Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO / Spanja në shtëpi, Maroku kalon në çerekfinale
Përcaktues për Marokun, në rezultatin më të mirë në historinë e tij në Botëror, ishte goditja spektakolare e ishit të Interit, Hakimit pas golave të Sabirit dhe Ziyech.
6 Dhjetor 2022, 18:45Nga DOSJA
KATAR -Maroku është në çerekfinale të Kupës së Botës 2022 në Katar, pasi eliminoi Spanjën me penallti. Rezultati përfundimtar pas penalltive ishte 3-0 për Marokun.
Muri i ngritur nga formacioni i Regraguit rezistoi për të gjithë 120 minutat e lojës, të cilat u mbyllën 0-0, por edhe më tej Spanja nuk mundi të shënonte asnjë goditje nga njëmbëdhjetë metra, pasi Sarabia, Rodri dhe Busquets gabuan nga pika e bardhë.
Përcaktues për Marokun, në rezultatin më të mirë në historinë e tij në Botëror, ishte goditja spektakolare e ishit të Interit, Hakimit pas golave të Sabirit dhe Ziyech.
Me këtë arritje, Maroku bëhet skuadra e parë afrikane e cila arrin të kualifikohet pas llotarive të 11-metërshave në finalet e një Botërori.