6 Dhjetor 2022, 12:41
Nga DOSJA
KATAR - Ylli më i madh i kombëtares braziliane, Neymar, ka pranuar se pas ndeshjes me Serbinë e ka kaluar gjithë natën në lot.
Neymar erdhi në Katar për t'i sjellë Brazilit titullin e gjashtë të Kupës së Botës, megjithatë, ai pësoi një dëmtim në fillim të turneut dhe kishte frikë se Botërori kishte përfunduar për të. Brazili luajti kundër Serbisë në raundin e parë dhe dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Neymar u largua nga loja për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës pas një përplasjeje nga Nikola Milenkovic.
Pa ndihmën e tij, Brazili gjithsesi arriti të kualifikohej në fazën e 16-të, ku mbrëmë mundi Korenë e Jugut me rezultat 4-1 dhe Neymar shënoi golin e dytë në atë ndeshje.
Pas arritjes në çerekfinale, Neymar ka pranuar se ka qarë për një kohë të gjatë pas ndeshjes me ‘Shqiponjat’. “Isha shumë i frikësuar. E nisa mirë sezonin dhe ishte e vështirë për mua kur u dëmtova. Kam qarë gjithë natën. Isha në terapi 11 orë në ditë, zgjohesha deri në orët e vona të natës. Gjithë sakrifica u shpërblye”,- tha Neymar.
Edhe pse kyçi i këmbës nuk dukej mirë, Neymar arriti të rikuperohej dhe luajti për skuadrën e tij mbrëmë nga minuta e parë. Ai do të vazhdojë rrugën drejt trofeut të premten, kur në orën 16:00 do të përballet me Kroacinë në çerekfinale.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2022, 12:07
KATAR - Skuadra marokene, rivali i Spanjës në raundin e 16-të të Kupës së Botës të Katarit 2022, pasqyron s...
Sport
6 Dhjetor 2022, 11:36
KATAR - Pa hezituar, me një tundje të dorës, Maya Yoshida tregoi fanelën e tij. Gjuha e shenjave midis kapitenit japonez dhe arbitrit m...
Sport
6 Dhjetor 2022, 11:29
KATAR - Samuel Eto'o e gjakosi. Mbrëmjen e së hënës, në fund të festës së brazilianëve ndaj Koresë së Jug...
Sport
6 Dhjetor 2022, 11:02
KATAR - Eliminimi i mbrëmjes së djeshme të Japonisë nga Kroacia, pas goditjes së penalltive me shifrat 4-2 dhe të Koresë s&...
Sport
6 Dhjetor 2022, 10:51
KATAR - Konfederata e Azisë (AFC), mikpritëse e Kupës së Botës për herë të dytë në histori, largoi t&eu...
Sport
6 Dhjetor 2022, 10:39
KATAR - Kanë ndodhur shumë gjëra në këtë kampionat Botëror, që kanë sjellë edhe eliminimin e skuadrave që...
Sport
6 Dhjetor 2022, 10:07
KATAR - Gazeta latino-amerikane ‘La Opinión’ publikoi një video në orët e para të mëngjesit të së mart&e...
Sport
6 Dhjetor 2022, 09:53
KATAR - Pas një dite pushimi për lojtarët, kombëtarja e Argjentinës tashmë ka nisur nga punë dhe po përgatit...
Sport
6 Dhjetor 2022, 09:33
KATAR - Pak orë pasi “Marca” shkaktoi një tronditje globale, duke raportuar se ylli Cristiano Ronaldo ka pranuar të bashkohet me sa...
Sport
6 Dhjetor 2022, 09:27
KATAR - I kualifikuar për në çerekfinale, Brazili u bë skuadra e pare, që deri tani, në katër ndehjet e zhvilluara ka p&eum...