LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori ka stil ironik"/ Rama: S’ka asnjë thirrje reale për t’u bërë mbret, libri është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës

• Kryeministri i vendi Edi Rama ka zhvilluar ditën episodin e rradhws të podcast-it të tij "Flasim", ku ka trajtuar disa nga çështjet me të nxehta të javës. • Fillimisht Rama foli për letren e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila është botuar edhe në librin “The Albanian Files”. • Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se ata nuk janë deklarata politike, por autori ka stil ironik, satirik, paradoksal dhe hiperbolik. • Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se ajo është një letwr autoironike, e cila si ka ardhur kurrë personalisht, por është shënim në dosjen e arkitektit. • Ai theksoi se de Graaf nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht, por autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës. • Sipas sij, libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërsa shtoi se protestuesit po sillen si në kohën e revolucionit kinez. • Ai u shpreh se ai nuk është libri i tij dhe nuk është një botim i kontrolluar prej tij. • Kjo duke shtuar se nuk e ka lexuar dhe nuk ka asnjë lidhje me thirrjet për t’u bërë mbret. • Rama u ndal edhe tek vizita në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua për ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. • Ai tha se në Francë diskutoi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian. • Ndërsa në Gdansk të Polonisë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, u diskutua mbështetja për Ukrainën, dhe arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë. • Rama prezantoi nismën e re, e cila  synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore. • Lideri i qeverisë shtoi se në korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0". • Sipas tij, ky program  do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër dhe do të krijojë kapacitete të reja parkimesh. • Kryeministri ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari, i cili tregonte se prej 6 vitesh nuk ka asnjë përgjigje pas shembjes nga tërmeti i pallatit ku banonte, në vitin 2019. • Ai thotë se institucionet e kanë pasuar çështjen tek njëri-tjetri, por nuk kanë dhënë një zgjidhje. • Për shkak të kësaj, qytetari thotë se është bërë pjesë e protestës. • Në lidhje me këtë, kryeministri Rama tha se kjo është protesta që i interson dhe e motivon. • Sipas tij në bulevard ka dhe njerëz që protestojnë për raste të tilla, ndërsa shtoi se ka dhe të tjerë që ushqehen me problemet e të tjerëve.

6 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë më intereson, jo ata që ushqejnë këtë rrëmujë

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari. Në mesazhin dërguar kreut të qeverisë, qytetari i prezantuar si Amos Mezuraj, tregon se prej 6 vitesh nuk ka asnjë përgjigje pas shembjes nga tërmeti i pallatit ku banonte, në vitin 2019. Ai thotë se institucionet e kanë pasuar çështjen tek njëri-tjetri, por nuk kanë dhënë një zgjidhje. Për shkak të kësaj, qytetari thotë se është bërë pjesë e protestës.

Në lidhje me këtë, kryeministri Rama tha se kjo është protesta që i interson dhe e motivon. Sipas tij në bulevard ka dhe njerëz që protestojnë për raste të tilla, ndërsa shtoi se ka dhe të tjerë që ushqehen me problemet e të tjerëve. Rama tha se shikon protestën e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk janë "karburant" për industrinë e halleve.

Mesazhi i qytetarit: Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë, edhe sot postimin tuaj, të ardhur nga një qytetar i gjeneratës time". Pra, dërguesi është i të njëjtës gjeneratë me mua.

"Shumë e qartë që një kryeministër vlerësohet dhe votohet për vizion, ide, ambicie, sfida që na bashkojnë si komb, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte prekin jetët tona. Problemi fillon kur institucionet e varësisë harrojnë që, ndërsa një kryeministër ka për detyrë ato më sipër, ato duhet të merren me problemet e përditshme që i prekin jetët tona dhe jo të përfitojnë nga ky vizion, por të punojnë që vizioni të jetë i prekshëm edhe për ne.

Jemi 12 familje që janë bashkuar në këtë protestë, jo të gjithë me prezencë në bulevard, sepse jemi të zhgënjyer që akoma edhe sot nuk kemi një zgjidhje për gjysmën e pallatit që na është shembur nga tërmeti i 2019-ës, pranë Ministrisë së Jashtme. Kemi ndjekur të gjitha rrugët e robit, të ligjit dhe të Zotit për të kërkuar ndihmë pranë çdo institucioni, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por akoma sot pa përgjigje.

Ju kemi shkruar edhe ju një letër vitin që shkoi dhe menjëherë pas saj na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, duke na premtuar zgjidhje në prani edhe të deputetes. Por pas zgjedhjeve elektorale, përgjigjet në shkresa nuk kishin kurrfarë lidhjeje me premtimet në zyrë, nuk na prisnin më. E delegonin problemin në institucione të tjera për mungesë kompetencash ligjore; u rikthye në pikën zero. Asnjë që merr përsipër jo të na e zgjidhë, por të paktën të çojë zërin ku duhet, ta ndjekë problemin dhe të na mbajë në kontakt të vazhdueshëm.

Për këtë ju kemi zgjedhur, mendoj edhe ne si qytetarë, në mënyrë direkte apo indirekte; prej gjashtë vitesh në spirale, nga një derë te tjetra, i vendosim emrin tuaj këtij problemi. Ndoshta gabimisht", e thotë vetë në kllapa, "nuk janë pak gjashtë vite pa përgjigje dhe, ndërkohë, shikojmë që jepen leje ndërtimi për resorte, komplekse, pallate. Mirë se të vijnë, çdo muaj pothuajse, por pyesim veten: po për një shkallë pallati kaq e vështirë është leja? Duhet të jemi ndërtues, biznesmenë që të gjejmë kanalin e komunikimit dhe pastaj aludojmë, duke ngarkuar veten dhe mendjen, që aty i është premtuar këtij, atij ndërtuesi; nuk dimë çfarë shpjegimi t'i japim kësaj përplasjeje realitetesh.

Dhe kur mendja helmohet, këmbët të çojnë në bulevard. Pse ne duhet t'i shkruajmë letra dhe SMS një kryeministri, kur ka me dhjetëra drejtorë, ministri e bashki që në gjashtë vite duhet të na kishin zgjidhur problemin? Pse duhet të shkëputem unë nga puna për të çuar këtë SMS? Pse duhet të dal të protestoj pasdite, kur mund të kaloja kohë me fëmijët e mi? Pse duhet të pres? Nuk i mjaftuan gjashtë vite këtij shteti?

Këto probleme të përditshme, por jetësore, që ne ndeshemi prej vitesh, na detyrojnë të gjejmë fajtorin tek ju. Vetë administrata juaj ka tendencën t'ia delegojë paaftësinë e saj te ju, duke na vënë ne si qytetarë përballë jush si kryeministër. Përgjigje informale të tipit: 'Pse s'e ke dërguar në gjykatë?', 'Meqenëse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t'ua japë ai', 'S'keni pse vini këtu, nuk është kompetenca ime, por e qeverisë', 'Nuk firmos unë të shkoj në burg se do kryeministri t'jua bëjë aty pallatin ku e keni pasur', nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbushin gotën e ujit çdo ditë.

Ndjesë për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mendoj që është më e ndershme kështu. Shumë në rregull me planet dhe vizionet, por duam të jetojmë mirë çdo ditë dhe duam sot. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, se ia dalim vetë në jetë, por duam që shteti të mos na vendoset si traversë. Kemi ndjesinë e keqe se na kanë hyrë në hak dhe nuk do të gjejmë më zgjidhje. Ndjesë për shqetësimin, por ndihem i pafuqishëm për të zgjidhur këto probleme dhe më besoni që kjo ndjesi më dhemb.

Faleminderit. Ditë të mbarë. Me respekt, Amos Mezuraj.

 

Rama: Tani, unë dua ta them shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt: kjo është protesta që mua më intereson, që mua më zemëron po ashtu, që mua më motivon të vazhdoj luftën time. Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit; kjo më zemëron.

Dhe nëse do të isha në vendin tënd, i dashur Amos, pas gjashtë vitesh pritje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten, përgjigjesh që delegojnë përgjegjësinë te dikush tjetër, me shumë gjasa unë do të ndihesha njësoj; me shumë gjasa edhe unë do të ndihesha pjesë e asaj proteste ose do të shkoja edhe vetë në protestë.

Kështu që nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Përkundrazi, e ndjej, sado që mund të mos ta besosh. E ndjej zemërimin tënd si të ishte imi. Dhe mesazhi yt është këtu, i nxjerrë.

Kam plot të tilla, se është shembulli më i mirë i diçkaje që unë e kam thënë vazhdimisht këto ditë. Jo çdo njeri që bashkohet në protestë është aty për një arsye. Ka plot njerëz që nuk i çon në bulevard ndonjë ideologji, a ndonjë parti, a ndonjë inat abstrakt. Nuk i çojnë as like-et, as folloëers-at për të joshur sot protestues që nesër janë klientë dhe për t'u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i çojnë aty as bindjet ambientaliste, që janë fisnike patjetër, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, më keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme për të manipuluar të tjerët, por i çon një hall që, në fund të fundit, kthehet në një zemërim dhe një zemërim që kthehet në një shpërthim, një padrejtësi që e ndjen mbi shpinë.

Kjo është legjitime. Ke shumë të drejtë. Askush nuk duhet detyruar t'i shkruajë kryeministrit, sepse institucionet që paguhen për t'i adresuar këto probleme s'e kanë bërë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, unë personalisht çdo mesazh që marr e ndjek; siç e thua edhe në mesazhin tënd, më keni shkruar një vit më parë dhe unë e kam çuar te autoriteti kompetent.

Tani, unë nuk dua fare të justifikohem. Këtë mesazh e nxora për të ndarë të vërtetën time, thjesht që unë kam të njëjtin shqetësim absolutisht dhe e kam çuar mesazhin para një viti te Bashkia e Tiranës.

Tani, ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi një bashki që "funksionon me defibrilator, me oksigjen", me 700 shtytje dhe me 700 ngërçe. Por, përtej bashkisë, ne kemi probleme me administratën, patjetër, dhe kur administrata nuk e mban barrën që i takon, atëherë barra përfundon mbi shpirtin dhe mbi mendjen e qytetarit, e familjes, e njerëzve që duhet të marrin përgjigje.

Por këtu dua të bëj një ndërhyrje që nuk kërkoj mirëkuptim, por thjesht kërkoj dëgjim nga të gjithë. E kuptoj që kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por, nga ana tjetër, nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë e ushqejnë këtë protestë, vazhdojnë e ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi, jo duke ndihmuar që gjërat të zgjidhen.

Ata janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve dhe janë njerëz, janë subjekte, janë organizata, janë edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Problemi juaj dhe i gjithë atyre si ju që shkojnë atje ose që janë të lidhur me atë gjë, nuk është që "t'i jepni karburant" politikës apo qëllimeve të tyre, sepse ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin që çdo plagë e një qytetari është prova se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria duhet të fillojë nga e para.

Unë kam detyrimin të dëgjoj njeriun, por të mos bëhem peng i atyre që flasin në emrin tënd. Unë e shoh protestën e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk janë "karburant" për industrinë e halleve, si një gjë shumë të respektueshme, shumë të mirëkuptueshme dhe revoltuese për mua; tek unë ajo funksionon.

Njëkohësisht, do t'ju kërkoja diçka të gjithëve ju që jeni në këtë situatë: mos e falni hallin tuaj askund. Mos ia falni administratës dhe, nëse keni nevojë për mua, unë jam këtu të luftoj bashkë me ju, por mos ia falni në asnjë mënyrë atyre që duan t'i çojnë gjërat mbrapsht duke përdorur hallin tuaj.

Sepse zgjidhjet kurrë nuk vijnë nga njerëzit që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht të gjitha mangësive dhe gabimeve, mbajnë detyrimin për të "fikur" çdo vatër halli, duke i qëndruar mbi kokë.

Unë bëj më të mirën time të mundshme. Unë jam shumë krenar për shumëçka që administrata jonë publike ka arritur dhe për mënyrën se si është transformuar në krahasim me të shkuarën, por jam jashtëzakonisht po kaq i hidhëruar dhe i neveritur me atë çka ndodh me administratën në vende dhe në raste të caktuara.

Por zgjidhja nuk është ta "hedhim në erë". Zgjidhja është ta korrigjojmë bashkërisht. Operacionet e mëdha janë bërë. Këtu çështja është për të vazhduar trajtimin e plagëve dhe për të vazhduar trajtimin e atyre pikave që kanë infeksion./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Adreson ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve"/ Rama: Në korrik prezantojmë “Rilindjen Urbane 2.0”, hap i madh drejt Shqipërisë së 2030-ës në BE

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se kjo synon që t’i japë fund përhapjes së internetit në formën e kabllove.

Në lidhje me këtë, ai tha se është një ndërhyrje që adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike dhe për të unifikuar komponentët e hapësirës publike. Lideri i qeverisë shtoi se në korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0". Sipas tij, ky program  do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër dhe do të krijojë kapacitete të reja parkimesh.

Rama: Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, duke kaluar gradualisht në infrastrukturë nëntokësore.

Është një ndërhyrje që, patjetër, adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike, për të unifikuar komponentët e hapësirës publike, duke vazhduar të pastrojmë llozhrat e së shkuarës së largët apo të afërt, që janë ende të pranishme nëpër qytetet tona dhe, në vijim, në muajin korrik, do të prezantojmë edhe programin e ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0", i cili është një program i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor për fazën e ardhshme të zhvillimit të komuniteteve në të gjithë vendin, që shkon përtej investimeve që kemi bërë deri më sot.

Një program që do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër, do të krijojë kapacitete të reja parkimesh, do të çelë rrugën e rigjallërimit të një sërë zonash industriale që kanë mbetur në pezullin e të shkuarës dhe do të nxisë zhvillimin e muzeve të identiteteve lokale, duke pasur njëkohësisht si pikë fokale zgjerimin e programit për start-up-et dhe forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe sipërmarrjes në funksion të zhvillimit ekonomik.

Nuk është një program thjesht dhe vetëm i mbështetur nga një fond investimesh, por është një program që do të stimulojë marrëdhënien aktive të pushtetit vendor me komunitetin dhe një angazhim të përditshëm në zbatimin e projekteve në terren, në harmoni me nevojat e komunitetit për më shumë informacion, për më shumë transparencë, për më shumë vetëdijësim po ashtu. Dhe në këtë frymë, një "Rilindje Urbane 2.0" do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm drejt "Shqipërisë 2030" në Bashkimin Europian./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"S’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret"/ Rama për “The Albanian Files”: Libri nuk është i censuruar, as që e kam lexuar!

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri  “The Albanian Files”, për të cilin tha se nuk është tërësisht i lirë dhe i pakontrolluar. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se letra është pjesë e dosjes personale të autoritm, ndërsa shtoi se po të ishte propagandistik teksi nuk do të mbetej aty.

Kryeministri deklaroi se nuk e ka lexuar librin, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë lidhje me thirrjet për t’u bërë mbret. Rama tha se Reinier de Graaf është një autor, i cili ka një stil ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, duke shtuar se shkruan në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik dhe Bashkimin Europian.

Rama: E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: "Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën..." e të tjerë, e të tjerë. Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.

Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.

Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë "files", dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun. Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.

Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej. Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë. Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"The Albanian Files"/ Rama për protestuesit: Është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës, sillen si në kohën e revolucionit kinez

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se protestuesit po sillen si në kohën e revolucionit kinez, dhe po merren me një tekst autoironik të një arkitekti, i cili përfaqëson njërën prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës bashkëkohore.

Rama theksoi se "The Albanian Files" nuk është libri i tij dhe nuk është një botim i kontrolluar prej tij. Në lidhje me këtë, ai tha se ka vetëm një kontribut me një tekst parathënës, ku si Kryeministër i Shqipërisë, ishte i ftuar ta shkruante së bashku me një grup profesionistësh. 

Rama: Ky libër quhet "The Albanian Files". Është një ndër botimet më të rëndësishme që kanë dalë në vitet e fundit në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban në Europë dhe në botë.

Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh së bashku, në gjithë faqet e librit, Shqipëria.

Tani nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza natyrisht, por jo sepse nuk përndjek, por sepse përndjek në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe historisë së Shqipërisë.

Njerëz të cilët, thashë, e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe që janë mbledhur, pavarësisht nga njëri-tjetri, në Shqipëri, siç u mblodhën dikur në Neë York, në vitet ’30, duke dhënë kontribute, të cilat, ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat dhe djemtë e këtij vendi, arkitektë, arkitekte, urbanistë, urbaniste, nesër të nxjerrin nga gjiri i tyre ndonjë emër apo më shumë se një emër shqiptari apo shqiptareje që do të shkëlqejë në skenën e botës.

Sepse, ndërkohë, këtu në Shqipëri, në kryeqytet dhe jo vetëm, ne kemi universitetin më të madh dhe më prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban, ku të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë janë të atashuar pranë këtyre studiove dhe punojnë së bashku, mësojnë prej tyre dhe zhvillojnë talentin, dijen; rrisin, pa diskutim, ekspertizën e tyre, falë këtij bashkëpunimi.

Tani, "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, se nuk është intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje.

Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është, patjetër, krenari që unë, si Kryeministër i Shqipërisë, të isha i ftuar ta shkruaja dhe që, së bashku me gjithë këtë "armatë" arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm, të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera; të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera, ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur.

Është konceptuar, është kuruar nga Anneke Abhelakh dhe, siç thashë, janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale.

Patjetër që ka gjëra të diskutueshme, patjetër që ka gjëra të debatueshme, të kritikueshme, çfarë të doni, por që t’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe, mbi të gjitha, pastaj të kapesh me një tekst, i cili është një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson njërën prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës bashkëkohore, studion "OMA", të themeluar dhe të udhëhequr nga legjendari Rem Koolhaas, ky është kulmi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Vizita në Paris dhe Gdansk/ Rama: Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua për ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Gjatë podcast-it "Flasim", Rama u shpreh se në Francë diskutoi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian.

