të gjithë sulmuesit. Jam i lumtur për të, e hodha në fushë qëllimisht, nuk kishte të bënte me Beton. Unë thjesht dëshiroja që ai të dilte në fushë dhe të kishte një ndjesi për këtë situatë sa më shpejt të ishte e mundur”, tha trajneri i Evertonit.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:44
SHBA - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video me...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:40
TIRANE - Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndo...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:36
ZVICER - FIFA hodhi sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra. Nj&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 22:01
KORÇE - Në Korçë, nuk pati gola në javën e 16-të të Superiores. Të dyja skuadrat janë mundur më shum&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:44
TIRANE - Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm p&e...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:02
GJERMANI - Dhjetë gola dhe katër asistime në 18 ndeshje sezonale në të gjitha kompeticionet: në moshën 21-vjeçare,&nbs...
Sport
5 Dhjetor 2024, 20:39
OMAN - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cu...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:42
KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendimin e UEFA-s n&eu...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:37
EKUADOR - Futbollisti i përfaqësueses së Ekuadorit, Pedro Pablo Perlasa është liruar nga autoritetet e vendit të tij pasi ish...
Sport
5 Dhjetor 2024, 16:29
ITALI - Sonte, në orën 21:00, do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Lazios dhe Napolit, në "Stadio Olimpico" të Rom&eu...