Dita e 30-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Kjo kastë politike ka dështuar
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
• Protesta e 30-të për largimin e kryeministrit Edi Ramës nga pushteti po mbahet sot. • Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe të mbajnë fjalime. • Prej rreth një muaj qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës nga pushteti. • Gjatë grumbullimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen".
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup studentësh hynë në ambientet e tij dhe shpalosën një banderolë gjigante ku shkruhej: Ju erdhi fundi, Shqipëria nuk është në shitje!
Pas kësaj ata janë mbyllur me çelës nga rojet e godinës, gjë e cila ka krijuar kaos. Kjo solli edhe ndërhyrjen e protestuesve të cilët, kërkuan lirimin e studentëve./Dosja.al
TIRANË- Një moment i tensionuar ka ndodhur pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. E gjitha ndodhi pasi studentët shpalosën banderolën në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit, ku shkruhej: Ju erdhi fundi.
Sapo është shpalosur banderola prej studentëve, ajo u hoq mesa nga rojet e sigurisë, të cilët mbyllën dhe studentët brenda. Më pas protestuesit kanë shkuar menjëherë nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.
Gjithashtu ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi protestuesit kërkojnë të marrin sërish banderolën./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se protesta ka goditur zemrën e sistemit të vjetër politik. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lika u shpreh se kjo protestë ka goditur gjithashtu edhe oligarkët që kjo klasë poltike ka mbajtur në pushtet.
“Protesta goditi në zemër sistemin e vjetër. I ka dhënë goditje establishmentit poltik mediave të kapura dhe oligarkëve që e kanë mbajtur në pushtet”, deklaroi ai./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me tensione. Një grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për tu futur brenda Universitetit Politeknik.
Tensionet erdhën pak minuta pasi studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi. Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.
Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë./Dosja.al

TIRANË- Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”. Siç shihet edhe në pamje, bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit Politeknik, ku në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.

Me këtë veprim, studentët, të cilët janë cilësuar si pararojë e kësaj proteste, kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve për ndryshim politik./Dosja.al



TIRANË- Protestës së 30 për largimin e Ramës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën. Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, ku po mbajnë fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se ka 1001 arsye për të protestuar, pasi qeveria investon vetëm në organiztata e krimit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se vajza e tij ka mbaruar dy fakultete dhe bën punë të rëndomtë.
Qytetari theksoi se nuk shikon asnjë të ardhme për fëmijët, në vend. Në fund, ai tha se shqipatrët nuk lejojnë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak.
“Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organiztata e krimit, me popullin ka hipokrizi. Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot.
Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane. Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë”, deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre drejt Kreministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Anullo ligjin”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, dhe “Ju erdhi fundi”.
Me anë të këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike./Dosja.al

TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 30-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj politikanëve.


Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al





TIRANË- Një emigrat i cili ka ardhur enkas nga Franca për të protestuar ka deklaruar se nuk kthehet në Francë pa rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kjo protestë është për popullin.
Qytetari tha se shqiptarët duhet të bëjnë protesta më masive se në Serbi. Në fund, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.
“Kam 8 ditë që kam ardhur nga Franca dhe nuk iki në Francë pa e rrëzuar këtë këtu! Unë u bëj thirrje demokratëve e socialistëve, kjo protestë është për popullin. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu dhe të marrim një drejtim për të rrëzuar Edi Ramën. Unë kam lënë punën në Francë dhe kam ardhur këtu, duhet të vijnë të gjithë që janë këtu! Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi!” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 30-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshmë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ka dalë në protestë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet.
Ai tha se lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, ndërsa kërkoi drejtësi nga SPAK-u. Sipas tij, Altin Dumani duhet të kthehet në SPAK, pasi sipas qytetarit vetëm ai mund t'i jap drejtim insitucionit.
“Kërkesat e mia janë: Lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, kërkojmë drejtësi nga SPAK-u, kërkojmë nga Dumani të kthehet në SPAK sepse ai i jep drejtim. Kemi shumë gjëra të padrejta nga ushqimi te spitalet, për t’i renditur të gjitha duhet të qash”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të të revoltës së tyre. Pas kësaj ata priten të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

NEW YORK- Shqiptarët e New York-ut janë mbledhur të gjithë së bashku, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Siç shihet edhe në pamje, me pankarta e flamuj kuqezi dhe thirrje të vazhdueshme “Rama, jepe dorëheqjen", protestuesit theksojnë se do protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.
View this post on Instagram
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al