28 Qershor 2026, 22:26
Nga DOSJA

SHBA - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të kritikave pasi, sipas një analize të BBC Verify mbi të dhënat e Flightradar24, ka ndjekur 24 ndeshje të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 duke udhëtuar me avion privat nëpër Amerikën e Veriut.
Sipas raportit, Infantino është fotografuar në stadiumet e 15 nga 16 qytetet pritëse të turneut. Edhe pse FIFA nuk ka konfirmuar zyrtarisht përdorimin e avionit privat, të dhënat e fluturimeve përputhen me lëvizjet dhe prezencën e tij në stadiume.
Presidenti i FIFA-s ka kryer deri në tre fluturime brenda së njëjtës ditë, duke kaluar më shumë se 66 orë në ajër. Fluturimi më i shkurtër ishte vetëm 148 kilometra, nga Philadelphia në Teterboro, ndërsa më i gjati mbi 4.500 kilometra, nga Vancouver në Miami.
Sipas vlerësimeve të BBC Verify, ndikimi klimatik i këtyre udhëtimeve është i barabartë me emetimet mesatare vjetore të 78 personave.
Zbulimi vjen në një kohë kur FIFA ka promovuar objektivat e saj mjedisore për Botërorin 2026, duke premtuar uljen e emetimeve përmes grumbullimit rajonal të skuadrave, përdorimit të transportit publik, automjeteve elektrike dhe stadiumeve ekzistuese.
Në një reagim për BBC-në, FIFA deklaroi se udhëtimet e Infantinos organizohen "bazuar në zgjidhjen më efikase dhe me koston më të ulët në rrethanat përkatëse". Ndërkohë, vetë Infantino ka deklaruar më herët se FIFA është e angazhuar të luajë rolin e saj në mbrojtjen e klimës dhe çështje të tjera globale.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Qershor 2026, 18:27
KOREJA E JUGUT - Ai është, me shumë mundësi, armiku numër një në Korenë e Jugut. Që nga eliminimi i Kores&eu...
Sport
28 Qershor 2026, 17:59
HOLANDE - Ai Ogura fiton GP-në e Assenit, falë një performance të shkëlqyer që i lejon atij të marrë fitoren...
Sport
28 Qershor 2026, 17:14
AUSTRI - Nga Australia... në Austri: Fitorja e dytë e sezonit i shkoi George Russell, i cili dominoi dhe fitoi raundin e tetë të...
Sport
28 Qershor 2026, 16:59
SHBA - Debati nëse Cristiano Ronaldo duhet të luajë çdo minutë apo të kursehet për ndeshjet e ardhshme duket se ka marr&e...
Sport
28 Qershor 2026, 16:42
KOREJA E JUGUT - Në botën e futbollit, motivimi shpesh bën diferencën midis fitores dhe dështimit, por historia e Koresë së...
Sport
28 Qershor 2026, 16:29
SHBA - Është vërtet e çuditshme kur Zlatan Ibrahimovic, njeriu që shpiku vetë-promovimin, vendos të japë leksione p&...
Sport
28 Qershor 2026, 16:05
SHBA - Një natë që duhet të ishte festë pas ndeshjes së Kupës së Botës, është shndërruar në n...
Sport
28 Qershor 2026, 15:56
SHBA - Mes zhurmës, ngjyrave dhe jehonës së kampionatit Botëror, një pamje e jashtëzakonshme vjen për të na dhën&...
Sport
28 Qershor 2026, 15:44
SHBA - Kolumbi-Portugali nuk ishte sfida më e pritur e grupeve të Botërorit vetëm për komunitetin kolumbian në Miami. Barazimi 0...
Sport
28 Qershor 2026, 15:29
SHBA - Një nga ironitë më të mëdha të historisë moderne të sportit dhe politikës po qarkullon me shpejtësi n...