Kërcet arma në Pogradec/ Plagoset Brian Syzo, në pranga autori i ngjarjes, dyshohet për hakmarrje
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është një personazh i njohur për organet e rendit, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. • Syzo është qëlluar në pjesën e këmbës dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. • Ndërsa autori, Nikolla Agolli, 24-vjeç është kapur në Prrenjas, pavarsisht se ai ia mbathi pasi plagosi Syzon, arratia e tij nuk zgjati shumë. • Shkak i plagosjes dyshohet se është një konflikt i vjetër, i cili daton që në tetor 2025 kur vëllai i Brian Syzos, Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikolla Agollin. • Syzo, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. • Ndaj tij Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për shitje të dozave të kokainës në Pogradec. • Sa i përket plagosjes, makina e autorit u gjet në Qafë-Thanë, ndërsa autoritet po vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit që dyshohet se është të hedhur në një zonë pranë liqenit.
4 artikuj për këtë temë.
POGRADECË- I plagosuri me arme zjarri Brian Syzo, është nisur menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se kërkesa është transportimin e tij drejt Traumës është bërë nga mjekët e spitalit të Pogradecit për mjekim të specializuar.
Dyshohet se plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë e cila mund të përbëjë rrezik për amoutimin e këmbës. Plagosja e Brian Syzo u bë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit nga Nikolla Agolli./Dosja.al

POGRADEC- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri mesditën e sotme në Pogradec. Bëhet fjalë për Nikolla Agollin, 24-vjeçari i cili dyshohet se la të plagosur në këmbë 35-vjeçarin Brian Syzon.
Uniformat blu njoftojnë se, kapja e tij u bë e mundur pas disa minutash ndjekjeje nga efektivët. Ndërkohë mësohet se, shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
"Pogradec / Informacion paraprak . Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia. Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.", njofton Policia./Dosja.al
POGRADEC- Detaje nga plagosja e sotme në Pogradec kanë dalë në dritë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Brian Syzo ndërkohë që autori Nikolla Agolli, pas plagsjes ka tentuar arratisjen.
Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollit makina e autorit është gjendur në Qafë Thanë. Ndërkohë që dyshohet se shkaku i plagosjes ka qenë hakmarrja pasi ai vetë është plagosur vitin e kaluar nga vëllai i Brian Syzos, Sindi Syzo në një berberhanë.
Njoftimi:
Pogradec / Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur Brian Syzo.
Sipas informacioneve paraprake, Syzo është qëlluar në pjesën e këmbës dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I plagosuri është një personazh i njohur për organet e rendit, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre./Dosja.al