Ndërsa në Gdansk të Polonisë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, u diskutua mbështetja për Ukrainën, dhe arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë.

Rama: Së pari, në Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në një takim që ishte një tjetër stacion në rrugën e një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës, i ndërtuar gjatë viteve të fundit. Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe diskutuam mbi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian, ku Franca, si një nga vendet që ka një peshë domethënëse në raport me zgjerimin, ka një rol të rëndësishëm për sa i përket shtytjes më përpara të një ideje se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera që negociojnë është e padiskutueshme, por, nga ana tjetër, duhen gjetur mekanizma të rinj, gjë që u shkrua edhe në letrën e përbashkët të Presidentit Emmanuel Macron me Kancelarin Friedrich Merz.

Nga ana tjetër, në fund të javës, shkova në Gdansk të Polonisë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, ku u diskutua jo vetëm mbështetja për Ukrainën, por në tërësi arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë. Qëndrimi im, yni, i Shqipërisë, është i ditur; u rikonfirmua, ndërkohë që ishte po ashtu një vend i duhur, në kohën e duhur, për të nënvizuar se rindërtimi i Ukrainës dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Moldavinë dhe Ukrainën, në Bashkimin Europian, nuk duhen parë si dy procese të ndara, por si pjesë e të njëjtës qasje strategjike për një Europë më të qëndrueshme, për një Europë më të bashkuar, për një Europë më të sigurt./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“The Albanian Files”/ Rama sqaron letrën e arkitektit Reinier de Graaf: Nuk janë deklarata politike, autori ka stil ironik dhe satirik

 "Letra e de Graaf nuk është deklaratë politike, autori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila është botuar edhe në librin “The Albanian Files”. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se ata nuk janë deklarata politike, por autori ka stil ironik, satirik, paradoksal dhe hiperbolik.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se ajo është një letër autoironike, e cila si ka ardhur kurrë personalisht, por është shënim në dosjen e arkitektit. Ai theksoi se Reinier de Graaf nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht, por autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Kryeministri u shpreh se po bëhet një inkuizicion lidhur me librin, i cili buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është edhe ajo inkuizicionale.

“Ky libër quhet “The Albanian Files”. Është një ndër botimet më të rëndësishme që kanë dalë në vitet e fundit në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban në Europë dhe në botë. Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh së bashku, në gjithë faqet e librit, Shqipëria.

Tani nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza natyrisht, por jo sepse nuk përndjek, por sepse përndjek në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe historisë së Shqipërisë.

Njerëz të cilët, thashë, e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe që janë mbledhur, pavarësisht nga njëri-tjetri, në Shqipëri, siç u mblodhën dikur në Neë York, në vitet ’30, duke dhënë kontribute, të cilat, ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat dhe djemtë e këtij vendi, arkitektë, arkitekte, urbanistë, urbaniste, nesër të nxjerrin nga gjiri i tyre ndonjë emër apo më shumë se një emër shqiptari apo shqiptareje që do të shkëlqejë në skenën e botës.

Sepse, ndërkohë, këtu në Shqipëri, në kryeqytet dhe jo vetëm, ne kemi universitetin më të madh dhe më prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban, ku të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë janë të atashuar pranë këtyre studiove dhe punojnë së bashku, mësojnë prej tyre dhe zhvillojnë talentin, dijen; rrisin, pa diskutim, ekspertizën e tyre, falë këtij bashkëpunimi. Tani, “The Albanian Files” është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, se nuk është intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje.

Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është, patjetër, krenari që unë, si Kryeministër i Shqipërisë, të isha i ftuar ta shkruaja dhe që, së bashku me gjithë këtë “armatë” arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm, të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera; të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera, ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Është konceptuar, është kuruar nga Anneke Abhelakh dhe, siç thashë, janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale.

Patjetër që ka gjëra të diskutueshme, patjetër që ka gjëra të debatueshme, të kritikueshme, çfarë të doni, por që t’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe, mbi të gjitha, pastaj të kapesh me një tekst, i cili është një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson njërën prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës bashkëkohore, studion “OMA”, të themeluar dhe të udhëhequr nga legjendari Rem Koolhaas, ky është kulmi.

E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën…” e të tjerë, e të tjerë. Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.

Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.

Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun. Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.

Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej. Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë. Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh”, u shpreh Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!