29 Qershor 2026, 22:18
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ishte si çdo ditë tjetër, pasi pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe rojeve të Universitetit të Politeknikut, aty ku studentët shpalosën banderolën me shkrimin "Ju erdhi fundi".
Gjithçka nisi pasi disa studentë janë ngjitur në katin e sipërm të Universitetit dhe kanë hapur në fasadën e jashtme banderolën, të cilën rojet e sigurisë ua hoqën dhe i mbyllën studentët në klasë.
Pasi rojet kanë mbyllur studentët brenda në klasë, një pjesë e protestuesve që ishin para Kryeministrisë janë zhvendosur te Universiteti i Politeknikut, ku patën përplasje me rojet. Më pas është hapur dera ku ishin të mbyllur studentët dhe për rreth 10-15 minuta ata kërkuan banderolën, e cila kishte rënë në ballkonin e një kati më poshtë.
Gjatë kësaj rrëmuje brenda auditorëve, studentët kanë marrë banderolën dhe e kanë rivendosur në fasadën e Universitetit dhe më pas e hoqën, për t'iu bashkuar sërish marshimit të protestës drejt Kryeministrisë.
Siç shihet edhe në pamje, pas mbajtjes së studentëve të mbyllur dhe përplasjes me rojet ka pasur thyerje të xhamave dhe dyer të shkatërruara, duke i detyruar protestuesti të gjejnë një rrugë për të dalë nga aty./Dosja.al
protesta per largimin e rames perplasja te politekniku tirane
Aktualitet
29 Qershor 2026, 22:24
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë thirrur njëzëri: O Ilir, o legen, ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 21:37
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 21:00
E. D
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se librin “The Albanian Files” do t’ja d...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:48
E. D
pamjet
TIRANË- Studentët dhe protestuesit kanë marrë banderolën me “Ju erdhi fundi” nga Universiteti i Polit...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:35
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë marrë sërish banderolën pas kaosit të shkaktuar brenda ambienteve të Universiteti Polit...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:26
E.d
Pamje
TIRANË- Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup student...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:27
E. D
pamjet
TIRANË- Një moment i tensionuar ka ndodhur pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:19
E.d
Aktivisti
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se protesta ka goditur zemrën e sistemit të vjetër politik...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:21
E. D
TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me tensione. Një grup protestuesish u larguan ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 20:19
E. D
TIRANË- Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipë...