LIVE UPDATES
Sport

Analiza e Botërorit/ A do të ketë edhe një tjetër finale Francë-Argjentinë? Ja prognoza…

Skuadra e tretë favorite për të fituar turneun, Argjentina do të përshkojë një tjetër rrugë që në letër është më pak e komplikuar.

28 Qershor 2026, 15:44 Nga DOSJA

Analiza e Botërorit/ A do të ketë edhe një tjetër

SHBA - Kolumbi-Portugali nuk ishte sfida më e pritur e grupeve të Botërorit vetëm për komunitetin kolumbian në Miami. Barazimi 0-0 bëri që skuadra e Roberto Martinez të mbyllë fazën e grupeve në vendin e dytë me Portugalinë që është gati të shndërrohet në minën me sahat e turneut.

Sigurisht që Portugalia mbetet një prej favoriteve, por rendimenti i ndeshjeve të fundit dhe skuadrat e tjera që janë rreth e rrotull ia vështirësojnë jo pak gjërat.

Në 1/16 e finaleve, Portugalia do të luajë me Kroacinë, finaliste e 2018 dhe e treta në 2022 dhe më pas me gjasa do ta presë Spanja, kampione e Evropës. Dy ndeshje spektakolare për ata që do t’i shijojnë nga divani, më pak për Dalic dhe De La Fuente

Tabela e 1/16 të finaleve parashikon edhe një sfidë luksi në 1/8 e finaleve mes Francës dhe Gjermanisë, ndërsa skuadra që do të fitojë duelin mes Holandës dhe Marokut do të ketë rrugën e hapur drejt çerekfinaleve.

Do të jetë thuajse i ekzagjeruar përkufizimi si surprizë Paraguajin dhe Suedinë të kualifikuara si skuadrat e vendit të tretë, e njëjta gjë vlen për Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Bosnjen që i hynë valles thuajse pa ftesë.

Interesante është në fakt skuadra e SHBA e drejtuar nga Pochettino që nëse eliminon Bosnjen do të mund të thotë fjalën e saj në 1/8 e finaleve ndaj Belgjikës ose Senegalin, i detyruar të mbajë lart flamurin afrikan së bashku me Bregun e Fildishtë.

Duke e lënë mënjanë për një moment Cristiano Ronaldon, Francë-Spanjë mbetet gjysmëfinalja më e mundshme. Skuadra e tretë favorite për të fituar turneun, Argjentina do të përshkojë një tjetër rrugë që në letër është më pak e komplikuar.

Pa Portugalinë që duhej të ishte në vend të Kolumbisë dhe të luante ndaj Ganës, Messi pritet të kenë thuajse një ‘autostradë’ përpara drejt finales së tij të tretë në karrierë, e dyta radhazi. Ose më mirë të themi deri në gjysmëfinale ku Argjentina e tij mund të ndeshë në rrugën e saj Anglinë ose Brazilin.

Skuadra Albiceleste do të përballet fillimisht me debutuesit e Kepit të Gjelbër e më pas me Egjiptin ose Australinë. Më pas do të jetë fituesja nga përballjet Zvicër-Algjeri/Kolumbi-Ganë

Në gjysmëfinale e pret Brazili ose Anglia. Kjo e fundit pas ndeshjes me Republikën Demokratike të Kongos do të ketë si pengesë të radhës Meksikën apo Ekuadorin. Në rast se do të jetë Meksika, vetëm ambienti i faktorit fushë të mundshëm mund t’ia komplikojë rrugëtimin skuadrës së Tuchel.

Nuk e ka shumë të lehtë rrugëtimin e tij Brazili i Ancelotit që fillimisht do të përballet me Japoninë e më pas e pret Bregu i Fildishtë apo Norvegjia me këto dy të fundit që janë në garë edhe për të qenë surpriza e turneut. Por ajo mes Vinicius dhe Harry Kane duket si një përballje e nivelit të Ligës së Kampioneve për një gjysmëfinale të mundshme.

Dhe kështu duke parë drejt finales për momentin duket se një tjetër finale Francë-Argjentinë ka probabilitetin më të madh që të ndodhë. Por nuk përjashtohet që gjatë rrugës të kemi surpriza të jashtëzakonshme nga skuadra si Maroku e Japoni që duan të bëjnë ‘vrasësin e heshtur’ të dy prej superfuqive të futbollit si Holanda dhe Brazilin.

Gjermania nuk do të jetë një klient i lehtë për Francën, SHBA mund të rivalizojnë për një kalim në gjysmëfinale, Anglia mund t’i trembet Meksikës në fortesën e saj në Azteca. Por është edhe ai, Cristiano Ronaldo që nuk mundi të drejtojë skuadrën e tij në rrugëtimin më të lehtë në këtë botëror, ka vuajtur teksa shihte sulmuesit rivalë të tij të merrnin kreun e klasifikimit të golashënuesve, por pavarësisht gjithçkaje do të jetë një gabim i madh të shkruash fjalën ‘fund’ në këtë histori pa lejen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës